Shkurt 11, 2020 11:31 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, përparimet dhe sukseset në shkencë dhe teknologji 3

Irani sot është në prag të dyzet e një vjetorit të jetës së Republikës Islamike. Një nga arritjet më krenare të Iranit në këto vite është arritja e zhvillimit shkencor dhe teknologjik.

Me fitoren e Revolucionit Islamik u zhvillua një revolucion i madh në të gjitha sferat. Lëvizja shkencore e vendit gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim. Vëmendja dhe theksimi i veçantë  liderit suprem të Revolucionit Islamik ndaj domosdoshmërisë së zhvillimit të shpejtë shkencor të vendit ka bërë që Irani të jetë një nga 10 vendet më të mira në fushën e teknologjisë dhe hulumtimit në fushën e qelizave burimore dhe të renditet në vendin e 6-të në botë në fushën e nanoteknologjisë.  Edhe në fushën hapësinore, megjithëse aktiviteti në këtë zonë ka filluar vonë, vitet e fundit Irani ka bërë  një hap përpara duke dërguar satelitë dhe duke dërguar qenie të gjalla në hapësirë. Irani është renditur në mesin e 9 vendeve në botë për ciklin e plotë të teknologjisë hapësinore. Arritjet e Iranit në sferën e aero-hapësirës janë një kapitull i rëndësishëm i suksesit shkencor të Iranit. Irani ka bërë përparime të mëdha në projektet e industrisë së hapësirës dhe raketave, gjë që është shumë befasuese. "Arritjet e shkencëtarëve iranianë në fushën e robotikës janë të mahnitshme", thotë Andrey Yefstratov, një ekspert rus për çështjet e Lindjes së Mesme. Fitoret e robotëve të Republikës Islamike në garat e specializuara ndërkombëtare mund të konsiderohen si pasqyrim i këtij fakti. Yefstratov përmend gjithashtu praninë e shkencëtarëve iranianë në zbatimin e një projekti të gjerë të energjisë bërthamore në projekte ndërkombëtare: Këto zhvillime tregojnë se shkencëtarët iranianë janë pionierë në shumë fusha shkencore në të gjithë botën. Në fushën e mjekësisë, Irani ka pasur shumë arritje dhe suksese dhe në fushën e shërbimeve higjienike pas revolucionit islamik, Iranit me gjithë sanksionet e padrejta ka bërë të mundur shtimin e shpresës për jetesë, ka ulur numrin e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, ka zgjeruar shkencën e mjekësisë dhe metodat e kurimit dhe ka bërë progrese jashtëzakonisht të mëdha në teknologjitë e reja për prodhimin e medikamenteve në botë.

Irani me gjithë sanksionet dhe presionet e vendeve arrogante dhe duke u mbështetur tek dija dhe shkenca vendase dhe me anë të përpjekjeve të të rinjve ekspertë, arriti ciklin e plotë të karburantit bërthamor, që për nga teknologjia dhe shkenca në këtë fushë renditet në vendet e pakta në botë poseduese të kësaj teknologjie. Progreset shkencore dhe arritjet e Iranit në teknologjinë e re në një kohë shumë të shkurtër ka habitur të gjithë mediat e botës. Sajti Idgconnect, më 19 janar të vitit 2015 në një artikull të quajtur “ Pozita shkencore e Iranit”, shkruar nga Andreu Braun, përmend shpejtësinë e rritjes së prodhimeve shkencore të Iranit dhe thotë; Ndoshta për vendet perëndimore që janë mësuar të dëgjojnë për Iranin vetëm lajme të tilla si arma bërthamore, sanksionet ndërkombëtare, ligjet e ashpra ndëshkuese etj, do të jetë e habitshme të dëgjojnë se Irani për nga rritja e hulumtimeve shkencore renditet  i pari në botë, mirëpo për ata që kanë monitoruar programin bërthamor të Iranit, dëgjimi i këtij lajmi nuk është shumë i habitshëm.

Baza dhe themeli i programit bërthamor të Iranit është shkenca dhe Irani vazhdon të arrijë suksese të konsiderueshme në shkencë. Ali Akbar Salehi kryetari i AEAI, në ceremoninë e 11-vjetorit të ditës kombëtare të teknologjisë bërthamore njoftoi vënien në funksion të fazës së parë të qendrës së rrezatimit industrial duke përdorur simulantët rudutron, qendrën për prodhimin e radio medikamenteve PET me qëllim prodhimin e medikamenteve FDG si dhe fabrikën e parë të prodhimit të gurëve të uraniumit dhe tha: Irani është vendi i katërt në botë dhe vendi i parë në Azinë Perëndimore që përfiton nga dija dhe shkenca dhe faza e parë laboratorike e izotopeve të qëndrueshme në qendrën Fordo së shpejti do të vihet në funksion për hulumtimet dhe studimet strategjike bërthamore.

