Gusht 08, 2020 16:17 Europe/Tirane
  • Elliott Abrams, rrotullim i busullës kundër Iranit nga MEK drejt monarkistëve

Dy javë të mbetura për Amerikën për të gjetur argatë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me shpresë për të vazhduar embargon e armëve ndaj Iranit, Shtëpia e Bardhë ka bërë një ndryshim të madh në ndryshimin e kartave kundër Iranit.

Brian Hook, përfaqësuesi speciale i Amerikës për çështje të Iranit, është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Elliott Abrams, mirëpo këta dy persona nuk kanë kurrfarë dallimi në radikalizmin kundër Republikës Islamike të Iranit, atëherë çfarë faktori ka shkaktuar këtë ndryshim?!

Brian Hook, përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Iranit, është shkarkuar për t’u emëruar Elliott Abrams në postin e tij. Duke u mbështetur në të qenit anti-iranian të Brian Hook nuk do të thotë se Elliott Abrams është më moderator në këtë aspekt. Të paktën që të dy këta persona janë kundër marrëveshjes bërthamore, besojnë në presionin maksimal kundër Iranit, në sanksione të ashpre dhe në rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo në një aspekt këta dy kanë një dallim shumë të rëndësishëm dhe ky dallim lidhet me natyrën e opozitarëve që kërkojnë rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe që kanë llogaritur në këta dy persona.

Brian Hook ishte prej të mbeturve të humbur të John Bolton

Që nga koha kur Trump në mesazhin e ti në Twitter ka shkruar: “Natën e kaluar e kam informuar John Bolton që më nuk ka nevojë për shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë. Unë dhe të tjerët në qeveri fuqimisht kundërshtojmë propozimin e tij dhe për këtë arsye kam kërkuar nga ai që të japë dorëheqje”, Brian Hook mendonte të mbledh plaçkat nga Shtëpia e Bardhë.

Është e vërtetë që ai ishte një prej opsioneve serioze për ta zëvendësuar John Bolton, mirëpo sido që të jetë, Hook para se t’i bashkohet qeverisë së Donald Trump, kishte krijuar një rrjet të veteranëve republikanë të politikës së jashtme dhe kishte themeluar një grup të quajtur “Iniciativa John Hay” që sipas pohimeve të veta, ai synonte përballjen me idetë izoluese në të dy partitë e mëdha politike të Amerikës dhe anëtarët e këtij grupi ndihmonin dhe i jepnin konsultime të gjithë kandidatëve republikanë përveç dy personave Rand Paul dhe Donald Trump. Faqja informative të djathtës “Daily Waier” gjithashtu e ka konsideruar atë prej kundërshtarëve të zgjedhjes së Donald Trump si president të Amerikës.

Është e vërtetë se Brian Hook i është bashkuar Departamentit Amerikan të Shtetit në kohën e Rex Tillerson dhe e konsiderojnë Brian Hook si ndjekës dhe nxënës të Rex Tillerson, sekretarit amerikan të shtetit të shkarkuar nga Trump, mirëpo sido që të jetë, ai është këshilltar i John Bolton sidomos kur Bolton ishte ambasador i Amerikës në OKB.  Nëse Tillerson e ka njohur Brian Hook me Departamentin Amerikan të Shtetit, rruga drejt Shtëpisë së Bardhë i është hapur Brian Hook fal kredibilitetit të John Bolton dhe Brian Hook pas shkarkimit të Bolton, në Shtëpinë e Bardhë dukej më tepër si një fëmijë pa përkujdesje dhe si një jetim i humbur në dhomat e shumta të Shtëpisë së Bardhë dhe në vend të skifterit më tepër i ngjante një pëllumbi i paharmonizuar në mesin e grupit të ashtuquajtur “Skifterët kundër Iranit”.

