Gusht 12, 2020 13:25 Europe/Tirane
  • Diplomati i OKB: Rezoluta e re Amerikës kundër Iranit do të dështojë deri të premten

Një diplomat i lartë i OKB ka deklaruar se projektrezoluta e re me katër paragrafë e Amerikës kundër Iranit që vazhdon të insistojë me vendosjen e sanksioneve të pakufizuara kundër Iranit, sipas të gjitha gjasave deri ditën e premte do të dështojë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Uashingtoni ka bërë korrigjimin e projektrezolutës të propozuar për vazhdimin e embargos së armatimeve të OKB kundër Iranit me shpresë që të inkurajojë anëtarët e KS të OKB për vazhdimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Reuters të mërkurën në raportin e saj në lidhje me projektrezolutën e re anti-iraniane të Uashingtonit, ka shkruar: "Pavarësisht faktit se kjo rezolutë mund të sigurojë mbështetjen e disa anëtarëve të KS të OKB, mirëpo duket shumë larg që Amerika të ngadhënjejë ndaj kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës".

Kjo agjencia britanike e lajmeve që thotë se ka lexuar tekstin e projektrezolutës së re të Amerikës, pohon se teksti i ri përmban vetëm katër paragraf dhe synon të vazhdojë embargon e armëve kundër Iranit deri në vendimmarrjen përfundimtare të KS të OKB dhe në këtë rezolutë sanksionet kundër Iranit janë lidhur me paqen dhe stabilitetin botëror.  

 

Tags

Komente