Shkurt 19, 2020 14:37 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare (3) Mesatarja e organizimit të zgjedhjeve në Iran është kriter i qartë

Republika Islamike e Iranit posedon një prej sistemeve politike më efikase politike dhe demokratike dhe zgjedhore në botë.

Në sistemin shtetëror të Republikës Islamike zgjedhjet janë shtylla kryesore e demokracisë fetare dhe pikërisht për këtë arsye pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet është një çështjeje shumë e rëndësishme dhe një prej kritereve të legjitimitetit të sistemit politik shtetëror në Iran.

Një prej karakteristikave të demokracisë në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik, është organizimi dhe zhvillimi i rregullt i zgjedhjeve dhe pjesëmarrja maksimale e qytetarëve në zgjedhje. Përgjatë viteve me radhë pas fitores së Revolucionit Islamik, në Iran mesatarisht për çdo vit janë organizuar dhe zhvilluar një palë zgjedhje. Ky fenomen i rrallë, është prej shtyllave të legjitimitetit të sistemit shtetëror dhe tregon ekzistencën e demokracisë së vërtetë në Iran dhe është i paparë në nivel të demokracive të zakonshme në botë.  

Organizimi i zgjedhjeve në shumicën e sistemeve politike në botë është një çështjeje e zakonshme që realizohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, presidenciale ose zgjedhjeve të tjera në kuadër të aktiviteteve të partive dhe subjekteve politike. Në Republikën Islamike të Iranit gjithashtu pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është parim dhe bazë e të gjitha zgjedhjeve. Zgjedhjet e Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit, Zgjedhjet e Parlamentit Islamik, zgjedhjet e këshillave lokal dhe zgjedhjet presidenciale; janë mekanizma që secili prej tyre në mënyrën e vet siguron mundësinë de pjesëmarrjes së qytetarëve në përcaktimin e fatit të tyre dhe të vendit. Në këtë proces demokratik, qytetarët ushtrojnë mbikëqyrjen e vet mbi të gjitha organet dhe strukturat e shteti duk filluar nga autoriteti më i lartë e deri në autoritetin më të ulët shtetëror dhe vlerësojnë veprimet politike të të gjitha autoriteteve të vendit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, pjesëmarrjen maksimale të qytetarëve në zgjedhje e konsideron një prej parimeve të rëndësishme dhe primare të zgjedhjeve dhe në lidhje me këtë çështjeje thotë:

“Qytetarët sa më shumë që të marrin pjesë në zgjedhje, aq më shumë do të forcohet sistemi shtetëror dhe do të shtohet kredibiliteti i vendit, sa më shumë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje, do të shtohet kredibiliteti i sistemit shtetëror të Iranit. Kjo është për arsye se sistemi shtetëror politik është një sistem popullor dhe realiteti është se ky sistem është i mbështetur dhe i bazuar në ndjenjat e qytetarëve dhe në zgjedhjen dhe vullnetin e qytetarëve. Unë gjithmonë kam besuar në pjesëmarrjen maksimale të qytetarëve dhe akoma kam të njëjtën bindje dhe insistoj në këtë çështjeje”.

Një tjetër kriter i rëndësishme dhe i qëndrueshëm i zgjedhjeve në Iran, është entuziazmi dhe gjallëria e zgjedhjeve që përgjatë të gjitha viteve pas fitores së Revolucionit Islamik është ruajtur dhe ka vazhduar pavarësisht ekzistencës së sfidave dhe problemeve të ndryshme si dhe propagandën negative të armiqve të Republikës Islamike për t’i ftohur qytetarët iranianë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Në këtë proces, qytetarët iranianë me gjallëri dhe pasion politik dhe kanë kryer detyrën e tyre fetare, shoqërore dhe politike dhe me vetëdije politike, marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet. Vazhdimësia e këtij kriteri në shoqëri tregon thellësinë e vizionit politike dhe lidhjes së pashkëputur mes qytetarëve dhe sistemit shoqëror.

Në shumë prej vendeve, niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje pavarësisht të kaluarën e gjatë të tyre në organizimin e zgjedhjeve, nuk është aq i lartë. Gjatë viteve të fundit niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje në vendet perëndimore për shkak të krizave politike dhe ekonomike ka rënë edhe më shumë. Për shembull, gjatë një shekulli të kaluar në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në mënyrë mesatare gjysma e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara Amerikës nuk kanë marrë pjesë fare në zgjedhje. Përqindja e pjesëmarrjes së qytetarëve amerikanë për zgjedhjen e anëtarëve të Kongresit gjithashtu ka qenë mes 30 deri 40 %. Niveli i pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të Francës gjithashtu ka qenë në lëvizje nga 40 deri në 60% dhe në shumë zgjedhje niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve ka qenë nën 50%.

Kjo është në kohën kur në Republikën Islamike të Iranit në të gjitha zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar në dyzetë vitet e kaluara, niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve ka qenë i ndryshëm nga 51% deri në 71%.

Duke marrë parasysh këto statistika, mesatarja e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet parlamentare në Iran, është më e lartë se sa pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje në vendet perëndimore.

 

Tags

Komente