Gusht 06, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Facebook dhe Twitter fshinë postimet e Trump

Facebook dhe Twitter kanë fshirë një video të publikuar nga fushata e presidentit amerikan që përmbante informacion të pasaktë në lidhje me virusin Korona.

Sipas Reuters, "Donald Trump" pretendoi se "fëmijët janë pothuajse të sigurt kundër virusit Korona" dhe llogaria e tij zyrtare e fushatës elektorale postoi këtë pjesë të fjalimit të tij në Facebook dhe Twitter. E njëjta video u ribotua nga llogaria zyrtare e Trump në këto rrjete sociale, por këto rrjete e fshin videon në të dy llogaritë, duke cituar rregullat e tyre mbi virusin Korona. Në kundërshtim me pretendimet e Trump, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se megjithëse të rriturit kanë qenë më të prekurit nga sëmundja e virusit korona, disa fëmijë dhe foshnja janë infektuar me virusin në fjalë. Facebook njoftoi se kjo është hera e parë që ky rrjet social ka hequr një nga postimet e Trump për të parandaluar publikimin e informacioneve të pasakta në lidhje me Korona. Deklaratat e pamenduara dhe jo shkencore të Trumpit rreth virusit Korona janë kritikuar gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Trump më herët ka bërë thirrje për injektimin e dezinfektuesve në trup e njeriut për të luftuar koronavirusin, i cili është pasuar me një reagim të ashpër nga komuniteti i mjekësve dhe ekspertëve amerikanë.

Tags

Komente