Gusht 09, 2020 17:08 Europe/Tirane
  • Ministri i ekonomisë së Gjermanisë shpreh shqetësime për shtimin e numrit të infektuarve me Korona

Ministri i ekonomisë së Gjermanisë ka deklaruar se shtimi i numrit të personave të infektuar me virusin Korona është tepër shqetësues për shkak të vendosjes së mundshme të kufizimeve dhe reduktimit të aktiviteteve ekonomike.

Gazeta gjermane "Focus" ka shkruar se Peter Altmaier, ministri i ekonomisë së Gjermanisë, duke marrë shtimin e konsiderueshëm të numrit të personave të infektuar me virusin Korona në këtë vend, ka kërkuar rishikimin e masave dhe veprimeve të kryera dhe ka thënë: "Duhet t'i shmangemi vendosjes përsëri të kufizimeve. Ne kemi nevojë për veprime dhe reforma të objektivizuara në vend të veprimeve të qarkullimit në nivel rajonal. Kalimi i shifrës mbi 1000 i personave të infektuar me virusin Korona është shqetësuese".

Kjo është në kohën kur në prag të rihapjes së shkollave në Gjermani akoma nuk është e qartë gjendja e masave të përkujdesjes për t'u përballur me virusin Korona.  

Tags

Komente