Gusht 07, 2020 21:24 Europe/Tirane
  • Moska: Ne do t'i përgjigjemi çdo sulmi raketor me armë bërthamore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pasi që nuk ishte e mundur të identifikohej lloji i mbushjes së  raketës balistike, nëse njëra prej këtyre raketave do të qëllohej drejt Rusisë, ajo do të përgjigjet menjëherë me një armë bërthamore.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të Premten se çdo sulm raketor mbi Rusinë do ta konsiderojë si një sulm bërthamor dhe do t'i përgjigjet me armë bërthamore. "Sapo radarët të zbulojnë lëshimin e një rakete balistike drejt territorit rus, udhëheqja ushtarake do të njoftohet automatikisht dhe do të përcaktojë shkallën e përdorimit të armëve bërthamore," shtoi ministria. Muajin e kaluar, Presidenti Rus Vladimir Putin njoftoi një politikë të re të parandalimit bërthamor që parashikon se Rusia do të përdorë armët bërthamore në përgjigje të një sulmi ushtarak.

 

Tags

Komente