Sipas një raporti të Scopus, Irani për nga prodhimi i artikujve hulumtues dhe shkencorë renditet i 17-i në botë. Kjo qendrës statistikore shkencore, është një prej qendrave më të njohura në botë për publikimin e hulumtimeve dhe studimeve universitare dhe që bën renditjen e vendeve në bazë të artikujve të lëshuar shkencorë. Andreu Broun pasi vë në dukje se shpejtësia e prodhimeve shkencore në Iran në fusha të ndryshme shkencore është shkaku i progresit shkencor të Iranit, thotë: Ashtu si në shumë vende të përparuara të botës, prodhimi shkencor në Iran nuk mund të jetë aksidental pasi qeveria ka bërë mbështetje të fuqishme për hulumtimet shkencore dhe aktualisht ajo mbulon 75% të shpenzimeve të hulumtimeve shkencore në nivelet më të larta arsimore dhe industriale. Shelomi Majtel, një hulumtues i njohur izraelit duke reaguar ndaj rritjes së shpejtë shkencore të viteve të fundit të Iranit, më datë 6 janar 2016 publikoi një raport paralajmërues duke iu drejtuar funksionarëve të regjimit sionist, raport I titulluar “ A do të jetë Irani fitues i luftës teknologjike?” dhe që është publikuar në sajtin Jerusalem Post.  Herzl Halevi, ish kreu i shërbimit informativ të ushtrisë së regjimit sionist më 29 tetor të vitit 2016 në një takim sekret në universitetin e menaxhimit në Tel Aviv ka thënë: “ Nëse më pyesni mua, nëse mes Iranit dhe Izraelit në 10 vitet e ardhshme do të ketë luftë apo jo, unë do t’iu përgjigjem në formë shumë të habitshme. Duhet të them se ne aktualisht ndodhemi në luftë me Iranin. Ne jemi në luftë teknologjike me Iranin. Inxhinierët tanë aktualisht janë implikua rnë luftë me inxhinierët iranianë dhe kjo luftë intensifikohet çdo ditë e më shumë. Herzl Halevi në një intervistë për revistën Haaretz thotë: Qe nga koha e fitores së revolucionit islamik në vitin 1979 e deri më sot, universitet dhe studentët iraniane janë 20-fishuar ndërkohë që kjo shifër në Izrael është 3.5-fishuar. Futjet e studentëve në degët e inxhinierisë, teknologjisë dhe dijes bazë në Iran, janë në nivele të jashtëzakonshme. Sipas një shkrimi të Shelomi Majtel aktualisht 2 milion studentë vazhdojnë studimet në degën e inxhinierisë dhe shkencave bazë që në krahasim me vitin 2004 është shtuar 162%. Ai pohon se zhvillimet dhe sukseset reale në progresin shkencor ka habitur botën. Sipas të dhënave të disa kompanive shumëkombëshe Tomson Reuteres e cila mbledh të dhënat botërore dhe qendra e saj ndodhet në NJu Jork dhe Toronto, thotë se Irani për nga rritja e shpejtë e numrit të artikujve shkencor të publikuar në revistat ndërkombëtare, mban renditje të konsiderueshme në botë. Shelomi Majtel sa i përket arsyes së rritjes së shpejtë të dijes në Iran njëkohësisht me sanksione ndërkombëtare shkruan se thelbi i faktit qëndron se sanksionet ekonomike që perëndimi i ka imponuar Iranit, në fakt janë bërë shkak për rritjen e shpejtë të prodhimeve të artikujve shkencorë të Iranit.

Organizata UNESCO në raportin mbi sektorin shkencor të kësaj organizate që mban titullin “ Drejt vitit 2030” shkruan: Sanksionet për Iranin kanë krijuar sfidë të madhe për politikanët që të përqendrohen për prodhimin e pasurisë nëpërmjet industrisë dhe investimit të njerëzve duke kthyer ekonominë nga ajo në burime në një ekonomi novatore dhe shkencore. Sipas raportit të UNESCO-s Irani për nga niveli i pozitave shkencore në nano-teknologji renditet i 7-I në botë dhe nga viti 2006 e deri në vitin 2011 numri i kompanive aktive në fushën e novacionit dhe shkencës është dyfishuar. Hyrja e suksesshme e Iranit në rangun e vendeve të përparuara në fushën e shkencave të reja, të tilla si nanoteknologjia, është një nder tjetër për Iranin pas fitores së revolucionit. Irani renditet tani në vendin e shtatë në botë në këtë fushë. Në shkencat dhe teknologjitë e tjera moderne, iranianët pasi kanë arritur suksese globale në olimpiada të ndryshme shkencore dhe botërore, kanë treguar se mund të bëjnë përparim dhe progres edhe në kushtet e sanksioneve më të rënda. Lideri suprem i revolucionit në këtë drejtim lidhur me arritjet e bëra, ka thënë: "Të gjitha këto zhvillime shkencore, sociale dhe teknike kanë ndodhur në kushtet e sanksioneve  dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ata mbyllën portat e shkencës, mbyllën portat e teknologjisë mbi ne, bllokuan rrugët, nuk na shitën produktet që na duheshin, dhe ne e bëmë progresin tonë kështu. Ajetollah Ali Khamenei, duke shprehur rëndësinë e këtyre zhvillimeve dhe duke përmendur ndërprerjen e plotë të varësisë së Iranit nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi: Armiku është thellësisht i inatosur dhe i shqetësuar për shndërrimin e Iranit nga një "shtet i prapambetur dhe i varur" në një shtet "me ndikim, me zhvillim dhe gjithnjë e më shumë me influencë politike, mbrojtëse dhe shkencore".

 

Tags

Komente