Shtator 05, 2021 06:52 Europe/Tirane
  • Speciale për vdekjen e profesor Parviz Kordavani

Profesori Parviz Kordavani, një gjeograf dhe baba i zbulimit dhe studimit të shkretëtirës iraniane dhe një nga njerëzit më të spikatur në fushën e eliminimit të shkretëtirës ( pyllëzimit), mbrojtjes së ujit dhe pyjeve dhe kullotave të Iranit, javën e kaluar i tha lamtumirë kësaj jete dhe vdiq. Vdekja e këtij njeriu miqësor ndaj mjedisit në Iran ishte shumë e dhimbshme dhe këtë program ia kemi kushtuar jetës dhe pikëpamjeve të tij.

Rroftë kujtimi i Profesor Parviz Kordavani, babai i shkencës së zbulimit dhe studimit të shkretëtirës

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një raport të ri thotë se rreth gjysma e 2.2 miliardë fëmijëve në botë jetojnë në një nga 33 vendet ku ndryshimet klimatike klasifikohen si "jashtëzakonisht të rrezikshme".  Sipas UNICEF-it, 920 milionë fëmijë janë të dehidratuar rëndë, 820 milionë janë të ekspozuar ndaj valëve të nxehtësisë dhe 600 milionë janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga insektet (siç është malaria). Ndryshimi i klimës është një krizë për të drejtat e fëmijëve dhe ekspozimi ndaj nxehtësisë, përmbytjeve, uraganeve, thatsirave dhe ndotjes po kërcënon jetën e tyre, sipas një raporti në faqen e tij zyrtare nga UNICEF. Këto ndryshime klimatike mund të kërcënojnë shëndetin, të drejtën për arsim, siguri, ajër të pastër, ushqim, ujë të sigurt, strehim, liri dhe madje edhe të drejtën për mbijetesë të fëmijëve dhe t'i ekspozojnë ata me rreziqet e sëmundjeve vdekjeprurëse.

Shqetësimi për të drejtat themelore të brezit të ardhshëm është një nga shqetësimet e disa njerëzve që jetën, energjinë dhe njohuritë e tyre i përdorin për ta zgjidhur atë shqetësim dhe përpiqen sa më shumë që të mund ta bëjnë botën një vend më të mirë për brezin e ardhshëm. Profesori Parviz Kordavani, një gjeograf, studiues, shkrimtar dhe profesor në një universitet iraniane, ishte një nga ata njerëz që kaluan dekada duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke siguruar zgjidhje për thatësirën dhe krizën e ujit dhe se si të merren me ndryshimet klimatike.  Ky njeri i madh, i cili njihet si "babai i zhdukjes së shkretëtirës iraniane", vdiq më 18 gusht në moshën 90 vjeç. I ndjeri Kordavani lindi në vitin 1931 në Garmsar, 120 km nga Teherani.  Babai i tij, Hussein Ali Blokbashi, ishte një nga pronarët e mëdhenj të tokave në atë zonë. Profesori Kordavani e kaloi arsimin fillor dhe të mesëm në Garmsar dhe pasi mori diplomën në Teheran, ai shkoi në Gjermani për të vazhduar studimet në fushën e zhvillimit dhe pyllëzimit të shkretëtirës.  Pasi mori doktoratën me rezultatin më të lartë, ai u kthye në Iran dhe punoi në Fakultetin e Bujqësisë në Urumie.  Ai pastaj shkoi në Universitetin e Teheranit dhe dha mësim atje.

