Gusht 10, 2020 09:34 Europe/Tirane
  • Pelosi u kundërvihet republikanëve

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve në Amerikë, është shprehur kundër pikëpamjes së republikanëve se Kina është faktori numër 1 kërcënues i zgjedhjeve të vitit 2020 dhe tha se në këtë çështje rusët nuk duhet shpërfillur.

Organet amerikane të spiunazhit javën e kaluar kanë përpiluar një raport ku pretendohet për ndërhyrjet e Iranit, Kinës dhe Rusisë në procesin e zgjedhjeve në Amerikë. Mirëpo aktualisht partia republikane në pushtet dhe demokratët kanë mosmarrëveshje se kush bën ndërhyrjen më të madhe në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale. Robert O’brian këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë ka akuzuar Kinën ndërkohë që Nancy Pelosi ka pikëpamje të kundërt dhe pretendon se niveli i ndërhyrjeve të Moskës nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me ato të Kinës sepse rusët 7 ditë në javë për 24 orë në ditë mundohen të ndikojnë në procesin e zgjedhjeve në Amerikë. Pelosi lidhur me këtë ka thënë: Ata thonë se janë përkrahës të Biden, por mbi këtë nuk kemi informacione. Mirëpo ata në krahasim me Rusinë nuk kanë ndërhyrë kushedi çfarë. Mirëpo rusët të tillë ndërhyrje e kanë bërë në vitin 2016 dhe këtë po e vazhdojnë edhe sot. Më herët Pelosi dhe disa demokratë të tjerë kanë pretenduar se presidenti Donald Trump ka fshehur informacionet lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në procesin e zgjedhjeve të vitit 2020. Demokratët akuzojnë Rusinë se mbështet Donald Trump ndërkohë që republikanët akuzojnë Kinën se mbështet Joe Biden.

Tags

Komente