Shtator 05, 2021 06:35 Europe/Tirane
  • Qasja e dyfishtë e Perëndimit për rritjen e mbikëqyrjes kibernetike në Francë dhe Iran

Një vështrim në qasjen e perëndimorëve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, tregon se ata kanë një pikëpamje të dyfishtë për çështjet e diskutueshme siç janë terrorizmi, interneti dhe hapësira kibernetike.

Në fakt, perëndimorët i përdorin këto tema si mjete sa herë që ua kërkojnë interesat e tyre. Një shembull i qartë i kësaj është mbështetja e plotë e Perëndimit për grupet terroriste në Siri. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara tani kanë marrë një qëndrim instrumental se si të përdorin hapësirën kibernetike dhe internetin. Me fjalë të tjera, kur bëhet fjalë për përdorimin e hapësirës kibernetike për të kundërshtuar vendet rivale ose armike në Perëndim, ata theksojnë lirinë e plotë të internetit. Por kur e njëjta hapësirë ​​kibernetike përdoret për veprime që rrezikojnë interesat ose sigurinë e tyre, ngrihet çështja e vendosjes së të gjitha llojeve të kufizimeve dhe shtrëngimit të kontrolleve në internet.  Rasti më i fundit në sulmin e mediave perëndimore ndaj Iranit është ai në kuadrin e planit të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit për "mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve dhe shërbimeve themelore të hapësirës kibernetike". Ndërsa e njëjta media me një pikëpamje pozitive ka reaguar ndaj lëvizjes së re të Francës për të kufizuar dhe rritur monitorimin e përdoruesve të internetit, ose të paktën nuk e kritikoi atë.

Qeveria franceze po zbaton një nga rregullat më të gjera të BE-së kundër terrorizmit, e cila çon në mbikëqyrje të gjerë të përdoruesve të internetit, në mënyrë që të forcojë atë që quhet procesi kundër-terrorizmit. Këshilli Kushtetues Francez miratoi të premten (më 30 korrik) pjesë të mëdha të ligjit të ri, i cili më 22 korrik ishte miratuar edhe nga Asambleja Kombëtare Franceze. Ligji parashikon përdorimin e algoritmeve kompjuterike që përcaktojnë se cilët përdorues të rrjetit ndajnë përmbajtje të dyshuara për terrorizëm. Franca po përdor gjithnjë e më shumë mjete monitorimi dhe vëzhgimi në mediat sociale për të luftuar terrorizmin. Qeveria franceze shpreson se me zbatimin e këtij plani, forcat e sigurisë në luftën kundër terrorizmit do të jenë në gjendje të zbulojnë më shpejt qasjet dhe rrymat ekstremiste. Pas zbulimit të këtyre rasteve, shërbimet sekrete monitorojnë me kujdes këto llogari dhe marrin masa paraprake nëse qëndrimet e poseduesve të tyre vërtetohen se janë ekstremiste.

Qeveria franceze pretendon se në këtë mënyrë dëshiron tu përgjigjet kërcënimeve të reja terroriste që nuk identifikohen në kohën e duhur nga agjencitë e inteligjencës. Që nga fillimi i valës së sulmeve terroriste në vitin 2015, Franca ka forcuar në mënyrë të gjerë ligjet e saj antiterrorizëm dhe në rrethana të jashtëzakonshme, ka shtuar rregulla të veçanta në ligjet ekzistuese. Sipas Aktit të ri të Mbikëqyrjes së Internetit, këtej e tutje ndëshkimet si arresti shtëpiak dhe ndalimet e qëndrimit, nuk do të zbatohen vetëm për ata që përbëjnë një kërcënim real, por edhe për ata, sjellja e të cilëve mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik. Ligji gjithashtu përcakton që të dënuarit për tentim të akteve terroriste, do të vendosen nën mbikëqyrje më të madhe pas lirimit nga burgu. Megjithatë, ligji është kritikuar nga ekspertët dhe politikanët. Kritikët thonë se ligji zgjeron mbikëqyrjen mbi qytetarët dhe minon privatësinë e internetit. Hugo Bernalisis, një deputet  i krahut të majtë  në Francë paralajmëroi dhe tha:  Skandali Pegasus (program spiun i prodhuar nga Izraeli) tregoi sesi teknologjitë e mbikëqyrjes mund të keqpërdoren shumë lehtë.

