Gusht 12, 2020 14:06 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian: Veprimet e Amerikës për sanksione ndaj Iranit shkelin të drejtat ndërkombëtare

Veprimet e paligjshme të qeverisë së Trump si vendosja e sanksioneve të vazhdueshme kundër vendeve të ndryshme kanë dëmtuar edhe aleatët më të afërt të Uashingtonit dhe Bashkimi Evropian këto veprime të Uashingtonit i ka quajtur shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar kundërshtimin e hapur të Brukselit me përpjekjet e SHBA-ve për ndërprerjen e eksportit të gazit të Rusisë drejt Evropës.  

Ai ka dënuar veprimet ndërhyrëse të Amerikës në vendosjen e sanksioneve ndaj projektit "Nord Stream 2" dhe ka thënë: "Përdorimi i sanksioneve në nivel ndërkombëtar është shkelje e të drejtave dhe ligjeve ndërkombëtare". Bashkimi Evropian edhe më parë ka kundërshtuar vendosjen e çfarëdo lloj sanksioneve të Amerikës kundër kompanive evropiane të cilat në mënyrë të ligjshme veprojnë në projektin "Nord Stream2".

Gjithashtu ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas dje në konferencën për shtyp të përbashkët me Sergei Lavrov, ka deklaruar: "Vendimmarrja në lidhje me blerjen e resurseve të energjisë është e drejtë e Berlinit dhe askush nuk mund të imponojë asgjë në lidhje me politikat e energjisë së Bashkimit Evropian".

 

Tags

Komente