Gusht 03, 2020 23:30 Europe/Tirane
  • Venezuela kap një avion të SHBA-së

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Forcave të Armatosura Kombëtare Bolivariane (FANB) dhe aviacioni ushtarak Venezuelës kapën një aeroplan për përfshirje në krimet ndërkufitare, përfshirë trafikun e drogës, kontrabandën dhe transferimin e paramilitarëve.

Sipas faqes së lajmeve South Front, Komanda Ushtarake Venezueliane e njoftoi lajmin për incidentin në llogarinë e saj në Twitter, duke shtuar se avioni është me kodin e SHBA me numër regjistrimi N515BA. Asnjë detaj tjetër nuk u dha për vendin e ngjarjes, mbi identitetin e pilotit e as mbi materialin e transportuar nga avioni. Para një muaji, Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Forcave të Armatosura të Venezuelës kishte kapur një aeroplan tjetër të huaj të regjistruar në Shtetet e Bashkuara për trafik të drogës pasi avioni pa autorizim hyri në hapësirën ajrore të Venezuelës.

 

Tags

Komente