Profesor Kordavani në rininë e tij

Parviz Kordavani, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Studimeve Arsimore të Universitetit të Teheranit, ishte themeluesi dhe drejtori i Qendrës Kërkimore të Shkretëtirës së Iranit. Ai kreu shumë studime në terren në rajonet shkretëtinore dhe të thata të Iranit. Shërbimet e tij luajtën një rol të rëndësishëm në avancimin e shkencës së pyllëzimit të shkretëtirës dhe përballimin e thatësirës. Ai ishte një profesor model në Universitetin e Teheranit dhe fitoi çmimin "Mehregan Alam" për shkrimin e librit më të mirë të vitit në fushën e mjedisit. Anëtarësimi në Fondacionin e Studimeve Aziatike të Rrjetit të Ujit të Lindjes së Mesme, anëtar i Bordit të fondacionit Trustees the Greenpeace, kryetar i Komitetit të pyllëzimit të Shkretëtirës të Shoqatës Iraniane të Mjedisit dhe shkrimi i më shumë se 20 librave akademikë dhe dhjetëra artikujve shkencorë në Persisht, Anglisht dhe gjermanisht janë disa nga veprat e tij. Përveç ligjëratave të shumta në bashkësinë shkencore ndërkombëtare, përpjekjet e kësaj figure në Iran dhe vende të tjera janë vlerësuar shumë herë dhe statuja e tij në qytetin e tij të lindjes në Garmsar dhe një vendpushim i quajtur Parviz Kordavani në Garmsar Road, janë një shenjë vlerësimi për përpjekjet e tij të pareshtura gjatë gjithë jetës. Për këtë qi është quajtur babai i zbulimit të shkretëtirës iraniane.

Sot, çështjet që lidhen me shkretëtirën, veçanërisht zgjerimin e shkretëtirës, ​​është një nga çështjet më të rëndësishme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Kur një vend bëhet shkretëtirë, do të thotë se ka pak vlerë ekonomike, bujqësore dhe blegtorale dhe njerëzit e këtij vendi detyrohen të migrojnë në zona të tjera.  Pra, mund të thuhet se shkretëtira është një çështje e madhe shoqërore, sepse rrezikon jetën dhe fatin e zonave të kërcënuara dhe krijon terrenin për migrimin e njerëzve.   Migrimi i gjerë dhe i parregulluar ngre automatikisht çështje të shumta në çështjet shoqërore dhe politike.

Përkujtimi i Dr. Parviz Kordavani në Shoqatën e Veprave dhe Nderimeve Kulturore të Iranit

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën gjashtë milionë hektarë tokë në botë çdo vit i shtohen 4 miliardë hektarëve shkretëtirë, me një humbje financiare prej 42 miliardë dollarë në vit. Sipas studiuesve, këto toka po humbasin gradualisht potencialin e tyre prodhues, kështu që tani 10 deri në 20% të këtyre tokave të thata kanë humbur disa pjesë nga jeta e tyre bimore ose përdorimet ekonomike dhe situata po përkeqësohet dita ditës. Toka e Iranit është përballur prej kohësh me problemin e thatësirës dhe mungesës së ujit. Në mbishkrimin e tij 2500 vjet më parë, Dari Akamenid i kishte kërkuar Zotit të mbronte vendin e tij nga gënjeshtrat dhe thatësira. Parviz Kordavani bëri shumë përpjekje për t'u marrë me pyllëzimin e shkretëtirës dhe përballjen me thatësirën dhe në të njëjtën kohë ai duke marrë parasysh faktet besoi se situata aktuale mund të menaxhohej në mënyrën më të mirë. Ai e njihte shkretëtirën dhe tha se njerëzit duhet të mësohen se si ta përdorin atë siç duhet. I ndjeri Kordavani në këtë drejtim shkroi: Vendi ynë i dashur Irani, është i vendosur pikërisht në zemër të rajonit me presion të lartë dhe është një vend që duhej të ishte tharë. Më i thatë seç është tani. Por në periudhën e dytë të evolucionit të tokës, kur detet u thanë, ne patëm një shans dhe për ne, një det mbeti në veri dhe një det në jug, Deti Kaspik në veri dhe Gjiri Persik në jug.   Pas kësaj, Irani filloi të rrudhet dhe të bëhet një rajon malor. Një arsye ishte presioni që erdhi në Iran nga jugperëndimi.  Në çdo rast, Irani u rrudh dhe u shfaqën male, përkatësisht malet e larta, vargmali Alborz me një drejtim të mirë lindje-perëndim, cili nuk do të ishte i përshtatshëm nëse do të ishte veri-jug. Një tjetër është vargmali i Zagros me një drejtim të përkryer veriperëndim. Falë malit Alborz dhe detit Kaspik, ne kemi një zonë me reshje deri në 2000 mm.  Pastaj kemi malin Zagros, i cili ndikon në lagështinë e rajonit perëndimor dhe shkakton shi në ato zona.  Nga ana tjetër, deti Kaspik në veri drejton rrjedhën e ajrit të ftohtë prej minus 90 gradë në Siberi dhe në Malin Alborz e kthen atë në rrjedhje shiu, përndryshe, i ftohti i Siberisë do të thante rajonet qendrore të Iranit nga i ftohti.  Në jug të vendit tonë, Gjiri Persik drejton rrjedhën e ajrit të nxehtë dhe përvëlues të Arabisë Saudite, përndryshe, jugu i vendit tonë do të digjej nga nxehtësia.

