Shkurt 11, 2022 08:39 Europe/Tirane
  • Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik (Takimi me panegjiristët e Ehli Bejtit (a.s.)

Në përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatime Zahra (s.a.), vajzës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., Ajetullah Khamenei ka zhvilluar një takim me panegjiristët dhe poetët e Ehli Bejtit (a.s.).

Në përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatime Zahra (s.a.), vajzës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., Ajetullah Khamenei ka zhvilluar një takim me panegjiristët dhe poetët e Ehli Bejtit (a.s.). Ajetullah Khamenei duke uruar këtë festë sidomos për nënat dhe gratë, mbajti një fjalim në lidhje me karakteristikat dhe privilegjet e Hazreti Fatima Zahra (s.a.).

Takimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik me panegjiristët e Ehli Bejtit (a.s.)

Hazreti Fatime Zahra (s.a.) është simbol dhe shëmbëlltyrë e rrallë e njeriut të përkryer dhe të ngritur në aspektin shpirtëror dhe personalitetin e vetë lartë e ka fituar jo për arsye se ishte vajza e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., por për arsye se kishte arritur shkallët e larta të përkryerjes dhe afrimit pranë Zotit të madhëruar dhe në të gjitha aspektet kishte virtyte të larta deri në atë masë sa që u bë shëmbëlltyrë e dalluar për të gjithë gratë dhe burrat. Ajetullah Khamenei në fillim u tërhoqi vëmendjen të pranishmëve për pozitën dhe shkallën e lartë të Hazreti Fatime Zahra (s.a.) dhe duke transmetuar një thënie nga Imam Khomejni (ra) për zbritjen e Xhibrilit pranë Hazreti Fatime Zahra (s.a.), tha: "Ky transmetim është i dokumentuar dhe ka kredibilitet të lartë dhe nuk ekziston kurrfarë dyshimi se Xhibrili zbriste pranë Hazreti Fatime (s.a.). Teksti i kësaj thënie është në këtë mënyrë: "Xhibrili vazhdimisht vinte pranë Hazreti Fatime Zahra dhe e ngushëllonte atë për vdekjen e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe e qetësonte atë me fjalët e tij dhe e informonte atë për babanë e tij dhe për vendin se ku ndodhet ai. E informonte atë se në çfarë gjendje është ai, në botën e "Barzakh" në prani të engjëjve, i tregonte për shkallën dhe pozitën e lartë të Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe e përshkruante atë për Hazretin Fatime Zahra (s.a.). Xhibrili pastaj e informonte atë për fëmijët dhe pasardhësit e saj se çfarë do t'iu ndodhë atyre në të ardhmen, e informonte atë për ngjarjen e Imam Hasanit, për ngjarjen e Qerbelasë, ngjarjen e të gjithë imamëve dhe ngjarjen e Imam Mahdiut (a.xh.) etj.". Ndërsa Imam Aliu (a.s.) qëndronte ulur dhe i shkruante këto fjalë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme".

وَ کانَ یَأتیها جَبرَئیلُ علیه السّلام فَیُحسِنُ عَزاءَها عَلَی اَبیها؛ وَ یُطَیِّبُ نَفسَها؛ وَ یُخبِرُها عَن اَبیها وَ مَکانِه؛ وَ یُخبِرُهَا بِما یَکونُ بَعدَها فِی ذُرِّیَّتِها؛

Në bazë të ajeteve të Kur'anit të shenjtë, Xhibril engjëlli i shpalljes hyjnore një herë ka zbritur pranë dikujt tjetër përveç Profetit s.a.v.s. dhe ajo është Hazreti Merjem, nëna e Profetit Isa a.s.. Mirëpo privilegji i Hazreti Fatime (s.a.) është në këtë se Xhibrili në mënyrë të vazhdueshme vinte pranë Hazreti Fatime Zahra (s.a.) Nga ana tjetër, personaliteti i jashtëzakonshëm i Hazretit Fatime Zahra (s.a.) është i tillë që Kur'ani i shenjtë në ajetin "Tat'hir" të sures Dehr dhe në ajetin "Mubahele", ka vlerësuar dhe lavdëruar Hazretin Fatime (s.a.). Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha: "Kjo që në suren "Hel Eta" në Kur'anin e shenjtë Zoti i madhëruar trajton çështjen e Hazreti Fatime Zahra (s.a.) dhe të familjes së saj, është një çështje me rëndësi shumë të madhe. Ky një flamur të cilin e ngreh Kur'ani i shenjtë, e ngreh të valëvitët mbi portën e shtëpisë së Hazretit Fatime (s.a.). Në ajetin 9 të sures Dehr të Kur'anit të shenjtë thuhet:

