Dhjetor 31, 2021 08:17 Europe/Tirane
  • Gjeneral Kasem Soleimani dhe aspirate e unitetit

Në mesin e besimtarëve ka njerëz të mëdhenj që e përmbushën plotësisht besëlidhjen që lidhën me Zotin, disa e përmbushën besën e tyre dhe qëndruan pranë asaj besëlidhjeje derisa ranë dëshmor në rrugën e Zotit, dhe disa rezistuan duke pritur dritën e martirizimit dhe asgjë nuk e ndryshoi besëlidhjen e tyre.

(Pjesë nga një prej fjalimeve të Gjeneralit Soleimani)

Në mesin e besimtarëve ka njerëz të mëdhenj që e përmbushën plotësisht besëlidhjen që lidhën me Zotin, disa e përmbushën besën e tyre dhe qëndruan pranë asaj besëlidhjeje derisa ranë dëshmor në rrugën e Zotit, dhe disa rezistuan duke pritur dritën e martirizimit dhe asgjë nuk e ndryshoi besëlidhjen e tyre.

Në mëngjesin e 13 dhjetorit 2020, një lajm tronditi mbarë botën. Pas këtij lajmi, të gjitha qytetet e Iranit vajtuan humbjen e një njeriu të madh me prejardhje nga dielli. Iranianët nuk ishin të vetëm në këtë vuajtje. Ai që u largua nga kjo tokë, nuk ishte i dashuri  vetëm i iranianëve, ai ishte i dashur edhe për shumë zemra dhe njerëz në rajon nga Palestina, Libani dhe Siria në Afganistan, Nigeri, Jemen dhe Bahrejn. Madje shumë evropianë shpresonin për një të ardhme më të mirë në sajë të këtij heroi iranian. Ai ishte një nga luftëtarët vullnetarë (basixh) të Khomeinit. Ai kishte mbetur nga karvani i atyre njerëzve që, vetëm me një shenjë të gishtit të Khomeinit, kthenin përmbys tokën dhe kohën dhe ndryshonin të gjitha ekuacionet. Pas shumë vitesh, ai ende kërkonte realizimin e aspiratës së Khomeinit të Madh. Ideali i madh, që nuk ishte nuk është dhe nuk do të jetë thjesht një gjest politik,. Ky ideal është uniteti i të gjithë muslimanëve dhe njerëzve të shtypurve të botës për të mohuar sundimin dhe tiraninë e klikave sunduese të botës. Khomeini i Madh vazhdimisht u ka bërë thirrje të shtypurve të botës që të bashkohen nën flamurin e Lidershipit fetar (Vilajet-e Fakih). Ai duke u mbështetur në Kuran, e prezantoi bindjen ndaj Velajet-e-Fakih dhe unitetin si çelësin e fitores së muslimanëve dhe të shtypurve të botës. Pas Khomeinit të Madh, Zoti e mëshiroftë, ekzistenca e një lidershipi të fuqishëm dhe të ditur si Ajetollah Khamenei dhe ushtarëve besnikë dhe sakrifikues si Gjeneral Kasem Soleimani, ka bërë që flamuri i këtij ideali të vazhdojë të valojë.  Këta janë ushtarë që jo vetëm ia kushtojnë të gjitha momentet e jetës këtij ideali të lartë, por edhe martirizimi i tyre është në drejtim të arritjes dhe avancimit të këtij qëllimi madhështor.

