Gusht 07, 2020 21:23 Europe/Tirane
  • Erdogan denoncon marrëveshjen detare Greqi-Egjipt si

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar një marrëveshje detare midis Greqisë dhe Egjiptit në Mesdheun lindor si "të pavlerë", duke thënë se vendi i tij do të rifillojë kërkimet e tij të naftës dhe gazit në këtë zonë.

Duke folur pas lutjeve të së Premtes në Xhaminë Aja Sofia, Erdogan tha se marrëveshja ishte një përgjigje e supozuar për marrëveshjen detare të Turqisë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë që ishte arritur vitin e kaluar. Marrëveshja detare zemëroi Greqinë në atë kohë, e cila e konsideroi atë si një "shkelje të sovranitetit të saj" që mund të komplikojë mosmarrëveshjet mes Athinës me Ankarasë mbi Qipron dhe të drejtat detare në Detin Egje. Erdogan tha se Turqia kishte ndaluar kërkimet në ujërat e diskutueshme me Greqinë pas një kërkese të kancelares gjermane Angela Merkel, por tani kishte rifilluar aktivitetet kërkimore. Të enjten, Egjipti dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje dypalëshe që përcakton kufirin detar midis dy vendeve dhe demarkon një zonë ekskluzive ekonomike për të drejtat e shpimit të naftës dhe gazit. Ministria e Jashtme turke e përshkroi marrëveshjen si "të pavlefshme" në një deklaratë të enjten vonë, duke theksuar se Greqia dhe Egjipti nuk kishin asnjë kufi detar të ndërsjellë. Ministria gjithashtu tha se marrëveshja u përpoq të uzurpojë të drejtat detare të Libisë.

 

Tags

Komente