Ndërkohë, perëndimorët kanë zhvilluar një luftë të gjerë psikologjike dhe mediatike kundër veprimit të fundit të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit. Plani i parlamentit që titullohet "Mbrojtja e të drejtave të përdoruesve dhe shërbimeve themelore të aplikimit të hapësirës kibernetike" ka për qëllim krijimin e disiplinës në përdorimin e hapësirës kibernetike, mundësinë e hetimit të shkeljeve dhe gjithashtu parandalimin e keqpërdorimit të hapësirës kibernetike. Rishikimi i këtij plani u miratua në një sesion të mbyllur të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit më 28 korrik. Në mbështetje të nenit 85 të Kushtetutës, anëtarët e Asamblesë Konsultative Islamike miratuan "domosdoshmërinë" e rishikimit të planit për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve dhe mbështetjen e shërbimeve themelore të Rrjetit Kombëtar të Informacionit dhe ia deleguan pushtetin e tyre vendimmarrës të ligjvënësit, një komisioni të përbashkët. Ky plan do të rishikohet në këtë komision të përbashkët dhe rezultatet e tij do të shpallen më vonë. "projektimi dhe miratimi i kritereve për mbrojtjen e shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe aplikacioneve lokale dhe vendase" dhe "Mbrojtja e privatësisë së përdoruesve dhe parandalimi i qasjes së paautorizuar në të dhënat e tyre" janë ndër shtyllat e planit për "mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve dhe shërbimeve themelore të aplikimit të hapësirës kibernetike". Plani u bën thirrje pronarëve të rrjeteve sociale dhe rrjeteve të platformave të mesazheve si Instagram dhe ËhatsApp, që të një zyrë përfaqësuese të tyre në Iran. Zyrtarët iranianë më parë i kishin kërkuar platformës së mesazheve Telegram që të transferonte serverët e tij në Iran në mënyrë që përmbajtja e shkëmbyer në këto rrjete të mund të ishte e disponueshme me kërkesën e Iranit. Ruhollah Momen Nasab, një nga projektuesit e planit, thotë: "Meqenëse Instagram përfiton nga prania e iranianëve në këtë rrjet, ai nuk sheh asnjë arsye për të marrë një licencë, por nëse përdoruesit iranianë largohen nga kjo platformë, ka të ngjarë që ai të aplikojë për licencë". 

Pas miratimit të rishikimit të këtij plani, i cili natyrisht brenda Iranit ka të kundërshtarë dhe aprovues, mediat e huaja në gjuhën persiane u përpoqën të krijonin një atmosferë negative në këtë fushë dhe duke siguruar analiza joreale u përpoqën të krijonin një ambient pesimizmi,  duke ngjallur frikë dhe panik tek përdoruesit iranianë. Ndërsa disa organizata ndërkombëtare siç janë Reporterët pa Kufij, duke dënuar planin për "mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve në hapësirën kibernetike dhe organizimin e mediave sociale",  ligjin e quajti "diskriminim dixhital" dhe akt kundër të drejtës së ndërgjegjësimit publik, bazuar në metodën e "censurës në Kinë". Reza Taghipour, një mbështetës i planit, pas e mbrojti atë tha: "Dyshimet se Google dhe Instagram do të mbyllen nga nesër me miratimin e planit për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve dhe shërbimet themelore të hapësirës kibernetike, janë të pakuptimta, sepse derisa të gjithë programet e ngjashme të brendshme të mos rriten dhe të mos kenë mundësinë të ofrojnë të gjitha shërbimet, programet e huaja kompjuterike dhe të internetit do qëndrojnë të pa prekshme".

BBC Farsi, si udhëheqës i mediave opozitare në gjuhën persiane në këtë drejtim, duke renditur dimensionet e ndryshme të këtij plani, shprehu gjoja dhembshuri për përdoruesit iranianë dhe shqetësim për bizneset e tyre në internet. BBC Farsi, ndërsa iu referua emrit të këtij plani, që është  "mbrojtja e të drejtave të përdoruesve në hapësirën kibernetike dhe organizimi i mediave sociale", pretendoi se kritikët besojnë se emri i këtij plani bie ndesh me përmbajtjen e tij, e cila në një farë mënyre shkel të drejtat e përdoruesve iranianë që të përdorin lirshëm rrjetet sociale dhe platformat messenger. Ndërkohë, plani i parlamentarëve synon përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale si Instagram dhe qytetarët iranianë aktivë në këto rrjete të cilët janë të angazhuar në aktivitete mikro-ekonomike, të tilla si shitja e mallrave dhe shërbimeve, të cilat patjetër do të dëmtohen shumë nga filtrimi i këtij rrjeti. Ndërkohë, Majid Nasiraei, zëdhënës i komisionit kulturor të parlamentit, tha se plani aktual ishte 70 përqind i ndryshëm nga plani fillestar dhe se versioni aktual "nuk i jep asnjë përparësi çështjes së filtrimit", por përkundrazi "organizon hapësirën kibernetike dhe ofron shërbime në këtë hapësirë». Media të tjera në gjuhën persiane si Zëri i Amerikës, Deutsche Welle (Zëri i Gjermanisë), RFA (Radio France International) dhe media të tjera disidente, morën një qasje të ngjashme në kundërshtimin e planit të Asamblesë Konsultative Islamike dhe krijimin e një atmosferë negative në këtë drejtim. Pyetja është pse këto media nuk morën një qëndrim të ngjashëm për vendosjen e kufizimeve dhe forcimin e mbikëqyrjes së hapësirës kibernetike dhe internetit në Francë, e cila pretendon të jetë në pararojë të të drejtave dhe lirive individuale, por në përgjithësi shprehën një pikëpamje pozitive për të këtë rast?! Kjo është një tjetër shembull i  qasjes së njëanshme të Perëndimit dhe mediave të tyre ndaj Iranit dhe çështjeve të tij dhe përpjekjes për të nxirë dhe paraqitur një imazh negativ mbi Iranin, përfshirë përpjekjet e bëra kundër planit të fundit të Asamblesë Konsultative Islamike për të mbrojtur hapësirën kibernetike.

 

Tags