Gusht 06, 2020 21:22 Europe/Tirane
  • Rritet ndjeshëm numri i viktimave në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 161.669, prej të cilëve 1.325 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 55.982, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.975.279. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,54 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 62,4 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 532.745 raste të konfirmuara. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.862.761 raste dhe India me 1.977.972.

 

Tags

Komente