Gusht 09, 2020 17:00 Europe/Tirane
  • Kina u bënë thirrje bankave të saj për distancim nga kodi SFIWT

Si pasojë e shtimit të tensioneve mes Kinës dhe Amerikës dhe vendosjes së sanksioneve për shkak të Hong Kongut, Pekini zyrtar u ka bërë thirrje bankave të Kinës që të distancohen nga sistemi i shkëmbimeve bankare SFIW dhe të përdorin sistemin kinez.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas gazetës kineze "South China Morning Post", miratimi i ligjeve të Amerikës mund të vë në shënjestër bankat të cilat po i japin shërbime autoriteteve të Kinës dhe Hong Kongut dhe këto banka mund të vendosen në listën e sanksioneve të imponuara.

Kina në vitin 2015 ka themeluar dhe vendos në funksion sistemin e pagesave bankare dhe ndërkombëtare me emrin "CIPS" që konsiderohet një veprim i Pekinit për t'u larguar nga sanksionet dhe presionet e Amerikës dhe gradualisht ka inkurajuar bankat e Kinës që ta përdorin këtë sistem të shkëmbimeve bankare me valutë kineze për kryerjen e pagesave të veta.

Banka qendrore e Kinës me anë të një deklarate, u ka bërë thirrje bankave të këtij vendi që të distancohen nga sistemi SFIWT me seli në Belgjikë dhe Uashingtoni mund t'i kontrollojë pagesat që bëhen me dollarë nëpërmjet këtij sistemi.

Sektori ndërkombëtar i Bankës Qendrore të Kinës në deklaratën e vet ka theksuar: "Distancimi nga sistemi SFIWT dhe kryerja e shkëmbimeve bankare me valutën kineze dhe sistemin e pagesave të Kinës sidomos mes Kinës dhe Hong Kongut bëhet shkak të që Amerika të ketë në dispozicion më pak të dhëna nga shkëmbimet financiare të Kinës".

Vlen të theksohet se rreth 100 vende të botës bashkëpunojnë me sistemin e pagesave me valutë kineze.

Tags

Komente