Martirizimi i Gjeneral Soleimanit dhe shokëve të tij bëri bujë të madhe në botë, dhe nxori në pah atë ideal që ata kishin ndjekur gjithë jetën. Populli i Iranit në qytetet Ahvaz, Teheran, Mashhad, Kum dhe Kerman organizoi një ceremoni  të tillë për t'i dhënë lamtumirën Gjeneralit të tij të dashur, saqë asnjë si ajo nuk ishte parë qëkur populli i kishte dhënë lamtumirën Khomeinit të Madh. Ky pikëllim u shoqërua me shprehjen e urrejtjes për vrasësit frikacakë të Gjeneralit, të cilët ishin po ata arrogantë kundër të cilëve u ngrit Khomeini i Madh. Në të njëjtën kohë, populli i Iranit në këtë ceremoni madhështore ka theksuar vazhdimisht se për të arritur idealin e Gjeneralit, që është ideali i revolucionit, ata do të qëndrojnë në këmbë dhe do të mposhtin komplotet e armiqve. Shumë fëmijë iranianë e njohën heroin e tyre dhe e bënë atë modelin e tyre. Sigurisht, në të ardhmen, secili prej tyre do të jetë një Kasem Soleimani. Martirizimi i Gjeneralit jo vetëm që nuk theu vullnetin e të dashuruarve të tij, por ua forcoi vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur qëllimin dhe aspiratën e tij dhe forcoi hapat e tyre. Në shumë vende islame, madje edhe joislame, të shtypurit e botës që ishin të lidhur me çështjen e Gjeneralit kishin të gjithë një ndjenjë të përbashkët; Ajo ndjenjë e përbashkët nuk ishte gjë tjetër veçse urrejtje ndaj tiranëve të botës dhe aleatëve të tyre frikacakë, dhe përkundrazi, një ndjenjë dashurie e thellë për kauzën e lirisë, drejtësisë dhe ringjalljes së humanizmit. Popujt e vendeve si Palestina, Libani, Siria, Iraku, Jemeni, Bahrejni dhe Afganistani, të cilët për vite me radhë e kishin përjetuar prezencën e Gjeneralit dhe aleatëve të tij dhe e kishin ndjerë atë si strehën e tyre, shprehën simpatinë me popullin iranian në pikëllimin për të dashurin e tij. Megjithatë, nuk ishin vetëm ata që simpatizuan iranianët në pikëllimin e humbjes së këtij njeriu të madh, por edhe njerëzit e vendeve si Pakistani, India, Egjipti, Turqia, Nigeria dhe madje edhe populli i Rusisë, Kinës, Bjellorusisë, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Gjermanisë, kishin të njëjtat ndjenja. Ky është uniteti për të cilin Gjenerali  kishte përkushtuar jetën e tij. Ky unitet nuk është kontratë politike, por një aspiratë që realizohet pa shkrim e pa kontratë dhe padyshim do të vazhdojë. Ky unitet nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet politike mes vendeve dhe politikanëve të tyre. Ky është bashkimi i zemrave të lira, bashkimi i gjakut, shpirtrave dhe zemrave. Diçka shumë më e fortë se marrëveshjet politike dhe pikërisht këtë kërkon të shkatërrojë arroganca globale.

Zgjimi i zemrave ka qenë gjithmonë një pengesë e madhe për arritjen e qëllimeve të arrogancës globale. Ai është barriera e madhe që tiranët prej shekujsh planifikojnë dhe përpiqen ta thyejnë. Ata copëtuan vendet e mëdha dhe u përpoqën të përhapin dallimet etnike, fisnore dhe fetare në mënyrë që njerëzit e botës të mos shohin paqe. Në këto trazira, ata synojnë të peshkojnë në ujëra të turbullta, sipas një proverbi iranian. Me pretekste të ndryshme, ata po u bien daulleve të luftërave civile, rajonale dhe globale për të pasur klientë për fabrikat e tyre të armëve, për të përfituar nga kaosi në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për të grabitur burimet e tij financiare dhe natyrore. Kur nuk ka qeveri të fuqishme ose ka një qeveri të varur nga arroganca, ata i arrijnë të gjitha qëllimet e tyre. Synimet e tyre janë ato, në të cilat njerëzimi dhe drejtësia nuk kanë vend dhe vendosen vetëm në bazë të përfitimit më të madh. Për të arritur këto synime, ata janë përpjekur prej vitesh të sjellin pasiguri në Lindjen e Mesme duke krijuar grupe terroriste si Al-Kaida, ISIS dhe Fronti al-Nusra. Pas formimit të grupeve të tilla, ndiqet edhe një qëllim tjetër dhe ai është njollosja e imazhit të Islamit dhe muslimanëve të botës, sepse Islami është armiku më i madh i qëllimeve të tyre egoiste e grabitqare.