اِنَّما نُطعِمُکُم لِوَجهِ اللَّهِ لا نُرِیدُ مِنکُم جَزاءً وَ لا شُکورا؛

Ofrimi i shërbimit dhe ndihmës për hir të Zotit, me qëllim të pastër dhe pa pritur shpërblim në shkëmbim, për kë? Për jetimët, për të varfrit dhe për robërit. Ky rob, do të thotë robi mysliman? Nuk duket të jetë kështu që atëherë të ketë qenë ndonjë mysliman rob. Ofrimi i shërbimit dhe ndihmës pa pritur shpërblim në shkëmbim. Ky është një mësim i madh. Ky është flamuri i Hazreti Fatime Zahra (s.a.). Do të thotë se Kur'ani i shenjtë e lartëson këtë. Ose në ajetin "Mubahele"  ku thuhet "Grat tona dhe grat tuaja" (Surja Ali Imran, ajeti 61). Në kohën kur Profeti i nderuar i Islamit kishte disa gra, mirëpo me fjalën "Grat tona" ishte për qëllim vetëm Hazreti Fatime Zahra (s.a.). Për çfarë arsye? Për t'u përballur fronti i të vërtetës me frontin e të pavërtetës. Pra, ishte në këtë mënyrë. Hazreti Fatime Zahra (s.a.) është simbol i këtyre të vërtetave të larta dhe të jashtëzakonshme. Virtytet e larta dhe mirësitë e Hazreti Fatime Zahra (s.a.), janë këto".

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e ka quajtur dhe prezantuar Hazreti Fatime Zahra (s.a.) "Zonja e grave të botës" dhe "Zonja e grave të parajsës". Sipas liderit të Revolucionit Islamik të Iranit, kjo është një çështje e rëndësishme, do të thotë se Hazreti Fatime Zahra (s.a.) ka pozitë më të lartë ndaj të gjitha grave të parajsës, do të thotë zonjës Sara, zonjës Asije, zonjës Hava, zonjës Merjem të cilat të gjitha kanë qenë zonja të mëdha të historisë dhe janë "Grat e parajsës". Kjo grua e nderuar është "Zonja e grave të parajsës". Në bazë të ajeteve të Kur'anit dhe transmetimeve fetare, puna për hir të Zotit, shërbimi pa pritur shpërblim dhe përballja e të vërtetës me të pavërtetën; janë prej shenjave dhe karakteristikave të rëndësishme të Hazretit Fatime Zahra (s.a.).

Ajetullah Khamenei në vazhdim vlerësoi se shërbimi pa pritur shpërblim në shkëmbim dhe ndihma e sinqertë për njerëzit e nevojshëm janë prej shenjave dhe karakteristikave të rëndësishme të "Shoqërisë Fatimite" dhe shtoi: "Me ndihmën e Zotit, pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit emri i Hazreti Fatime Zahra (s.a.) në krahasim me periudhën e para Revolucionit Islamik, aq sa na kujtohet neve, nuk mund të themi është përhapur dhjetë herë më shumë, por ndoshta me dhjetëra e me qindra herë më shumë dhe vazhdon të përmendet e të përhapet në shoqëri gjithnjë e më shumë. Kjo do të thotë se shoqëria është një "Shoqëri Fatimite". Ndikimin e kësaj gjithashtu e kemi vërejtur dhe po e vërejmë në tërë shoqërinë. Po këtë shërbim pa pritur shpërblim, tani po e kryejnë strukturat popullore me emrin "Basixhi". Puna pa pagesë dhe pa shpërblim, këtë e kemi vërejtur në një mënyrë të veçantë gjatë periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme, e kemi vërejtur në një mënyrë tjetër gjatë lëvizjes për zhvillim shkencor. Askush nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e martir Fakhrizade, emrat e dëshmorëve të teknologjisë atomike, emrin e shkencëtarit të madh Kazemi Ashtjani. Edhe sot akoma ka shumë njerëz që nuk e dinë se kush është Kazemi Ashtjani. Këta personalitete të nderuar të cilët kanë hyrë në fushën e lëvizjes për zhvillim shkencor janë ata të cilët kanë punuar pa rroga dhe pa pritur shpërblim dhe ata kanë hapur fushat e mëdha shkencore në këtë vend për këtë popull dhe për Islamin dhe për Republikën Islamike të Iranit".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu lëvizjet mobilizuese të popullit në përballje me ngjarje të ndryshme si vërshimet, tërmetet dhe gjatë periudhës së përhapjes së pandemisë së virusit Korona, i vlerësoi si punë dhe shërbime pa rroga dhe pa pritur shpërblim që janë ofruar nga ana e qytetarëve dhe po vazhdojnë akoma. Këto shërbime janë shembull tjetër i lëvizjes së organizuar në bazë të shëmbëlltyrës së Hazretit Fatime Zahra (s.a.). E vërteta është kjo që Hazreti Fatime Zahra (s.a.) duhet të jetë shëmbëlltyrë në të gjitha aspektet sidomos në iniciativat dhe lëvizjet shoqërore dhe revolucionare.

