Gusht 08, 2020 23:10 Europe/Tirane
  • Turqia dhe Egjipti në prag të një lufte

Mevlut Çavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë në shenjë proteste ndaj marrëveshjes detare mes Egjiptit dhe Greqisë mbi detin Mesdhe tha se kjo marrëveshje nuk është ligjore.

Mevlut Çavushoglu kritikoi "të ashtuquajturën marrëveshje" midis Greqisë dhe Egjiptit në lidhje me zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor. Duke theksuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të përbashkët, Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se e ashtuquajtura marrëveshje detare është "e pavlefshme" për Ankaranë. Zona e ashtuquajtur e demarkuar ndodhet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është njoftuar OKB-ja, shtoi ministria. Në deklaratë gjithashtu theksohet se Egjipti kishte braktisur 11.500 kilometra katrorë (3.350 milje katrorë detarë) të shelfeve të saj kontinentale me një marrëveshje të mëparshme që nënshkroi me administratën greke qipriote në vitin 2003. Egjipti po humb përsëri juridiksionin e tij detar me të ashtuquajturën traktat të fundit, i cili synon të uzurpojë të drejtat e Libisë, tha ministria. Turqia nuk do të lejojë asnjë veprimtari në këto zona dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në Mesdheun Lindor, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore, thuhet në deklaratë. Ndaj marrëveshjes në fjalë ka reaguar edhe presidenti Erdogan. Marrëveshja e fundit detare midis Greqisë dhe Egjiptit mbi zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor është "e pavlerë", tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. "Kjo marrëveshje midis Greqisë dhe Egjiptit nuk ka asnjë vlerë," tha presidenti turk në një prononcim për gazetarët në Stamboll pas faljes së namazit të xhumasë. "Nuk ka nevojë për diskutime me ata që nuk kanë të drejta veçanërisht në juridiksionet detare," shtoi Erdoğan. Egjipti dje njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Greqinë për përcaktimin e juridiksioneve detare midis dy vendeve në Mesdheun Lindor. Duke pasur parasysh deklaratat e autoriteteve të Ankarasë dhe të Kajros, vihet re se tensionet mes palëve janë shtuar dukshëm dhe se ata ndodhen në prag të një lufte. Në fakt duhet thënë se rivaliteti mes Turqisë dhe Egjipt për ifluencën në Egjipt nga kërcënimet mediatike dhe retorike kanë kaluar në një fazë serioze që mund të cojë deri në një konflikt ushtarak. Më herët Jashar Jakish ish ministër i jashtëm i Turqisë dhe ish ambasador i këtij vendi në Kajro i cili është mëse i njohur mbi gjendjen në Egjipt shprehu shqetësime mbi mospërdorimin e diplomacisë mes palëve dhe ka dhënë mundësinë e nisjes së një lufte mes Egjiptit dhe Turqisë. Ai ka thënë; Në kushtet aktuale Turqia dhe Egjipti janë në prag të një lufte pasi që të dy vendet kanë përcaktuar oborrin e tyre të ekonomisë, politikës dhe atë kulturor. Aktualisht Turqia me influencën e saj në Libi është futur në sektorin ekonomik dhe po rivalizon me rivalët e saj rajonal si Egjipti. Nga ana tjetër qeveria e Egjiptit dhe aleatët e saj janë duke u përpjekur për të eliminuar lëvizjen Vëllazëria Myslimane në Libi ndërkohë që Turqia mundohet të mbajë në pushtet aktivistët e kësaj lëvizjeje. Gjendja është aq e papërshtatshme saqë në fillim të këtij muaji është folur për negociatat paraprake të Ankarasë dhe Kajros në nivel ekspertësh. Situata është në atë gjendje saqë palët mund të detyrohet të rishikojnë nivelin e marrëdhënieve mes tyre por në të njëjtën kohë gjendja mund të kthehet në drejtim të një konflikti mes Kajros dhe Ankarasë. Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet mbështesin gjeneral Khalifa Haftar në Libi, ndërsa Turqia nga ana tjetër mbështet qeverinë e ligjshme të këtij vendi.


 

Tags

Komente