Gusht 08, 2020 13:02 Europe/Tirane
  • Diplomatët e OKB theksojnë refuzimin e rezolutës për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit

Burimet diplomatike në OKB kanë theksuar se rezoluta amerikane për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit nuk do të marrë votat e duhura në Këshillin e Sigurimit.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se diplomatët e OKB duke theksuar në këtë qëndrim, kanë shtuar: “Kundërshtimi i rezolutës së Amerikës është aq i gjerë sa që është shumë e pamundur që Uashingtoni të fitojë edhe 9 votat e duhura në mënyrë që Moska dhe Pekini të detyrohen të përdorin të drejtën e vetos ndaj rezolutës së propozuar nga Amerika”.

Afati i skadimit të embargos së armëve ndaj Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore është tetori i këtij vendi dhe kjo është një prej çështjeve për të cilat Amerika kundërshton marrëveshjen bërthamore.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, të mërkurën ka deklaruar se Uashingtoni do ta prezantojë projektrezolutën e vet për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit në KS pavarësisht kundërshtimit të Kinës dhe Rusisë.

Mediat të mërkurën kanë raportuar se Shtëpia e Bardhë ka prezantuar një projektrezolutë të re me kërkesë vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit për anëtarët e KS të OKB.

 

Tags

Komente