Shkurt 11, 2020 11:34 Europe/Tirane
  • Lufta kundër arrogancës botërore, shëmbëlltyrë kur’anore e Revolucionit Islamik të Iranit

Miq të nderuar jemi pranë jush me programin special me rastin e Dhjetëditëshit të Faxhrit dhe përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë edicion do të flasim për shembullin e Kur’anit të shenjtë në luftën kundër arrogancës botërore.

Dielli i shkëlqyeshëm i Revolucionit Islamik edhe pas katër dekadave të jetës së tij, po vazhdon të shkëlqejë me krenari në faqen e historisë. Ky është revolucioni më i madh që ka krijuar ndryshimin më të thellë të vlerave dhe ideologjik në epokën bashkëkohore dhe arkitekti i tij i madh Imam Khomejni (ra) ka treguar Islamin e burimor të Hazrtit Muhamed s.a.v.s. në skenën e zhvillimeve shoqërore dhe në luftën kundër arrogancës. Sot lufta kundër arrogancës dhe sistemit hegjemonist është paraqitur si një çështjeje e përgjithshme në mesin popujve liridashës dhe Irani është njohur si flamurtar i kësaj lëvizje. Në zhvillimin e Iranit Islamik mjafton kjo që sa më shumë që kalon jeta e Revolucionit Islamik aq më shumë po shfaqen figurat e komplotistëve ndërsa vlerat shndritëse të Revolucionit Islamik po zbulohen gjithnjë e më shumë. Nuk ekziston kurrfarë dyshimi se ky Revolucion është pikëfillues e një lëvizje të mendimit islam dhe ka rezultate të shumta në nivele të ndryshme të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Një prej rezultateve të këtij Revolucioni, është forcimi i Boshtit të Rezistencës Islame përball arrogancës botërore dhe modeli i kësaj lufte ndodhet në mësimet dhe udhëzimet e Islamit.   

Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë thotë:

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِکَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِیسَ أَبَى وَاسْتَکْبَرَ وَکَانَ مِنَ الْکَافِرِینَ

“Dhe pasi që i urdhëruam engjëjt që të përulen para Ademit, të gjithë u përulen me përjashtim të djallit i cili u rebelua dhe tregoi arrogancë dhe u bë prej jobesimtarëve”. “Istekbar” është një koncept kur’anor dhe tregon një veprim ose një sjellje që është treguar gjatë rebelimit dhe mosnënshtrimit të djallit para urdhrit të Zotit të madhëruar i cili e kishte urdhëruar atë të përulet para Hazretit Aderm a.s., por djalli nuk kishte pranuar. Po ai djalli i cili ishte rebeluar dhe nuk ishte nënshtruar para urdhrit të parë të Zotit, ishte përbetuar se do të bëjë çdo gjë për t’i devijuar njerëzit nga rruga e drejtë dhe Zoti i madhëruar pikërisht për këtë arsye e ka quajtur atë armik të hapur të njerëzve. Sipas asaj që thuhet në ajetin 34 të sures Bekare të cilin e paraqitem më lartë, djalli ishte i pari ai që tregoi arrogancë dhe e konsideroi vetën më të lartë se njeriu dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është kjo që ai nuk iu nënshtruar urdhrit të Zotit të madhëruar dhe pikërisht për këtë arsye u dëbuar nga ana e Zotit të madhëruar.

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, e ka quajtur Amerikën “Arroganca Botërore” dhe “Shejtani i Madh” dhe e konsideron atë faktor të mjerimit dhe të keqes së çdo populli i cili e ndjek atë dhe bënë kompromis me atë. Për të gjithë botën është vërtetuar se miqësia me Amerikës është shkaktar i poshtërimit dhe nënçmimit dhe çdo vend duke përfshirë edhe aleatët e Amerikës kanë krijuar mosbesim te ky shtet sepse natyra arrogante, e dhunshme, shfrytëzuese, luftënxitëse dhe e pabesueshme e amerikanëve është e pandryshueshme. Pikërisht për këtë arsye, edhe Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, e konsideron Amerikës shembull të arrogancës me plotë kuptimin e fjalës.

