Gusht 14, 2020 19:24 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia mund të pezullojë marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe pas marrëveshjes me Izraelin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja po konsideron pezullimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe pas marrëveshjes së saj për të normalizuar lidhjet me Izraelin.

“Unë i dhashë një urdhër ministrit të jashtëm. Unë thashë se mund të pezullojmë marrëdhëniet diplomatike me administratën e Abu Dhabit ose të tërheqim ambasadorin tonë nga EBA", u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll të Premten. Ministria e Jashtme turke tha më herët gjatë ditës se historia dhe ndërgjegjja e popujve të rajonit nuk do ta harrojnë dhe nuk do ta falin kurrë "sjelljen hipokrite" të Emirateve të Bashkuara Arabe që arritën një marrëveshje të tillë me Izraelin. "Ndërsa tradhton kauzën palestineze për t'i shërbyer interesave të saj të ngushta, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen ta paraqesin këtë si një lloj akti të vetëflijimit për Palestinën," tha Ministria e Jashtme turke. Sidoqoftë, Ankaraja po mendon të ndërpresë lidhjet e saj diplomatike me Abu Dhabin, në një kohë që vet Turqia ka marrëdhënie me Tel Avivin në fusha të ndryshme.

 

Tags

Komente