Grupet dhe qarqet fetare përbëjnë bazat më të mëdha fetare-kombëtare në shoqërinë islame të Iranit. Ajetullah Khamenei në pjesën tjetër të fjalimit të tij vuri në dukje disa prej karakteristikave të dobëta dhe karakteristikave të forta kulturore që ekzistojnë në mesin e grupeve dhe të rinjve dashamirës ndaj Ehli Bejtit (a.s.) dhe tha se boshti i formimit të grupeve fetare si një njësi shoqërore, gjithashtu dashuria dhe respekti ndaj Ehli Bejtit (a.s.) dhe dëshira për ta mbajtur gjallë rrugën dhe shkollën e imamëve të pastër dhe kjo lëvizje është formuar që nga koha kur vetë ata imamë të nderuar ishin gjallë. Nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik, nëse një grup fetar udhëhiqet duke përdorur mënyrën dhe metodën e drejtë, me vetëdije dhe me dashuri, atëherë ai do të luajë një rol të madh në zhvillimin dhe ngritjen shpirtërore të individit, shoqërisë dhe kulturës së tij, ashtu siç ishte i rëndësishëm dhe efikas roli dhe puna e grupeve fetare gjatë periudhave të ndryshme, sidomos gjatë periudhave të Revolucionit Islamik dhe Mbrojtjes së Lavdishme. Prandaj, nga kjo mund të thuhet se grupi fetar mund të jetë një qendër e madhe për informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik vlerësoi se struktura e një grupi fetar që në Iran quhet "Hej'et", është e përbërë nga thelbi dhe kuptimi dhe nga lëvizja dhe gjallëria, ndërsa tha: "Thelbi dhe kuptimi i një grupi fetar është po ai shpjegimi dhe informimi për shkollën, prandaj grupi fetar është një qendër e rëndësishme për shpjegimin e koncepteve dhe njohurive islame dhe për të ofruar përgjigje ndaj pyetjeve të ndryshme të të rinjve në lidhje me çështjet parimore dhe stilin e jetës. Dinamizmi dhe gjallëria e grupeve fetare gjithashtu është me kuptimin e një rasti të përballjes së drejtpërdrejtë me publikun dhe transmetimin e ndjenjave".  

Duke marrë parasysh lëvizjet e gjera të armiqve të popullit të Iranit për ta informuar mbrapsht opinionin publik dhe për të shkatërruar besimin dhe bindjet e njerëzve nëpërmjet propagandës së gjerë të mediave dhe duke shfrytëzuar me mijëra specialistë të artit dhe mediave dhe me mbështetjen e madhe financiare dhe të sigurisë, Ajetullah Khamenei në fjalën e tij vlerësoi se fusha më e rëndësishme e veprimtarisë është fusha e informimit dhe vetëdijesimit dhe duke shpjeguar atë, deklaroi: "Çfarë do të thotë "xhihadi"? Xhihadi do të thotë punë dhe përpjekje për t'u përballur me armikun, mirëpo çfarëdo lloje pune nuk është xhihad. Ka shumë njerëz që punojnë dhe bëjnë përpjekje, bëjnë shumë punë shkencore, shumë punë ekonomike të cilat të gjitha janë të mira dhe me vend, mirëpo nuk janë xhihad. Xhihad është ajo përpjekje dhe ajo punë në të cilin ekziston objektivitet në përballje me armikun. Ky është xhihad. Kjo është me rëndësi që ne ta përcaktojmë fushën e xhihadit që në çdo kohë në çfarë fushe duhet të punojnë dhe të bëjmë përpjekje më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme".