Hook ashtu sikur Bolton, shkroi një kujtim mbi murin e shkatërruar

Shkarkimi i John Bolton dhe tani i Brian Hook i ka shtyrë disa analist drejt këtij mendimi se Trump e ka kuptuar se është mashtruar nga ekipi i John Bolton, prandaj ka marrë iniciativë për ta ndryshuar përbërjen e ekipit. Kjo analizë nuk është edhe larg realitetit. Nuk ka dyshim se Trump pavarësisht këtij pretendimi se nuk kërkon rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, ai në mënyrë ekstreme kërkon rrëzimin e sistemit shtetëror të Iranit, mirëpo ndoshta është i zemëruar me faktin se John Bolton dhe Brian Hook kanë shkruar kujtim mbi pemën e grupit terrorist MEK për rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit!

Bolton nuk kishte asgjë të fshehur në lidhje me nivelin e marrëdhënieve miqësore të tij me grupin terrorist MEK, mirëpo pavarësisht pretendimit të Mike Pompeo për ndalimin e takimeve të anëtarëve të qeverisë së Amerikës dhe lidhjeve me anëtarët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk, gazeta “Daily 20”, ka zbuluar se Brian Hook, përfaqësuesi special i Trump për çështje të Iranit është takuar me Robert J. Josef, ish-funksionar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përfaqësues aktual i grupit terrorist MEK, më 31 janar të vitit 2020. Ky takim është zhvilluar vetëm disa ditë pas vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis. As Brian Hook dhe as Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me këtë takim.

Trump e ka kuptuar se grupi terrorist MEK nuk mund të jetë kartë fituese për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, sepse edhe kundërshtarët më të ashpër që besojnë në rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit me dhunë, edhe përkrahësit më radikal të luftës ushtarake kundër Iranit, mbështetjen e grupit terrorist MEK ndaj vetës së tyre e konsiderojnë humbje të kredibilitetit në mesin e përkrahësve të tyre. Nuk pret askush që Trump ta njehë opozitën e Iranit dhe me njohje të plotë ta drejtojë grupin e punës për veprim kundër Iranit, mirëpo shumë shpejtë ai e ka kuptuar se marrëdhëniet miqësore të Bolton me grupin terrorist MEK nuk kanë kurrfarë lidhje me betimin për mosinteresim ndaj rrëzimit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo nuk do të thotë se Trumo nuk kërkon rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit, por në të kundërtën, Bolton kishte marrëdhënie miqësore me grupin terrorist MEK në mënyrë aq shumë të hapur sa që nuk mund të mbahej e fshehur kjo çështjeje. Prania e tij nuk kishte logjikë dhe as arsyetim në Shtëpinë e Bardhë dhe natyrisht nuk mund të kishte kurrfarë relacioni me pretendimin për negociata me Iranin. Brian Hook gjithashtu kishte tërhequr shumicën e vëmendjes së grupit terrorist MEK. Sidoqoftë, Brian Hook ishte nxënës dhe ndjekës i John Bolton dhe e vërteta është kjo që Brian Hook kishte mbetur vetëm pas shkarkimit të John Bolton.

Në fillim John Bolton dhe pastaj ushtari i tij i mbetur vetëm në qeverinë e Trump, do të thotë Brian Hook, që të dy u shkarkuan dhe u larguan. Që të dy ishin mbështetës të grupit terrorist MEK dhe i raporteve dhe tubimeve të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk. Kujtimi i qeverisë së Amerikës i shkruar mbi murin e grupit terrorist MEK nuk dha kurrfarë rezultati.

Elliott Abrams dhe ushtarët famëkeq të opozitës false

Tani Elliott Abrams me një eksperiencë katër dekadash në diplomaci në krahasim me Brian Hook, po shkruan kujtime mbi një mur tjetër, mbi murin e opozitës monarkiste që faqja informative “Lobe Log” monarkistët i quan një prej grupeve të “opozitës false” (jopopullore”.

Faqja informative “Lobe Log” në një raport të saj pas shpjegimit të gjendje së grupit terrorist MEK si një opozitë false dhe si një grup terrorist që ndjek trekëndëshin Trump-Muhamed bin Selman dhe Beniamin Netanjahu, analizën gjendjen kaotike të monarkistëve si një tjetër strukturë e opozitës false.

