Gusht 13, 2020 08:14 Europe/Tirane
  • CENTCOM: Irani ka bllokuar një anije në afërsi të ngushticës së Hormuzit

Komanda e grupit terrorist CENTCOM i Amerikës ka pretenduar se Irani ka bllokuar për një kohë të shkurtër një naftëmbajtëse në afërsi të ngushticës së Hormuzit.

Kjo komandë duke publikuar një video bardhë-e-zi, pretendoi se forcat iraniane kanë bllokuar anijen e quajtur Wila me flamurin e Liberisë i cili po lundronte në afërsi të ngushticës së Hormuzit. CENTCOM në llogarinë e tij në Twitter ka pretenduar se: Disa skafe dhe një helikopter ushtarak i forcave iraniane janë shfaqur mbi anije Wila. CENTCOM ka publikuar videon ku mbi anije gjendej një helikopter. Terroristët amerikanët pretendojnë se 2 skafe dhe një helikopter iranian i tipit Mbreti i Deteve kanë marrë pjesë në këtë operacion. Sipas një zyrtari ushtarak amerikan i cili ka folur në kushte anonimiteti për agjencinë Associated Press, forcat iraniane kanë bllokuar anijen Wila për 5 orë. Irani deri tani nuk ka reaguar ndaj këtij pretendimi.

Tags

Komente