Shkurt 11, 2020 11:38 Europe/Tirane
  • Rrezatimi i dritës së besimit nën lëvizjen e imam Khomeinit (ra)

Ahmed Huber, dijetar dhe  gazetar zviceran thotë: Imam Khomejni(ra) është zgjuesi i të gjithë monoteistëve në epokën e sotme. Ringjallja e fesë dhe e besimit në një botë ku mbizotëronte materializmi dhe idetë anti-fetare dhe ku shoqërisë i ishte bllokuar fyti, i dedikohet imam Khomeinit (ra) dhe shokëve të revolucionit islamik.

Fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit në Shkurt 1979 jo vetëm që çoi në rënien e sundimit tiranik dhe të korruptuar të regjimit Pahlavi, por gjithashtu pati shumë efekte jashtë Iranit. Ndikimi më i rëndësishëm i tij ka qenë përhapja e fesë, ringjallja e Islamit dhe tendenca në rritje për pranimin e kësaj feje qiellore. Me fillimin e kësaj lëvizje të madhe hyjnore, tendenca për monoteizëm dhe fe në mbarë botën u rrit.   Imam Khomeini(ra), i cili si një udhëheqës shpirtëror i botës islame, luajti një rol kryesor në udhëheqjen e revolucionit në rrugën islamike dhe përqafimin e Islamit revolucionar dhe origjinal, tërhoqi vëmendjen e shumë jo-myslimanëve të cilët Islamin e zgjodhën si fenë e tyre. Nga ana tjetër, shumë myslimanë në vende të ndryshme u tërhoqën gjithashtu nga personaliteti shpirtëror dhe rruga revolucionare e imam Khomeinit(ra) dhe iu drejtuan Islamit të vërtetë dhe parimor, të cilin ai e mbronte. Ahmed Huber, dijetar dhe  gazetar zviceran thotë: Imam Khomeini(ra) është zgjuesi i të gjithë monoteistëve në epokën e sotme. Ringjallja e fesë dhe e besimit në një botë ku mbizotëronte materializmi dhe idetë anti-fetare dhe ku shoqërisë i ishte bllokuar fyti, i dedikohet imam Khomeinit (ra) dhe shokëve të revolucionit islamik. Analiza se si disa nga këta njerëz u bashkuan me vlerat e Revolucionit Islamik dhe udhëheqësin e tij të madh, mund të tregojë në një farë mase ndikimin e madh shpirtëror të kësaj lëvizjeje.

Imam Khomeini (ra), në Neauphle-le-Château


Imam Khomeini(ra) pas presioneve të regjimit Baath të Irakut për tu larguar nga ky vend, më 6 tetor të vitit 1978 shkoi në Paris dhe u strehua në fshatin Neauphle-le-Château ku qëndroi për 4 muaj. Gjatë kësaj kohe ai me intervistat, shkrimet dhe deklaratat e tij, shtjelloi karakterin dhe qëllimet e revolucionit islamik dhe forcoi procesin e fitores së këtij revolucioni. Në këtë mes shumë banorë të Neauphle-le-Château dhe zonave të tjera të Francës u kthyen në përkrahës të imam Khomeinit, një prej të cilave është znj. Mehraze Laeb. Pas takimit të shkurtër që pati me imam Khomeinin (ra) ajo u tërhoq nga monoteizmi dhe feja e imamit dhe pësoi ndryshime të mëdha. Ajo nisi të studiojë librat dhe shkrimet mbi islamit të cilat ia rekomandoi imami dhe pas një farë kohe të shkurtër iu bashkua rrugës së ndriçuar. Bindja e re që fitoi znj. Mehraze që ishte një grua e pasur dhe me vullnet, ndikuan edhe tek fëmijët e saj të cilët më pas si stil të jetës së tyre zgjodhën vlerat e larta të Kuranit dhe të Ehli Bejtit të profetit të nderuar të islamit (savs). Ajo pas fitores së Revolucionit Islamik, është takuar dy herë me imam Khomeinin(ra) ku në një prej këtyre takime ka marrë si dhuratë një kuran të firmosur nga imi. Nafise, mbesa e znj, Mehraze lidhur me etikën dhe moralin e gjyshes së saj thotë: Sjellja dhe etika e gjyshes time ishte aq shumë tërheqëse saqë çdokush që diskutonte me atë tërheqje pas fesë islame. Dashuria që kishte gjyshja për imamët, u bë shkak që të gjithë pjesëtarë te familjes dhe të afërmit të pranojnë islamin.

Znj. Mehraze Laeb


Znj. Laeb e cila ishte kthyer në një myslimane revolucionare dhe shumë aktive, veten e saj e konsideronte përgjegjëse që të vërtetën që ajo kishte kuptuar tua transmetonte të tjerëve. Në këtë mënyrë me mbështetjen tek Zoti dhe tek bashkëshorti dhe miqtë e saj, duke përdorur pasurinë e madhe që kishte nisi të propagandonte në Francë për njohjen me Ehli Bejtin e Profetit(savs) dhe me revolucionin islamik. Ajo në këtë rrugë ka arritur suksese të konsiderueshme. Ajo ka ndërtuar qendra të shumta islamike dhe është përpjekur të japë kontributin e saj për fenë e vërtetë islame dhe përhapjen e saj në vendin e vet. Aktivitetet propaganduese të kësaj shtetase franceze, me kalimin e kohës ngriti ndjeshmërinë e qeverisë franceze dhe më pas ajo me akuza boshe u arrestua dhe u burgos. Mirëpo edhe në burg ajo vazhdoi aktivitetin e saj për të drejtuar të tjerët dhe i njohu të burgosurit me islamin, Kuranin dhe Ehli Bejtin e Profetit (savs). Ajo duke vendosur foton e Imam Khomeinit (ra) në muret e qelisë së saj në burg, është aktivizuar për të prezantuar qëllimet e larta të tij në vendosjen e shtetit të islamit origjinal në Iran. Policia franceze, duke vënë re këto skena, arriti në përfundimin se mbajtja e saj në burg është akoma më e rrezikshme sesa lirimi i saj dhe mori vendim për lirimin e saj nga burgu dhe mbajtjen nën monitorim. Megjithatë znj. Laeb vazhdoi aktivitetin e saj fetar dhe revolucionar dhe më në fund në fund të vitit 2015, në kohën kur nuk kishte mbetur shumë nga pasuria e saj, ndërroi jetë.