Ajetullah Khamenei në vazhdim vlerësoi se trajtimi i çështjeve të përditësuara dhe nevojave ideologjike dhe intelektuale të të rinjve është një prej detyrave të aktivistëve dhe grupeve fetare dhe tha: "Grupet fetare duhet ta pyesin veten se në luftën e pamëshirshme mes të vërtetës dhe të pavërtetës dhe në përballjen mes gënjeshtrave të propagandës mediale dhe të së vërtetës, në çfarë pozite ndodhen ato dhe në çfarë mënyrë po ndjekin idealet dhe themelet kryesore të Revolucionit? Sot, të rinjtë tanë kanë pyetje të ndryshme, kanë pyetje në lidhje me stilin e jetës, kanë pyetje në lidhje me çështjet parimore. Pyetjet gjithashtu janë me vend. Rruga e përballjes me pyetjet e përditshme, është të menduarit dhe dhënia e përgjigjes. Kjo veprimtari duhet të zhvillohet në grupet fetare. Qendër e rëndësishme për këtë veprimtari, janë po këto grupe fetare".

Takimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik me panegjiristët e Ehli Bejtit (a.s.)

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim tha se ligjëruesi dhe panegjirist janë dy shtyllat e rëndësishme dhe të qëndrueshme të grupeve fetare dhe shtoi: "Panegjirizmi është një art i veçantë, një lloj i veçantë i lidhjes, ai qetëson dhe pastron zemrën e publikut dhe mënjanon dilemat nga zemrat e njerëzve. Gjithashtu e bën dëgjuesin që të thellohet në ngjarjet e historisë dhe nuk e mban dëgjuesin në kohën e tanishme. Panegjiristi me artin e vet i çon zemrat e njerëzve në thellësitë e ngjarjeve të historisë dhe i sqaron atij të vërtetat e historike. Pastaj, panegjiristi me veprën e tij i jep publikun njohuri fetare, morale dhe politike. Do të thotë se një panegjirist i grupeve fetare zhvillon gjithë këtë veprimtari. Prandaj, ky art është njohuri fetare, njohur morale dhe gjithashtu njohuri politike".

Një prej funksioneve shumë të rëndësishme të grupeve fetare është krijimi i modeleve duke u bazuar mbi bindjet fetare dhe duke respektuar normat dhe vlerat përkatëse. Kjo çështje pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran,  është përhapur me moto të njohurisë, vetëdijesimit dhe parimeve morale. Lideri suprem i Revolucionit Islamik duke vlerësuar këtë çështje, tha se në veprimtarinë e grupeve fetare, ashtu si në veprimtaritë e tjera, ekziston nevoja për iniciativë dhe novacion, mirëpo duhet pasur parasysh se ky novacion të mos rezultojë me shkeljen e normave, identitetit dhe të vërtetës së tij. Me fjalë të tjera, ky novacion nuk duhet të krijojë shtrembërime në lëvizjen tuaj dhe në realizimin e programeve të grupeve fetare. Ajetullah Khamenei në vazhdim theksoi: "Edhe në këndimin e elegjive fetare edhe në këndimin e lëvdatave, gjithashtu edhe në ligjërata të tjera, duhet të paraqiten çështje përmbajtësore dhe të dokumentuara. Prandaj, ju duhet të lexoni, duhet të punoni më shumë dhe duhet të hulumtoni më shumë libra. Natyrisht e di se shumë prej veprimtarëve të kësaj fushe e bëjnë këtë me vullnet dhe seriozitet. Lexojnë, hulumtojnë vepra të dalluara në lëmi të ndryshme dhe kanë zotërim të mirë edhe mbi letërsinë edhe mbi burimet fetare. Duhet të përkushtohemi që këto karakteristika të përgjithësohen, për arsye se një fjalë e dobët është e rrezikshme".

Ajetullah Khamenei në fund të këtij takimi vlerësoi punën e poetëve dhe lavdëruesve të Ehli Bejtit (a.s.).

Tags