Gusht 13, 2020 18:58 Europe/Tirane
  • Stërvitja greko-franceze në Mesdheun Lindor mesazh për Turqinë

Si një manifestim i parë i angazhimit të Presidentit Francez Emmanuel Macron për të forcuar praninë e vendit të tij në Mesdheun lindor konsiderohen manovrat ushtarake të orëve të fundit të trupave franceze në bashkepunim me ato greke, pikërisht në zonën detare të cilën e ka izoluar me Navtex Ankaraja ,duke i dërguar asaj mesazhin të ndalojë kërkimet për hidrokarbure dhe të fillojë dialogun.

Madje mediat greke dhe ato franceze transmetuan pamje nga kjo stërvitje me 4 fregata  greke, një franzeze ,një helikoptermbajtëse të flotës së Francës si dhe dy avionë luftarakë të saj. Ndërkohë anija turke sizmografike Oruc Reis e cila dje ndryshoi destinacionin, ka hyrë përsëri mesditën e së enjtes e shoqëruar nga luftanijet turke në zonën detare të cilën Greqia e konsideron të veten. kryeministri Mitsotakis ka pasur një bisedë telefonike me kancelaren gjermane të cilën e ka informuar për provokimet turke, ndërsa më herët në një mesazh televiziv ka theksuar se Athina nuk do te pranojë shantazhe në të drejtat e saj sovrane.

 

Tags

Komente