Shkurt 11, 2020 11:37 Europe/Tirane
  • Elementët e fuqisë së sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit nga pikëpamja e Ajetullah Khamenei

Amerika pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, ka projektuar e zbatuar shumë komplote në përmasa të gjera për ta rrëzuar sistemin e Republikës Islamike të Iranit.

Armiqtë e Iranit Islamik gjithnjë në programet e tyre kanë ndjekur tre lloj qëllimesh afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate ku qëllimet afatshkurtër dhe afatmesme të tyre ishin dobësimi gradualisht dhe fazë pas faze Iranin.

Qëllimi afatgjatë i armiqve gjithashtu ishte shkatërrimi i bazës kryesore të sistemit shtetëror. Armiqtë kanë ndjekur metoda të ndryshme për ta goditur bazën kryesore të sistemit islamik të Iranit. Në këtë kuadër, Shtëpia e Bardhë në disa vite të fundit kishte në kokë ëndrrën për të krijuar sa më shumë trazira në Iran dhe për ta çuar këtë vend drejtë shkatërrimit nga brenda. Amerika me këtë lëvizje, është munduar që të përball Iranin kriza të gjera në dy nivele: së pari në nivelin e brendshëm dhe së dyti në nivelin rajonal.

Pika fillestare e këtij komploti ishte keqpërdorimi i çështjeve të krijuara pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, të cilat u organizuan në mënyrë madhështore me pjesëmarrjen e 85% të qytetarëve iranianë në zgjedhje. Ata në këtë kuadër, komplotet që ishin projektuar në zyrat e Londrës, Uashingtonit dhe Tel Avivit i vendosen në zbatim duke shfrytëzuar edhe neglizhencën e disa elementëve të brendshëm me qëllim t’i imponojnë një skenar të trazirave gjatë ditëve pas zgjedhjeve për sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.

Njollosja e pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve në zgjedhjet presidenciale ishte një prej qëllimeve të rëndësishme që është ndjekur në kuadër të një komploti të llojit trazirave qytetare. Mahdi Fazaili, ekspert i çështjeve politike, duke përmendur këtë çështje se shpenzimet e kësaj lëvizje u imponuan për vendi, tha: “Një prej arsyeve të ndërlikimit komplotit të vitit 2009, ishte kjo që lëvizja anti-revolucionare nxori në skenë të gjitha kapacitetet e veta në atë periudhë. Ato kapacitete nuk ishin nxjerrë në skenë vetëm për zgjedhjet, por qëllimi kryesor i tyre ishte rrëzimi i sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit”.

Në realitet, qëllimet e Amerikës gjatë komplotit të vitit 2009, ndiqeshin në bazë të politikës “një plumb, dy objektiva”. Projektuesit e këtij komploti nga njëra anë kishin vënë në shënjestër korrektësinë dhe shëndetin e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër, në kokë kishin ëndrrën për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike. Dokumentet dhe dëshmitë që u zbuluan pas këtij komploti, treguan se disa faktorë nga jashtë dhe nga ana e Amerikës dhe të disa shteteve evropiane, kishin marrë në dorë drejtimin e këtij komploti.

Sa’dullah Zare’ij, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në analizën e elementëve me ndikim në këto lëvizje, vë në dukje rolin e mediave dhe ndërhyrjeve të disa autoriteteve zyrtare në Amerikës dhe Evropë në mbështetje ndaj dirigjuesve të këtij komploti dhe thotë: “Këto lëvizje ashtu sikur që kanë bashkëpunuar me armikun gjatë 8 viteve të luftës imponuese dhe ishin shndërruar në njësi për forcat irakiane të regjimit Ba’th, gjithashtu u aktivizuan edhe në vitin 2009 dhe hyrën në skenë dhe mbështetën trazirat”.

Qëllimi i vërtetë i Amerikës gjatë këtyre zhvillimeve si dhe gjatë një varg ngjarjeve të viteve 2017 dhe 2019, ishte futja e Iranit në disa trazira të improvizuara nëpërmjet krijimit të përçarjeve dhe konflikteve të brendshme. Pikërisht për këtë arsye, Amerika përpjekje e veta i kishte përqendruar në kuadër të njollosjes së imazhit të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe ftohjen e qytetarëve nga pjesëmarrja në proceset politike të vendit.

Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane, në librin e saj me titull “Zgjedhjet e vështira”, ka shpjeguar vendimet e vështira të cilat u detyruar ajo t’i marrë gjatë periudhës kur drejtonte Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo në një pjesë të librit të kujtimeve të saj flet për çështjen e trazirave pas zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe shkruan: “Qeveria e Barak Obamas, presidentit të Amerikës, në vitet pas trazirave të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009 në Iran, duke shpenzuar me dhjetëra milionë dollarë, ka trajnuar mbi 5000 persona prej opozitarëve të Iranit anë e mbanë botës”.

Lëvizja e komplotit receta e së cilës shkruhej nga Londra dhe Uashingtoni, përgjatë disa muajve ka krijuar trazira në disa qytete të Iranit, mirëpo më datë 30 dhjetor 2009, qytetarët iranianë me një pjesëmarrja me miliona njerëz, dolën në rrugë dhe sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, pushtuan një prej majave të paharrueshme dhe me vigjilencën dhe duke njohur pozitën dhe rrethanat, thyen atmosferën e mjegulluar dhe duke u mbështetur në besimin dhe me vullnetin hyjnor, shënuan një ditë të paharruar në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit.

Një vështrim mbi sjelljet, marrjen e qëndrimeve dhe qasjen e politikës së jashtme të Amerikës gjatë viteve dhe dekadave të kaluara, tregon se qëllimi kryesor i politikanëve të Amerikës është depërtimi në brendësinë e Revolucionit dhe hyrja në hapësirën e sigurisë së Republikës Islamike të Iranit. Disa teoricienë këtë lëvizje e kanë quajtur me emrin “luftëra kompozite” Amerika në luftërat kompozite duke shfrytëzuar aparatin propagandistik dhe medial dhe gjithashtu rrjetin e gjerë të ndikimit ekonomik dhe politik, luan rol të madh në organizimin e luftërave kompozite kundër vendeve në shënjestër.  

Andrew Korybko, gazetar dhe analist politike, në një pjesë të librit të tij me titull “Luftërat kompozite”, vë në dukje ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009 në Iran dhe shkruan: “...Amerika pas eksperiencës katastrofale dhe me plotë shpenzime të luftës me Irakun dhe pushtimin ushtarakisht të këtij vendi në vitin 2003 e më pas, ka shtuar varësinë e vet për luftëra kompozite, sepse nga lufta e Irakut ka marrë këtë mësim të paharruar se sa rëndësi kanë luftërat nëpërmjet transferimit të tyre te aleatët e vet rajonal që ndjekin politikë të harmonizuar. Me fjalë të tjera, Amerika ka vendosur që largohet në masë shumë të madhe nga lufta e zakonshme dhe të përqendrohet më tepër në luftërat zëvendësuese. Këto luftëra esencialisht janë luftëra asimetrike “të brendshme/civile” që zakonisht strukturat ushtarake-të sigurisë së vendit në shënjestër zakonisht nuk kanë gatishmërinë e duhur për t’u përballur me luftëra të tilla”.

Organizuesit e luftës kompozite duke shfrytëzuar dhe përdorur dallimet fetare, historike, shoqërore-ekonomike dhe dallimet sunduese dhe fizike në bazë të gjeografisë, synojnë të fitojnë sa më shumë privilegje politike. Amerika në këtë kuadër ka bërë përpjekje që nëpërmjet sanksioneve të gjera dhe llojeve të tjera të veprimeve dekstriktive ekonomike, të dobësojë edhe qeverinë e Iranit me anë të këtyre metodave nga aspekti struktural. Këto dëshmi dhe dokumente tregojnë se Amerika po bënë përpjekje që ta shfrytëzojë çdo rast të krijuar. Theksimi dhe paralajmërimi disa herë i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për të qenë vigjilencë dhe për vetëdijesim përball depërtimit të armikut me në krye Amerikën, është i rëndësishëm nga ky aspekt se armiku pandërprerë kërkon mënyra dhe rrugë për të hyrë dhe depërtuar në brendësinë e Revolucionit Islamik dhe sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe nëpërmjet këtyre metodave të realizojë qëllimet e saj final që është rrëzimi i Republikës Islamike.

