Gusht 10, 2020 13:28 Europe/Tirane
  • Diplomati rusi i kundërpërgjigjet me cinizëm tuitit të Pompeo kundër Iranit

Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë i ka kujtuar sekretarit amerikan të shtetit se politike e presionit maksimal nuk mund të induktohet si një lloj diplomacie dhe dështimi në atë politik nuk mund të bëhet pretekst për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, me një ton cinik i është kundërpërgjigjur tuitit anti-iranian të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit.

Pompeo në mbështetje ndaj qëndrimit armiqësore të KBGJP dhe në përpjekje për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit, pretendoi se pas shumë viteve diplomaci, këtë javë do ta paraqesim një rezolutë dhe pastaj KS duhet të vendosë mes armatosjes së terroristëve ose mbështetjes ndaj KBGJP.

Mikhail Ulyanov në kundërpërgjigje ndaj këtij mesazhi të Pompeo në Twitter, ka shkruar: "Për çfarë diplomacie po flitni? Çfarë deklarate e papritur: përpjekje për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit edhe atë pas shumë viteve diplomaci! Politika e presionit maksimal nuk ka lidhje fare me diplomacinë. Përveç kësaj, Uashingtoni çështjen e vazhdimit të embargos së armëve e ka paraqitur në fund të vitit 2019, që do të thotë ka disa muaj dhe jo disa vite!".

 

Tags

Komente