Lëvizja islamike dhe popullore e imam Khomeinit (ra), tërhoqi vëmendjen e shumë të rinjve italianë. Roberto Arkadi, në hulumtimet e tij për disa pytje lidhur me Zotin dhe Krijuesin e Botës, ka studiuar shumë fe dhe doktrina hyjnore dhe jo hyjnore dhe nuk ka gjetur përgjigje. Mirëpo njohja me imam Khomeinin(ra), ndryshoi rrjedhën e jetës së tij. Ai thotë: Një herë e kam parë imam Khomeinin (ra) në televizor. Unë u impresionova nga madhështia, qëndresa dhe pamja e atij burri të madh dhe më lindi pyetja se kush është ai dhe ku ndodhet? Si është e mundur që ky burrë me këtë trimëri bën qëndresë përballë botës. Ai për mua ishte shumë tërheqës dhe i habitshëm. Për këtë arsye nisa të studioj për islamin dhe revolucionin islamik, për tu njohur me shumë me atë. U njoha me një grup të vogël ndjekës të Ehli Bejtit dhe pas kësaj vendosa lidhje me iranianët me banim në Milano. Miqësia jonë u thellua në përvjetorin e ditëlindjes së imam Mehdiut (as), ku dhe përqafova fenë Islame. Ndikimi i personalitetit të imam Khomeinit (ra) tek ai ishte aq i madh saqë ai për veten zgjodhi emrin Ruhallah dhe nisi të analizojë bindjet filozofike dhe jurisprudente të tij. Ai lidhur me personalitetin e madh fetar të imamit thotë: Imami kishte personalitet shumanësh dhe jo njëanësh. Ai ishte i njohur me të gjitha fushat dhe ishte një mësim hyjnor. Ia kishte lidhje shumë të fortë me njerëzit dhe popullin dhe ai ishte një bekim nga Zoti.

Sheik Ibrahim Zekzaki

Intevistat e shumta që imam Khomeini ka bërë në Paris përpara sesa të vinte në Iran, kanë lënë ndikim të thellë në njohjen me karakterin dhe qëllimet e revolucionit islamik. Një prej këtyre intervista shkoi në dorën e sheik Zekzakit në Nigeri i cili në atë kohë po studionte për ekonomi. Ai i cili e kishte ëndërr që në vendin e tij të vendosej një shtet islamik, kur e kuptoi se imam Khomeini(ra) po e krijonte një shtet të tillë në Iran, u tërhoq tejmase pas imamit. Ibrahim Zekzaki për të prezantuar liderin e Revolucionit islamik, shpërndau tek studentët një pjesë të intervistave të imamit. Ai dhe shokët e tij ishin aq shumë të tërhequr pas imam Khomeinit (ra) dhe revolucionit islamik të popullit iranian saqë në përvjetorin e fitores së revolucionit islamik vizitonin Iranin dhe imam Khomeinin (ra). Pas takimit me imam Khomeinin(ra), Zekzaki i kërkon imamit të japë një mesazh për popullin e Nigerisë. Më pas imami atij i dha një Kuran dhe tha: Dërgoi përshëndetjet dhe selamet e mia popullit të Nigerisë dhe atyre thuaji që të gjitha fjalët e mija janë këtu: Kurani. Ne kemi ardhur të zbatojmë mësimet e Kuranit në vendin tonë dhe të ndihmojnë të tjerët që të zbatojnë Kuranin në vendin e tyre. Fjalët e mëdha të imam Khomeinit (ra) ndikuan aq shumë tek Ibrahim Zekzaki saqë në kohën kur ai u arrestua në Nigeri, mbante kuranin në dorë dhe me lot në sy thoshte; Unë në fytyrën e atij burri pash Musain, Isain, Ibrahim Khalilullahun, Muhamed resulullahun. Nga këtej e tutje feja ime është feja e Khomeinit (ra). Ai mori vendim që popullin e vendit të vet ta njohë me mendimet udhëzuese dhe drejtuese të imam Khomeinit(ra). Përpjekjet e sheik Zekzakit rezultuan me pranimin e fesë origjinale islame dhe të Ehli Bejtit nga 15 milion njerëz. Sigurisht sheik Zekzaki në rrugën e tij është arrestuar disa herë dhe tre djemtë e tij janë martirizuar ndërkohë që së bashku me bashkëshorten e tij ndodhet në burg në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Rozhe Garudi filozofe dhe dijetare franceze gjithashtu është ndikuar nga personaliteti ndriçues dhe mendimet e larta të imam Khomeinit, themeluesit të lëvizjes popullore të Iranit. Ajo e cila në një kohë ishte ideatorë e partisë komuniste në Francë, u kthye në myslimane dhe lidhur me revolucionin islamik dhe themeluesin e këtij revolucioni thotë: Revolucioni islamik i Iranit i kryesuar nga imam Khomeini (ra), solli kulturën dhe civilizimin origjinal islam dhe krijoi shpresa në zemrat e miliona myslimanëve anembanë botës, për ringjalljen e jetës islame dhe rishfaqjen e madhështisë së kaluar të botës islame.

 

Tags

Komente