“Lobe Log” në këtë raport shkruan: “Organizata Inteligjente e Amerikës (CIA) po financon Reza Pahlaviun. Ai ka marrëdhënie të gjata dhe të vjetra me lobin sionist në Amerikë, siç është lidhje e tij me Shaldon Adelson, pronarin e kazinove dhe miliarderin republikan i cili ka thënë se Amerika duhet ta bombardojë Iranin. Reza Pahlavi ka kërkuar ndihmë edhe nga Izraeli për atë të cilën ai e quan “vendosje e demokracisë në Iran”.

“Lobe Log” më pas vë në dukje rrotullimin e papritur të mediave të tilla si “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Farda” sidomos në intervistat e Setare Drakhshesh që po e prezantojnë imazhin e Reza Pahlavi si “lider i opozitës”.

“Lobe Log” lidhjen e Elliott Abrams dhe Michael Ledeen dy figura të njohura anti-iraniane, gjithashtu me strukturat e Reza Pahlavi, e bënë të qartë pikërisht nëpërmjet këtij përshkrimi të shkurt dhe shkruan se këta dy konfirmojnë dhe mbështesin politikën e Trump ndaj Iranit.

“Lobe Log” në fund arrin në këtë konkludim se se Elliott Abrams ka llogaritur shumë në një opozitë false të kryesuar nga Reza Pahlavi ndaj Iranit, një figurë që financohet nga CIA, ka miqësi me ata që besojnë në nevojën e bombardimit të Iranit me armë bërthamore dhe së bashku me Izraelin synojnë të vendosin demokracinë në Iran!

John Bolton shumë herë ka marrë pjesë në tubimet e grupit terrorist MEK dhe ka marrë edhe shuma të majme parash nga ata dhe tani Elliott Abrams është ai që sipas pohimeve të vetë monarkistëve, merr pjesë në takimet dhe fjalimet e Reza Pahlavi. Elliott Abrams po llogarit në një organizatë lideri i së cilës po merr para nga CIA dhe po konsultohet me Izraelin dhe nuk ka kurrfarë problemi me bombardimin bërthamor të Iranit, por pavarësisht të gjitha këtyre akoma shpreson se mund ta fitojë besimin e popullit iranian. Reza Pahlavi dhe struktura e tij është mbështetur te Elliott Abrams, një person që njihet si inxhinier i luftës së Irakut dhe ai e konsideron krenari pushtimin e përgjakur të vendeve të tjera.  

Elliott Abrams i cili aktualisht është përfaqësues i Amerikës për çështje të Venezuelë, ka marrë postin e Brian Hook dhe disa ditë më parë në seancën dëgjimore në Senatin e Amerikës, ka deklaruar se akoma është duke punuar shumë për rrëzimin e qeverisë së Nikollas Maduro, presidentit të Venezuelës. Ai duke mbajtur edhe postin e mëparshëm, do të marrë përsipër edhe drejtimin e grupit për veprim kundër Iranit dhe do ta vazhdojë fushatën e presionit maksimal të qeverisë së Donald Trump kundër Iranit.

Elliott Abrams njëkohësisht është përgjegjës për dy iniciativa të rëndësishme në politikën e jashtme të Trump që deri më tani asnjëra prej tyre nuk ka sjell rezultate të mëdha që ka pritur Shtëpia e Bardhë. Elliot Abrams është një përkrahës lufte famëkeq dhe mbështetës i kalorësve të terrorit në Amerikën Latine i cili ka një të kaluar të zezë në publikimin e gënjeshtrave dhe kryerjen e krimeve kundër vendeve të ndryshme nga Guatemala e deri në Irak.

Stephen Mailes, drejtori ekzekutiv i grupin kundër luftës “Fitore pa luftë”, thotë: “Mandati i punës së Elliott Abrams ndaj Salvadorit, Guatemala, Nikaraguanit dhe Panamasë është plotë me dilemat më të këqija që ka parë politika e jashtme e Amerikës, do të thotë me luftënxitje, shkelje të gjerë të të drejtave të njeriut dhe mbështetje ndaj regjimeve despotike”.

Përfaqësuesi i ri special i Trump do të bëhet komandant i ushtarëve për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit në mënyrë që më të mos ketë kredibilitet as demokracia dhe as demokratizimi dhe as bartësit dhe as pretenduesit e tij nga komandanti e deri të ushtari, nga Elliott Abrams e deri te Reza Pahlavi.

Tags