Gusht 10, 2020 13:54 Europe/Tirane
  • Trump në një takim privat me përkrahësit e tij: Brenda 4 javëve arrij marrëveshje me Iranin

Presidenti i Amerikës në një takim privat me përkrahësit e tij elektoral ka deklaruar se nëse do të zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, brenda 4 javëve do të arrijë marrëveshjes me Iranin.

Faqja informative "App.com" njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump në një takim privat me përkrahësit e tij elektoral në një qyteti në shtetin Nju Xhersi, ka deklaruar se në rast se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, brenda 4 javëve do të arrijë marrëveshje me Iranin.

Faqja informative "App.com" në vazhdim ka shkruar: "Takimi i djeshëm është zhvilluar në shtëpinë e njërit prej përkrahësve të Trump i cili së fundi ka vdekur për shkak të virusit Korona dhe secili prej të pranishmëve në këtë takim kanë ndihmuar shtabin elektoral të Trump me nga 5600 deri më 250.000 dollarë dhe kanë gjetur rastin të marrin fotografi me Trump dhe të ulen në një tryezë".

 

Tags

Komente