Gusht 06, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Pompeo: Ne nuk do të lejojmë përfundimin e embargos së armëve në Iran

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përsëritur thirrjen e tij për zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit në Këshillin e Sigurimit të KB.

Pompeo pretendoi se javën e ardhshme Uashingtoni do të paraqesë një projekt rezolutë mbi zgjatjen e embargos së armëve të Iranit në Këshillin e Sigurimit; Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë përfundimin e embargos së armëve kundër Iranit dhe vendet në mbarë botën nuk duhet ta lejojnë një fund të tillë për Iranin.  Ndërkohë "Brian Hook", i dërguari special i Departamentit të Shtetit të SHBA për Iranin, duke vazhduar përpjekjet e dëshpëruara të vendit të tij kundër Republikës Islamike të Iranit të mërkurën tha: Konsultimet për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit janë duke vazhduar. Ndërsa afati për heqjen e embargos së armëve të KB kundër Iranit, që është pjesë e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB afrohet, amerikanët kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të parandaluar përfundimin e embargos në fjalë. Embargoja e armëve kundër Iranit do të hiqet më 18 tetor 2020, në përputhje me dispozitat e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB.

Tags

Komente