 

Ai më tej shkroi: Kombinimi i këtyre kushteve në brendësi të vendit na ka krijuar një shkretëtirë. Fushat e kripura që dikur ishin të mjerueshme, tani më nuk janë. Shkenca e sotme thotë se këto shkretëtira janë bekimi më i madh sepse ato kanë tërheqje turistike dhe janë të rëndësishme ekonomikisht dhe industrialisht. Shkretëtirat tona, janë si lulet e qilimit, ku secila pjesë ka një ngjyrë. Ka bimë përreth fushave të shkretëtirës dhe ju duhet të shkoni në pranverë dhe të shihni se sa e bukur është natyra atje. Shkretëtirat me bimësi në pranverë janë si pyjet në vjeshtë. Shkretëtira është pranvera e të dashuruarve. Ka një larmi lulesh mes të cilave është lulja vjollcë. Shkretëtira ka një bimë të quajtur "kripë" që fshatarët ndonjëherë e marrin për delet dhe devetë për t'i ngrënë në vend të kripës. Shkretëtirat tona mund të jenë burimi i punës dhe prodhimit. Në shkretëtirë, ka punë dhe punësim për të gjitha klasat, nga kimistët e deri tek poetët. Netët me Yje të Shkretëtirës kanë qenë burimi i frymëzimit për shumë nga poetët tanë të mëdhenj.

Duke vazhduar këtë përshkrim poetik të shkretëtirës, ​​i ndjeri Kordavani shton: Ne kemi një fushë malore dhe një pllajë shkretinore. Pjesa e brendshme e shkretëtirës është aq e thatë saqë bimët shkatërrohen dhe toka bëhet kripë e pastër dhe shumëngjyrëshe, disa prej të cilave janë të fryra dhe disa janë si vezët. Lumenjtë tanë të kripur në këtë rajon janë një burim bekimi. Unë besoj se kudo ku ka ujë të kripur dhe të njelmët, vlen më shumë se uji i freskët sepse uji i freskët është vetëm për ushqim, ndërsa uji i njelmët është një burim i përhershëm dhe i rinovueshëm që prodhon të gjitha llojet e kripërave për industri dhe përdorime të tjera. Substanca të tilla si potasium, kripa, sulfite, kripërat e tjera dhe dhjetëra substanca të tjera, gjenden në shkretëtirën e Iranit. Qytetet përgjatë shkretëtirës gjithashtu përfitojnë nga bekimet e rërës dhe rërës pneumatike. Në hulumtimin tim kam gjetur 21 përdorime të rërës dhe rërës pneumatike në industri, ekonomi dhe përdorime urbane.  Nga ana tjetër, ne kemi dy bekime shumë të mëdha të diellit dhe erës në rajonin e shkretëtirës të vendit, të cilat janë energji të pashtershme dhe ne mund t'i përdorim ato shumë mirë.

 

Parviz Kordavani ishte një i dashuruar pas zhvillimit të Irnait dhe ishte një nga zhvilluesit e shkretëtirës. Ai e donte qytetin e tij të lindjes dhe shkonte atje me çdo pretekst për të rinovuar lidhjen e tij me shkretëtirën dhe njerëzit e durueshëm dhe punëtorë të asaj toke. Ai ishte gjithashtu një figurë e njohur për publikun e gjerë, duke u shfaqur shpesh në rrjete të ndryshme televizive dhe në masmedia dhe duke paralajmëruar me sinqeritet dhe përkushtim për rreziqet e ndryshimit të klimës dhe krizën e ujit. Mohammad Darvish, një ekspert dhe aktivist mjedisor, në mediat sociale në reagim ndaj vdekjes së Parviz Kordavani, shkroi: "Parviz Kordavani ishte një njeri që, me literaturën e tij magjepsëse në media, bëri që shumë iranianë të interesohen për çështjet e shkretëtirave të Iranit."

I lartë qoftë emri dhe kujtimi i tij.

 

Tags