Gusht 12, 2020 21:24 Europe/Tirane
  • Vaksina ndaj coronavirusit mund të jetë në dispozicion në vjeshtë

Instituti kryesor i sëmundjeve infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër coronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, por paralajmëroi se mund të zgjasë më shumë për të kontrolluar pandeminë.

“Parashikimet paraprake bëjnë që disponueshmëria e një ose disa vaksinave të duket e mundur deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e tij të internetit, duke përmendur një përpjekje globale për të sjellë imunizime në treg. Megjithatë, instituti në fjalë, sipas Reuters, paralajmëroi se “do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh që një vaksinim nga vjeshta e vitit 2020 mund të kontrollojë pandeminë”. Ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve virale ose sepse produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër, shtoi instituti. Ndryshe, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës. Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet.

 

Tags

Komente