Njeriu arrogant dhe shteti arrogant, do të thotë është ai person dhe ai shtet që synon të ndërhyjë në çështjet e njerëzve dhe popujve të tjerë, për t’i ruajtur interesat e tyre ata ndërhyjnë në të gjitha punët e tyre të brendshme, por veten e konsideron i lirë dhe nuk i jep përgjigje askujt. Arroganti ndërhyn në çdo vend dhe mundohet që ta boshatisë atë vend, do të thotë se derisa ka mundësi, çdo gjë të atij vendi e konfiskon dhe e shfrytëzon në interes të vetin. Në anën e kundërt të këtij fronti të padrejtë dhe të dhunshëm, ndodhet një grup i cili lufton me arrogancën dhe nuk i nënshtrohet kësaj politike të dhunshme. Lufta kundër arrogancës do të thotë se një popull nuk i nënshtrohet politikës ndërhyrëse dhe imponuese të fuqisë arrogante ose të njeriut arrogant apo të shtetit arrogant dhe populli i Iranit e konsideron veten luftëtar kundër arrogancës dhe për këtë arsye kurrë nuk është nënshtruar politikës së dhunshme të shtetit të Amerikës.

Zoti i madhëruar në ajetin 43 të sures Fatir në Kur’anin e shenjtë thotë:

اسْتِکْبَارًا فِی الْأَرْضِ وَمَکْرَ السَّیِّئِ وَلَا یَحِیقُ الْمَکْرُ السَّیِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِ فَهَلْ یَنْظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ الْأَوَّلِینَ فَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَبْدِیلًا وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَحْوِیلًا

“Motivi i këtij veprimi të tyre ishte vetëm arroganca mbi tokë dhe ishte intrigë e keqe dhe intriga e keqe do ta dëmtojë vetëm pronarin e saj, pra a presin ata diç tjetër përveç traditës së shëmtuar të paraardhësve, ndërkohë që kurrë nuk mund të gjesh ndryshim për ligjin e Zotit”. Zoti i madhëruar në këtë ajet thotë se largimi i njerëzve të humbur nga e vërteta janë dy shkaqe. Shkaku i parë është se ata ndjekin rrugën e arrogancës në tokë dhe kurrë nuk pranuan t’i nënshtrohen urdhrit të Zotit. Shkaku i dytë është intrigat dhe mashtrimet e këqija dhe djallëzore ata i kanë vendosur në krye të programit të punës. Në kohën kur mashtrimet dhe intrigat e këqija e dëmtojnë vetëm pronarin e tyre dhe ata do të skandalizohen përpara Zotit dhe të Dërguarit të Zotit dhe do të turpërohen pranë Fronit Hyjnor dhe ata do të përballen me po atë fat të keq me të cilin janë përballur paraardhësit e tyre që secili prej tyre janë ndëshkuar me dënime të rënda.

Në përballje me moralin rebelues dhe tiranik që ka sot arroganca botërore, ekziston vetëm një faktor i cili mund ta ndalë atë dhe të ndalojë avancimin e kësaj tiranie dhe ky faktor është zgjimi dhe vullneti i popujve. Kur një popull është i zgjuar, ai i njeh të drejtat e veta, e njeh armikun, e di shumë mirë qëllimin e armikut dhe merr vendim që të qëndrojë e të rezistojë përball tij. Prandaj as fronti i arrogancës dhe Amerika dhe të gjithë pajisjet ushtarake të tjera nuk mund të bëjnë asgjë kundër atij popull. Kjo është pikërisht ajo pika esenciale që Revolucioni Islamik ka theksuar në atë që nga fillimi dhe mbi këtë themel të fortë, ka ndërtuar sistemin shtetëror politik islamik të tij. Zoti i madhëruar atyre të cilët duke u mbështetur në Fuqinë Hyjnore, qëndrojnë dhe rezistojnë përball tiranëve dhe arrogantëve, u jep këtë premtim:

إِنَّ الَّذینَ قالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَیْهِمُ الْمَلائِکَةُ أَلاَّ تَخافُوا وَ لا تَحْزَنُوا وَ أَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتی‏ کُنْتُمْ تُوعَدُونَ»،

“Me siguri të plotë se ata të cilët kanë thënë Zoti ynë është Allahu pastaj kanë treguar rezistencë, engjëjt zbresin pranë tyre dhe u thonë atyre që mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni dhe po u lajmërojmë juve për parajsën që u është premtuar juve”. (Fusilet, ajeti 30).

Spikeri...