Gjeneral Kasem Soleimani kishte prishur njëra pas tjetrës të gjitha komplotet e arrogancës. Ai ishte një pararendës dhe një luftëtar i vijës së parë përballë grupeve terroriste. Në një kohë kur arroganca globale u përpoq të shpërbënte Sirinë dhe të krijonte kaos dhe pasiguri, dhe kur terroristët vranë brutalisht gra dhe fëmijë, të moshuar e të rinj, dhe ushtria dhe qeveria siriane nuk ishin në gjendje t'u bënin ballë atyre, ishte Kasem Soleimani ai që u ngrit dhe bashkë me aleatët e tij ndryshoi ekuacionet dhe balancën e fushëbetejës në një kohë të shkurtër. Përpjekjet e tij dhe të aleatëve të tij sollën paqe dhe siguri për popullin sirian. Arroganca globale, e bllokuar në Siri, këtë herë me tituj të ndryshëm i dërgoi grupet e saj terroriste në Irak dhe u mobilizua për t'i mbështetur me pretekstin se në Irak kishte armë të shkatërrimit në masë. Kjo është metoda e arrogancës, e cila në emër të luftimit të terrorizmit krijon luftë dhe mbështet grupet terroriste dhe ekstremiste. Gjatë pushtimit amerikan të Irakut, terroristët kryen shumë krime ndërsa trupat amerikane dhe aleatët e tyre marshuan në rrugë me tanket dhe transportuesit e tyre të personelit. Ata kërkonin të krijonin një luftë fetare mes shi'itëve dhe sunitëve, dhe nga ana tjetër po i binin daulles së ndarjes dhe pavarësisë së rajonit të Kurdistanit të Irakut. Në Irak, njerëzit arritën në një pikë ku nuk kishin armë për të mbrojtur veten kundër sulmeve brutale terroriste. Një nga komandantët e Forcave Popullore të Irakut thotë se përballë ISIS-it, situata jonë ishte e tillë që ne kishim vetëm një kallashnikov bosh për çdo dhjetë persona, që do të thotë praktikisht asnjë. Në këtë situatë, në fushë doli Gjeneral Kasem Soleimani. Me njohuri dhe mirëkuptim të mjaftueshëm të mikut dhe armikut, me inteligjencë dhe intuitë, dhe sigurisht me ndihmën hyjnore, ai hapi një vend të tillë në zemrat e njerëzve të rajonit që të gjitha grupet etnike të shi'itëve, sunitëve, kurdëve dhe të krishterëve, e pranonin atë si shpëtimtarin mjekërbardhë. Në zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve fjala e tij konsiderohej fjala e fundit. Ai udhëtoi në Irak vazhdimisht për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis grupeve të ndryshme etnike dhe fetare dhe ai bëhej gjithnjë e më i popullarizuar.  Irakianët e të gjitha etnive, fiseve dhe feve u bashkuan rreth Haxh Kasemit për të luftuar ISIS-in dhe rezultati i kësaj aleance nuk ishte gjë tjetër veçse humbja e grupit më të madh terrorist në botë. Prania e Gjeneral Kasem Soleimanit dhe fitorja e tij dhe aleatëve të tij kundër ISIS-it tregoi shpirtin e vërtetë të Islamit në mbrojtjen e të shtypurve dhe përballjes me shtypjen, dhe i dëshmoi mbarë botës se ajo që pretendon ISIS nuk ka të bëjë fare me Islamin dhe muslimanët. Ai demaskoi qëllimet e arrogancës për të gjithë njerëzit e botës dhe tani të gjithë e dinë se kush është armiku i vërtetë i njerëzimit.

Gjenerali e mundi armikun jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në fushën e betejës mediatike. Humbja ishte aq e rëndë për armiqtë e njerëzimit, saqë nuk mund ta duronin më prezencën e tij në arena të ndryshme, ndaj lejuan një të çmendur të quajtur Trump që ta largonte këtë njeri të madh nga ekuacionet e tyre. Ata nuk e dinin se vrasja e Gjeneralit jo vetëm që nuk do ta eliminonte atë nga ekuacionet, por do t'i vinte ata para ekuacioneve të reja, të cilat të gjitha do të formoheshin rreth boshtit të Gjeneralit dhe do të përshpejtonin shkatërrimin e tyre. Tani e tutje, shumë njerëz do të punojnë ditë e natë për të arritur një hakmarrje të rëndë. Me shpresën e realizimit të plotë të kësaj hakmarrjeje të rëndë, shkatërrimit të arrogancës globale dhe eliminimit të plotë të tiranisë në botë, edhe ne do të përpiqemi t'i qëndrojmë besnikë idealit të Gjeneral Kasem Soleimani dhe do të përpiqemi për realizimin e tij. Në këtë përpjekje, ne bashkojmë duart e njëri-tjetrit, i afrojmë zemrat gjithnjë e më shumë rreth dritës që Gjenerali e bëri edhe më të ndritshme se më parë, dhe ndërsa presim me padurim mëshirën hyjnore, nuk do ta harrojmë kurrë ajo që na çon drejt fitores është ne Uniteti dhe ndjekja e Lidershipit.

Tags