Gusht 05, 2020 07:48 Europe/Tirane
  • Trump: Shpërthimi në Bejrut ishte një lloj sulmi

Presidenti Donald Trump duke reaguar të martën pas një shpërthimi masiv në Bejrut, e cilësoi atë si një sulm të mundshëm, megjithë deklaratat e drejtuesve libanezë se shpërthimi ishte shkaktuar nga materiali shumë eksploziv që ishte ruajtur në depot e kryeqytetit për vite me radhë.

"Shtetet e Bashkuara janë gati për të ndihmuar Libanin," tha Trump në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë duke folur për shpërthimin e së martës, i cili vrau të paktën 78 njerëz dhe plagosi mijëra. "Duket si një sulm i tmerrshëm", tha Trump duke shtuar se ai ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët mendojnë se shpërthimi nuk ishte "lloji i një shpërthimi të zakonshëm". Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se sipas këtyre gjeneralëve "ata duket se mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe ". Ndërkohë Presidenti i Libanit, Michel Aun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie dhe tha se ky veprim ishte "i papranueshëm". Kryeministri libanez Hasan Diab tha në një fjalim televiziv drejtuar kombit se për shpërthimin vdekjeprurës në një "depo të rrezikshme" do të mbahej përgjegjësi.

 

Tags

Komente