Gusht 05, 2020 19:12 Europe/Tirane
  • Kina demonstron fuqinë e raketave të saj Dongfeng përballë testimeve të raketave amerikane

Kina dhe Shtetet e Bashkuara ditët e fundit, kanë lëshuar me sukses disa raketa balistike dhe ndërkontinentale. Me këtë mënyrë, Pekini ka treguar gatishmërinë e njësive të tij për t'iu përgjigjur çdo sulmi të mundshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kryen disa teste të reja raketash për t'i treguar njëri-tjetrit fuqinë e tyre. Sipas China Morning Post, ushtria kineze lëshoi dy raketa Dongfeng 16 dhe 26 gjatë stërvitjeve të fundit. Dongfeng ka një gamë veprimi prej rreth 4,000 kilometrash dhe është raketa e parë balistike e Kinës, e aftë të sulmojë Guamin, një territor amerikan në Paqësorin Perëndimor. Dongfeng 16 është raketa më e saktë balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme e ushtrisë Kineze, e prodhuar për të synuar bazat ushtarake amerikane në Okinava të Japonisë. Liu Yang, komandant i brigadës së raketave që kreu provat raketore, tha se ushtria e vendit ishte në gjendje gatishmërie për çdo betejë. Ushtria kineze gjithashtu thuhet se ka kryer një test për përgjigjeje emergjente ndaj ndonjë sulmi bërthamor. Ndërkohë, Komanda e Forcave Ajrore të SHBA njoftoi se të martën në mëngjes kishte testuar një raketë balistike ndërkontinentale të paarmatosur. Raketa që mund të zëvendësohet me një kokë bërthamore duke lëshuar nga një bazë në Kaliforni dhe duke fluturuar mbi një distancë prej më shumë se 6.000 kilometrash në ishujt Marshall në Paqësor arriti të godasë një objektiv joreal.  Sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (CIPRI), me 5.800 koka bërthamore, Shtetet e Bashkuara kanë armët më shkatërruese se çdo vend tjetër në botë.

Tags

Komente