Gusht 06, 2020 21:32 Europe/Tirane
  • Kina kundërshton përpjekjet e SHBA për zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit

Kina shprehu kundërshtimin e saj të qartë ndaj përpjekjes së paligjshme të Shteteve të Bashkuara për të parandaluar heqjen e një embargoje armësh kundër Iranit që pritet të skadojë në tetor në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB.

"Ne nuk jemi dakord me SHBA në përpjekjet për zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit," tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin për agjencinë e lajmeve të Rusisë Ria Novosti. "Të gjitha dispozitat e Rezolutës 2231, përfshirë rregullimet përkatëse në lidhje me embargon e armëve, duhet të zbatohen me seriozitet," shtoi ai. Wang gjithashtu në lidhje me një kërcënim e bërë nga Uashingtoni se do të përpiqej të detyronte një "kthim të shpejtë" të të gjitha sanksioneve të OKB kundër Teheranit nëse përpjekjet e tij për zgjatjen e embargos së armëve do të dështonin, theksoi: "Kina do të vazhdojë të punojë me palët përkatëse dhe bashkësinë ndërkombëtare për të ruajtur Marrëveshjen bërthamore dhe rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit dhe të mbështesë multilateralizmin dhe të promovojë zgjidhjen politike dhe diplomatike të çështjes bërthamore iraniane".

 

Tags

Komente