Gusht 10, 2020 13:11 Europe/Tirane

Gazeta amerikane "New York Times" thotë se edhe pse sionistët nuk kanë marrëdhënie shumë të mira me demokratët, mirëpo edhe nëse Joe Biden do të fitojë në zgjedhjet presidenciale 2020, ata nuk do të humbin shumë.

"New York Times" që është një media e afërt me demokratët, në një artikull të saj është munduar të mënjanojë brengat e regjimit sionist në rast të një fitore të mundshme të kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale 2020 dhe pretendoi se "Izraeli do të kalojë shumë mirë me presidentin Joe Biden".

Sipas gazetës "New York Times", Joe Biden kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale 2020, shumë herë ka deklaruar interesimin e vet ndaj regjimit sionist.

Në prill të vitit 2015, Biden gjatë një fjalimi të tij ka thënë: "Emrin e kam Joe Biden dhe të gjithë e din se e dua Izraelin".

Ndikimi i shprehjes së interesimit të Joe Biden ndaj regjimit sionist është aq i madh sa që të gjithë funksionarët e lartë të regjimit sionist thonë se ai është presidenti më ideal demokrat i Amerikës.

Këto deklarat do të thonë se nga pikëpamja e sionistëve, natyrisht se opsioni më i mirë konsiderohet fitore përsëri i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2020, mirëpo edhe në rast se do të fitojë Joe Biden, ata nuk do të shqetësohen shumë sepse ai për shembull në krahasim me Bill Clinton që ishte një person i panjohur ose Barak Obama i cili në mënyrë të qartë kritikonte Tel Aivivin, ka edhe ton miqësor edhe e kaluara e tij është e qartë.

Tags

Komente