Noam Chamsky, teoricien dhe analist i dalluar amerikan, në lidhje me arsyet e vërteta të armiqësisë së Amerikës me Iranin, thotë: “Amerika dhe Izraeli nuk mund të durojnë një fuqi të pavarur në një rajon të cilin e konsiderojnë të drejtë të tyre”.

Ky analist amerikan duke thënë se përgjatë gjashtë dekadave të kaluara nuk ka kaluar as edhe një ditë që Uashingtoni të mos ketë menduar për ta goditur Iranin, kujton: “Pas grusht shtetit 1935, mori pushtetin një diktator të cilin Organizata Amnisty International e ka prezantuar si njërin prej shkelësve më të mëdhenj të të drejtave të njeriut. Menjëherë pas rrëzimit të këtij diktatori në Iran, Sadam Husejni me mbështetjen e Amerikës, sulmoi ushtarakisht Iranin. Me qindra iranianë janë vrarë që një pjesë e madhe e tyre si rezultat i sulmeve me armë kimike. Mbështetja e Ronald Reagan (ish-presidentit amerikan në atë kohë) ndaj mikut të tij ishte shumë e madhe dhe në kohën kur Iraku edhe sulmoi anijet amerikane USS Stark dhe vrau 37 marinar amerikanë, u përball vetëm një paralajmërim të vogël nga ana e Amerikës. Ronald Reagan gjithashtu është munduar ta konsiderojë Iranin fajtor për sulmin me armë kimike të Sadam Husejnit kundër kurdëve të Irakut”.

Chamsky në vazhdim thotë: “Më në fund Amerika në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndërhyrë në luftën Irak-Iran që rezultojë me shkaktimin e pasojave të këqija për Iranin. Pastaj presidenti tjetër amerikan Xhorxh Bush ka kërkuar nga ekspertët atomik të Irakut që shkojnë në Amerikë për trajnime më të sofistikuara për prodhimin e armëve bërthamore që këtë vend ta shndërrojnë në një kërcënim serioz kundër Iranit. Me siguri se Uashingtoni ishte forca kryesore për sanksionet e ashpra kundër Iranit dhe deri më tani po vazhdon të njëjtën rrugë”.

Ky analist dhe teoricien politik në vazhdim duke vë në dukje qasjen e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës, ndaj Iranit, deklaroi: “Edhe Trump në rolin e tij i është bashkuar diktatorëve më shtypës që të flasë kundër Iranit. Megjithatë kjo armiqësi e Amerikës daton që nga periudhat e mëparshme dhe ka rrënjë në të kaluarën”.

Populli i Iranit duke u mbështetur në unitetin dhe vigjilencën e vet në njohjen e armikut, gjithnjë ka neutralizuar komplotet e armiqve dhe nuk i ka lejuar ata që të realizojnë qëllimet e tyre. Populli iranian ka qëndruar dhe rezistuar përball të gjitha intrigave dhe komploteve të armiqve dhe e ka vërtetuar se armiqtë nuk mund të depërtojnë në brendësinë e tij.  

Ashtu siç ka thënë edhe lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka thënë, shpenzimet e mëdha dhe planet e ndërlikuara të Amerikës për të krijuar mosmarrëveshje dhe konflikte politike, fetare, etnike dhe gjuhësore në Iran janë të padobishme dhe kanë dështuar dhe me të vërtetë zhvillimi dhe progresi i Iranit në periudhën e presidentit aktual të Amerikës, po vazhdon me intensitet të madh. Sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, “ëndrrën për t’u larguar nga skena ose për ta dobësuar Republikën Islamike të Iranit, ata do ta çojnë në varrë”.

Tags

Komente