Gusht 12, 2020 13:44 Europe/Tirane
  • Mekanizmi Mashe një aventurë e rrezikshme e Amerikës në arenën ndërkombëtare

Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë përpjekjet e Amerikës për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit duke përdorur çfarëdo mjeti i ka përshkruar si aventurë me plotë rrezik të këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

Mikhail Ulyanov në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Veprimet e qeverisë së Amerikës dhe përpjekja e Uashingtonit për aktivizimin e mekanizmit MASHE, në realitet është një aventurë shumë e rrezikshme në arenën ndërkombëtare".

Në bazë të rezolutës 2231 të KS të OKB, embargoja e armëve kundër Iranit skadon në tetor të vitit 2020. Qeveria e presidentit amerikan Donald Trump, disa muaj më parë ka filluar veprimet e dështuara për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit.

Rusia dhe Kina si dy anëtarë të përhershëm të KS të OKB kanë deklaruar vazhdimisht kundërshtimin e vet ndaj vazhdimit të embargos së armëve kundër Iranit.

 

Tags

Komente