Prill 04, 2022 16:04 Europe/Tirane
  • Proceset politike për formimin e qeverisë së re të Irakut dhe pengesat përpara saj

Po kalojnë 5 muajve që nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Irak, mirëpo akoma nuk është formuar qeveria e re e këtij vendi.

Zgjedhjet parlamentare të Irakut të cilat ishin zgjedhje të parakohshme, janë zhvilluar më 10 tetor të vitit të kaluar. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare treguan se përveç koalicionit Sadr krijoi një distancë të madhe me subjektet e tjera politike, partitë dhe grupet e tjera politike kanë ndarë numrin e kursive në Parlament ndërkohë që nuk vërehet dallim shumë i madh nga aspekti i numrit të kursive të partive politike të Irakut. Lëvizja Sadrs në zgjedhjet parlamentare të Irakut fitoi 73 kursi dhe pretendon se si subjekti më i madh dhe më kryesor politik, mund të luajë rolin kryesor në ndarjen dhe renditjen e pushtetit dhe sidomos në formimin e një koalicioni më të madh.

Zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2021, janë zhvilluar në rrethanat në të cilat ishte ndryshua edhe ligji i zgjedhjeve në Irak. Në bazë të ligjit të ri të zgjedhjeve, kandidatët e zgjedhjeve nuk kanë garuar në kuadër të partive dhe listave zgjedhore të subjekteve politike, por kanë zhvilluar një garë në mënyrë individuale. Prandaj, secili person që ka arritur të fitojë numrin më të madh të votave, ai do të hyjë në Parlamentin e Irakut. Njëkohësisht me këtë, pjesëmarrja e qytetarëve të Irakut ka shënuar nivelin më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në sistemin e ri shtetëror të Irakut. Përbërja e ligjit të ri të zgjedhjeve, pjesëmarrja e ulët e qytetarëve dhe ulja e besimit të qytetarëve ndaj sistemit politik të Irakut është prej shkaqeve kryesore të humbjes së partive dhe subjekteve politike të mëdha si Al-Fat'h dhe në përgjithësi grupet e rezistencës në zgjedhjet parlamentare të Irakut.

Kësaj çështje gjithashtu duhet shtuar edhe taktikat e gabuara elektorale. Në disa prej zonave zgjedhore, kandidatët e subjektit politik Al-Fat'h përveç garës elektorale me kandidatët e lëvizjes Sadr, ata kanë garuar edhe me rivalet e tyre brenda partiakë. Koalicioni politik "Al-Fat'h i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, në kuadër të një liste elektorale, ka hy në zgjedhjet, në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2021, ky subjekt politik u nda në 14 grupe dhe në këtë mënyrë ka pësuar një ndarje të madhe politike. Në bazë të kësaj, votat e qytetarëve u shpërndan në mes kandidatëve të Al-Fat'h, në kohën kur kandidatët e lëvizjes Sadr në shumicën e zonave zgjedhore kanë hyrë në Parlamentin e Irakut.

Konkurrenca elektorale në Irak nuk mori fund me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare, por rivaliteti madje u shtua edhe më shumë. Ky rivalitet u zhvillua për pjesëmarrjen e subjekteve politike në strukturën e re të pushtetit. Struktura e pushtetit të Irakut është në atë mënyrë që partitë politike janë të detyruara që nëpërmjet formimit të koalicionit, të përcaktojnë funksionarët e tre institucioneve shtetërore, kryetarin e Parlamentit, presidentin e shtetit dhe kryeministrin e qeverisë. Protestat nëpër rrugët e qyteteve kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe dërgimi i çështjes në Gjykatën e Lartë Federale për të marrë vendim në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, kanë treguar se rivaliteti pas zgjedhjeve parlamentare në Irak, madje u bë edhe më i ashpër se sa rivaliteti gjatë fushatës elektorale para zgjedhjeve parlamentare të Irakut.

Me konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare nga ana e Gjykatës së Lartë Federale të Irakut, deri më tani ka arritur të zgjidhet vetëm kryetari i ri i Parlamentit të këtij vendi. Muhamed Al-Halbusi i cili edhe në legjislacionin e mëparshëm ishte kryetar i Parlamentit, përsëri u zgjodh dhe mori votat e mjaftueshme për drejtimin e këtij posti. Prezantimi i kryetarit të ri të Parlamentit të Irakut ka ndodhur pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve në brendësi të këtij institucioni ligjvënës, madje nuk dha rezultat as abstenimi i deputetëve të disa subjekteve politike dhe koalicioni i lëvizjeve të Sadr, Barzani dhe Al-Halbusi arritën të zgjedhin Al-Halbusi në postin e kryetarit të Parlamentit të Irakut.

