Gusht 15, 2020 19:49 Europe/Tirane
  • A e ka kuptuar Putini mesazhin e Asadit?

Të Shtunën, Ministria e Jashtme ruse raportoi për pezullimin e patrullimeve të përbashkëta Turqi-Rusi përgjatë autostradës M4, të cilat që nga dita e parë  në të vërtetë kane qenë vetëm një mjet që ka për qëllim për të ndihmuar NATO-n të vendoset në Idlib nga ku të sabotojë sistemin e mbrojtjes ajrore të Rusisë në Siri, i cili ka bllokuar të gjithë infiltrimin ajror perëndimor që nga viti 2015.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova njoftoi ngrirjen e patrullimeve të përbashkëta ruso-turke në autostradën M4, për shkak të "sulmeve të shpeshta të nisura nga terroristët": "Fakti se elementët ekstremistë kanë rritur sulmet e tyre kundër këtyre patrullave na ka shtyrë që t’i pezullojmë ato”, shtoi Zakharova. Ky është një paralajmërim i qartë për palën turke dhe për lojën e paqartë që vazhdon të luajë. Për më tepër, Zakharova nuk hezitoi të përmendë bazën Hmeimim dhe të denoncojë sulmet gjithnjë e më të shpeshta të dronëve që synojnë bazën ajrore ruse e cila strehon një flotë të gjerë luftarake me MiG-29, Su-57s por edhe S-400. "Terroristët i kanë shtuar sulmet e tyre kundër pozicioneve të trupave të ushtrisë siriane dhe zonave të banuara fqinje dhe vazhdojnë të intensifikojnë veprimet e tyre në korridorin e sigurisë përgjatë autostradës M4", deklaroi Zakharova në aluzion ndaj sulmit të 10 gushtit dhe përgjigjes së mbrojtjes anti-ajrore ruse e cila neutralizoi një sulm të ri ku terroristët kishin përdorur tre dronë. Të enjten e kaluar Presidenti sirian Bashar al-Asad në mënyrë indirekte i bëri thirrje Rusisë të rishikojë qëndrimet e saj ndaj Turqisë dhe marrëveshjen e arritur me Ankaranë mbi Idlibin.

 

Tags

Komente