Gusht 14, 2020 19:47 Europe/Tirane
  • Putini bëri thirrje për pjesëmarrjen e Iranit dhe Gjermanisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit

Presidenti rus njoftoi mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit me pjesëmarrjen e Iranit dhe Gjermanisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, të Premten, Vladimir Putin shtoi: "Gjiri Persik nuk duhet të jetë një vend për shantazhe dhe diktat". Ai deklaroi se Rusia është plotësisht e angazhuar në marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke shtuar se Rusia mirëpret ndërveprimin me të gjitha palët e interesuara për qetësimin e situatës në Gjirin Persik. Presidenti rus shtoi: "Rusia propozon që në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Iranit, të arrihet një marrëveshje për parametrat e krijimit të një mekanizmi të sigurisë në rajonin e Gjirit Persik". Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në maj 2018, amerikanët tani kanë vendosur të shkatërrojnë edhe arritjen e fundit të Iranit në këtë marrëveshje ndërkombëtare, që është heqja e embargos së armëve, e cila është planifikuar të përfundojë në 18 tetor të këtij viti, sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB.

 

Tags

Komente