Shkurt 19, 2020 14:40 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet parlamentare në Iran (5)

Zgjedhjet në Iran nisin me procesin e regjistrimit të kandidatëve dhe më pas vazhdon me procesin e verifikimit të figurës së tyre nga organet përkatëse.

Vendimi për verifikimin e figurës së kandidatëve të cilët pritet të drejtojnë vendin nëpërmjet asamblesë së ekspertëve, parlamentit dhe presidentit, është një përgjegjësi shumë e rëndësishme pasi administrimi i vendit nuk mund t’i lihet në dorë personave që nga aspekti moral, i sjelljes, bindjes dhe dijes nuk janë në cilësinë e duhur. Një prej fazave të procesit të zgjedhjeve është verifikimi i figurës që bëhet nga këshilli mbrojtës. Këshilli mbrojtës në fakt është syri vëzhgues i shtetit. Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik në takim me këshillin mbrojtës të kushtetutës dhe funksionarët përgjegjës për monitorimin dhe vëzhgimin ka thënë: Verifikimi i figurës është përgjegjësi e këshillit të mbrojtës i cili duhet të punojë në formë sa për perfektë. Gjithashtu kjo është përgjegjësi edhe e ministrisë së brendshme. Ata që shpallen vullnetarë për kandidatë duhet të kalojnë nga një shesh administrimi i të cilit është në dorën tuaj dhe është e natyrshme që ai person të verifikohet përpara sesa të futet në atë shesh. Kjo nuk vlen vetëm për këshillin mbrojtës por është përgjegjësi e të gjithëve. Parametrat bazën duhet të respektohen në vendimmarrjet e këshillit mbrojtës i cili duhet të veprojë sipas ligjit dhe dispozitave dhe në asnjë mënyrë sipas preferencave. Lideri suprem i revolucionit islamik në një pjesë tjetër të fjalimit të tij me rastin e 33-vjetorit të fitores së revolucionit islamik ka thënë: këshilli mbrojtës për nga juridiksioni është përgjegjës për verifikimin e figurës së vullnetarëve kandidatë, por parametrat duhet të jenë të përshtatshëm dhe të mos jenë të atillë që vetëm një pjesë e vogël të kenë mundësi tu verifikohet figura. Disa mund të kundërshtojnë rezultatin e dhënë nga këshilli mbrojtës dhe kundërshtimi i tyre mund të jetë i drejtë, mirëpo në kohën kur një organ përgjegjës i ligjit merr vendim të gjithë duhet të bindemi. Analizimi dhe shqyrtimi i figurës së kandidatëve dhe kalimi i tyre nga kullesa e ligjit, ekziston në të gjithë demokracitë e botës dhe kjo është përgjegjësi e ligjit. Lideri suprem lidhur me këtë ka thënë se shqyrtimet që bën këshilli mbrojtës në zgjedhje është me ndikim dhe ky monitorim është i drejtë dhe duhet mbrojtur e respektuar. Ndër të tjera Ajetollah Khamenei deklaroi: Këshilli mbrojtës duke respektuar plotësisht normat dhe dispozitave  ligjit përzgjedh kandidatët e denjë dhe refuzon ata që nuk kalojnë testet e nevojshme. Personat që refuzohen d.m.th. që nuk plotësojnë normat dhe dispozitat përkatëse. Nëse këshilli mbrojtës arrin në rezultat sipas ligjit dhe dispozitave të caktuara, ai duhet të veprojë me vendosmëri. Askush nuk duhet të pengesë për zbatimin e ligjit. Në të gjitha çështjet dhe sidomos në një çështje si kjo, për të cilën ka mendimi, qëndrime, ndjenja dhe bindje të ndryshme, duhet vepruar me vendosmëri. Lideri suprem lidhur me këtë ka thënë: Unë i këshilloj të gjithë që të ndjekin këtë rrugë të drejtë. Duhet të bëni kujdes, që në kohën kur ne ftojmë botën islame për unitet, armiku të mos ketë mundësi të krijojë përçarje brenda grupeve në Republikën Islamike të Iranit. Kushti i fitores është që të gjitha grupet të respektojnë republikën islamike dhe ta ruajnë atë së bashku. Në republikën islamik, zgjedhjet janë zgjedhje të drejta dhe jo zgjedhje rivaliteti. Rivaliteti dhe konflikti është në demokracitë perëndimore të cilët nuk përfitojnë nga Zoti dhe nga feja. Veprimet që bëjnë disa, nuk përputhen me republikën islamike. Këtu ka zgjedhje të drejta. Në Republikën Islamike të Iranit përgjatë 40 viteve të kaluara zgjedhjet janë organizuar vazhdimisht dhe në formë të rregullt dhe të gjithë funksionarët dhe autoritetet e vendit në formë direkte dhe indirekte janë zgjedhur me votën e popullit. Sot kombi iranian me krenari është duke u përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 shkurtit. Eksperienca e gjithë këtyre viteve tregon se zgjedhjet janë burim uniteti dhe fuqie kombëtare në Iran.

 

Tags

Komente