Mosmarrëveshja e fuqive arrogante me Republikën Islamike të Iranit është rreth kësaj se Republika Islamike dëshiron që Irani të jetë me dinjitet, i pavarur dhe vota e qytetarëve të sundojë në këtë vend dhe jo vota e fuqive arrogante dhe atyre që ushtrojnë politikë të dhunshme. Zoti i madhëruar në ajetin 8 të sures Saf në Kur’anin e shenjtë thotë:

یُرِیدُونَ لِیُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ کَرِهَ الْکَافِرُونَ

“Ata dëshirojnë që me gojën e tyre ta shuajnë dritën e Zotit ndërkohë që Zoti i madhëruar do ta bëjë të plotë dritën e vet edhe pse këtë nuk e dëshirojnë jobesimtarët”. Prandaj, ne duhet të kemi besim te premtimet e Zotit dhe të qëndrojmë të palëkundur dhe në bazë të ajetit kur’anor:

وَلا تَهِنوا وَلا تَحزَنوا وَأَنتُمُ الأَعلَونَ إِن کُنتُم مُؤمِنینَ

“Të mos dobësohemi, të mos pikëllohemi, sepse nëse do të kemi besim, do të jemi superior dhe do të fitojmë” (Ali Imran, ajeti 139). Zoti i madhëruar ka premtuar që “Hezbullah” (ndjekësit e rrugës së Zotit) është ngadhënjimtar dhe dinjiteti do t’u takon atyre ndërsa ndjekësit e shejtanit dhe ushtria e djallit gjithnjë do të jenë të mposhtur dhe të dështuar, siç thuhet në këtë ajet kur’anor:

وَمَنْ یَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِینَ آمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ

“Dhe ata të cilët e pranojnë sundimin e Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe të personave besimtarë, janë ngadhënjimtarë; sepse partia dhe ndjekësit e rrugës së Zotit janë ngadhënjimtarë” (Maide, ajeti 56).

Imam Khomejni (ra) ka thënë: “Bërtitni sa më shumë që mundeni ndaj Amerikës!”. Sot Republika Islamike e Iranit me zë të qartë, pa frikë dhe pa u frikësuar fare nga kërcënimi i armikut dhe pa u tmerruar fare nga fuqia e armikut, thërret me zë të lartë kundër padrejtësisë, kundër hegjemonisë, kundër shfrytëzimit dhe kundër arrogancës dhe po ushtron ndikim edhe mbi popujt e tjerë. Populli i Iranit duke ndjekur si shembull mësimet kur’anore, gjithnjë ka theksuar nevojën për ta ruajtur dinjitetin dhe pavarësinë e vendit dhe kurrë nuk e ka pranuar hegjemoninë ndaj të vërtetës, por sipas urdhrit të Kur’anit të shenjtë, të vërtetën e ka konsideruar ngadhënjimtare dhe të pavërtetën të humbur. (Isra’e, ajeti 81). Çelësi shfrytëzimit të dinjitetit nga ana e profetëve të Zotit dhe besimtarëve gjithashtu është varësia e tyre nga Zoti dhe kërkimi i dinjitetit vetëm nga Zoti. Burimi i dinjitetit është Zoti dhe rruga e arritjes deri te dinjiteti është mendimi dhe besimi i pastër dhe vepra e mirë. Kjo është për arsye se vepra e mirë forcën besimin e drejtë e cila e çon njeriun drejt Zotit dhe kur njeriu afrohet pranë Zotit, arrin në qendër të dinjitetit dhe rezultat i lidhjes me qendrën e dinjitetit është fitorja dhe ngadhënjimi.

Lufta me arrogancën nuk mund të ndalet dhe të pushojë dhe vazhdon përgjithmonë, sepse derisa të ekzistojë e pavërteta, e vërteta do të qëndrojë përball të pavërtetës. Pikërisht për këtë arsye, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei thotë: “Nëse nuk ekziston lufta kundër arrogancës, ne në asnjë mënyrë nuk jemi ndjekës të Kur’anit”. Shoqëria e Iranit e cila aktualisht është bërë një shëmbëlltyrë e luftës kundër arrogancës për popujt e tjerë dhe si e tillë konsiderohet për të gjithë botën. Sot më shumë se në të kaluarën shoqëria iraniane ka nevojë që duke u mbështetur te Zoti i madhëruar dhe duke marrë shembull mësimet kur’anore dhe nën drejtimin e liderit suprem, të luftojë kundër çfarëdo lloje arrogante dhe padrejtësie dhe të deklarojë distancimin e vet nga shtetet arrogante. Prandaj është e natyrshme që mbrojtja e dinjitetitm, fuqia dhe vetëbesimi në shoqëri, janë të nevojshme dhe të domosdoshme për ta kundërshtuar arrogancën botërore dhe në këtë mënyrë forcohen hapat e njeriut dhe afrohet sa më shumë fitorja në këtë drejtim.

Tags

Komente