Gusht 11, 2020 14:52 Europe/Tirane
  • Putin e befasoi botën me deklarimin e regjistrimit zyrtar të vaksinës kundër virusit Korona,

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vaksina kundër virusit Korona tashmë është e regjistruar në vend dhe njëra nga vajzat e tij është vaksinuar.

Gjatë një takimi qeveritar ditën e martë, Putin tha se vaksina ka rezultuar e efektshme gjatë testeve të bëra, duke ofruar një imunitet të qëndrueshëm kundër virusit Korona.

Putini theksoi se vaksina iu nënshtrua të gjitha testeve dhe provave të nevojshme. Ai gjithashtu shtoi se njëra nga dy vajzat e tij është vaksinuar dhe gjendja shëndetësore është e mirë, raporton AP.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se punonjësit e mjekësisë, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikuara do të jenë të parët të cilët do të vaksinohen.

Tags

Komente