Gusht 10, 2020 13:18 Europe/Tirane
  • Pompeo entuziazmohet me letrën e KBGJP për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit

Sekretari amerikan i shtetit e ka mirëpritur letrën e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik drejtuar KS të OKB për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit në një mesazh të tij në Twitter, ka shkruar: "Letra e anëtarëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik drejtuar KS të OKB për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit, është një deklaratë e dalluar. Amerika këtë javë do të paraqesë një rezolutë për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit. Këshilli i Sigurimit të OKB-s le të zgjedhë njërën mes armatosjes së terroristëve ose qëndrimit përkrah vendeve të Gjirit Persik".

Sekretari amerikan i shtetit ka shtuar: "Shtetet e Lindjes së Mesme që nga Gjiri Persik e deri te Izraeli mbështesin vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit. Kjo çështjeje është e rëndësishme për secilin prej tyre. Arabët dhe izraelitët po flasin me zë të qartë dhe KS duhet të dëgjojë".

 

Tags

Komente