Megjithëkëtë, prezantimi dhe zgjedhja e presidentit të ri të Irakut i cili duhet të zgjidhet nga mesi i personaliteteve politike të kurdve të Irakut, u përball me një sfidë më serioze. Ekzistojnë dy shkaqe në lidhje me problematik. Shkaku i parë është prezantimi i Hushjar Zibari nga ana e Partisë Demokratike të Kurdistanit si kandidat për postin e presidentit të shtetit të Irakut. Hushjar Zibari duhej të zhvillonte konkurrencë me Barham Saleh, presidentin aktual të Irakut dhe kandidat i subjektit politik Unioni Atdhetar i Kurdistanit të Irakut. Megjithëkëtë Hushjar Zibari akuzohej për korrupsion dhe pikërisht kjo çështje u bë shkak që madje edhe vetë lëvizja Sadr e cila kishte bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kurdistanit, ishte kundër prezantimit të Hushjar Zibari si kandidat për postin e presidentit të shtetit të Irakut. Në fund, Gjykata e Lartë Federale përsëri dha dekretin e saj dhe deklaroi se Hushjar Zibari nuk plotëson kushtet për kandidat për postin e presidentit të shtetit të Irakut. Shkaku i dytë ishte ky që presidenti i ri i Irakut duhet të zgjidhet me votëbesimin e dy të tretave të deputetëve të Parlamentit të Irakut. Parlamenti i Irakut ka gjithsej 329 kursi dhe 218 deputetë të Parlamentit duhet të japin votëbesimin e tyre për presidentin e ri të Irakut, një çështje kjo që duket shumë e vështirë.

Aktualisht ekzistojnë mosmarrëveshje serioze mes Partisë Demokratike dhe Unionit Atëdhetar të Kurdistanit të Irakut në lidhje me prezantimin e kandidatit për presidentin e ri të shtetit. Rivaliteti politik aktualisht është mes Barham Saleh dhe Rejbar Ahmed, kandidatit të ri të Partisë Demokratike të Kurdistanit dhe siç duket Rejbar Ahmed ka shanse më të mëdha për fituar garën politike për postin e presidentit të shtetit të Irakut, kjo është për arsye se në rast se përsëritet abstenimi ose pamundësia e Parlamentit për dhënien e votëbesimit të dy të tretave të deputetëve për kandidatin e ri, atëherë presidenti i ri i shtetit të Irakut do të zgjidhet me shumicën relative të votave të deputetëve të Parlamentit. Me fjalë të tjera, çdo kandidat që arrin të fitojë numrin më të madh të votave brenda në Parlament, do të zgjidhet president i ri i Irakut.

Formimi i një fronti të madh për prezantimin e kandidatin e kryeministrit të ri të Irakut gjithashtu po përballet me një sfidë të re. Mokteda Sadr lëvizja nën drejtimin e të cilit ka fituar 73 kursi në Parlamentit të Irakut, është një palë e formimit të frontit më të madh, mirëpo ka mosmarrëveshje serioze me subjektet e tjera politike shiite të Irakut. Për kryeministër të Irakut duhet të prezantohet një kandidat nga radhët e subjekteve politike shiite të Irakut. Mokteda Sadr në vend që të bëjë koalicion me subjektet politike shiite, deri më tani ka zgjedhur të bëjë koalicion me partitë kurde dhe sunite dhe ka deklaruar se ai po bënë përpjekje që të formojë një front më të madh kombëtar. Mosmarrëveshjet kryesore janë mes Mokteda Sadr dhe Nuri Maleki, liderit të koalicionit politik "Qeveria e Ligjit".

Divergjencat mes subjekteve politike shiite përbëjnë shkakun më të rëndësishëm të bllokadës politike që aktualisht ekziston në Irak, sidomos për formimin e një fronti më të madh politik dhe për të prezantuar kandidatin për kryeministër të qeverisë së re. Kjo bllokadë politike është bërë shkak për krijimin e vonesës në ndarjen dhe renditjen e re të pushtetit dhe në shtimin e rivalitetit pas zgjedhjeve parlamentare të Irakut. Një çështje tjetër është kjo që çështja e Hushjar Zibari tregon se koalicioni i Mokteda Sadr, Barzani dhe Al-Halbusi gjithashtu është një koalicion i brishtë dhe mund të thyhet, madje edhe në rast se do të ketë sukses për formimin e kabinetit të ri qeveritar, ky kabinet qeveritar duket se nuk do të ketë unitet dhe autoritet të mjaftueshëm.

Një çështje tjetër e rëndësishme është kjo që kushtet dhe rrethanat politike të Irakut i kanë dhënë rast shteteve të tilla si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të këtij vendi. Këto vende po bëjnë përpjekje që të pengojnë unitetin dhe bashkimin e subjekteve politike shiite në Irak dhe interesat e tyre i shikojnë në formimin e një kabineti qeveritar mes koalicionin e Sadr, Barzani dhe Al-Halbusi. Prandaj, roli i këtyre shteteve gjithashtu konsiderohet një faktor i rëndësishëm në krijimin e vonesës së subjekteve politike irakiane për formimin e kabinetit të ri të qeverisë së këtij vendi.

Në fund mund të thuhet se vëzhgimi i zhvillimeve të Irakut tregon qartë se madje edhe nëse kabineti i ri qeveritar formohet në periudhën më të shkurt të mundshme, ky vend gjatë muajve të ardhshëm do të vazhdojnë divergjencat dhe mosmarrëveshjet politike. Kjo është në kohën kur reduktimi i problemeve aktuale të Irakut, sidomos problemeve ekonomike, më shumë se çdo faktor tjetër ka nevojë për unitet dhe konsensus mes subjekteve politike. Mosmarrëveshjet politike në Irak nuk janë ashtu sikur mosmarrëveshjet politike të vendeve të tjera. Mosmarrëveshjet politike në këtë vend nuk shfaqen në formën e konkurrencës apo rivalitetit, por në formën e anashkalimit të interesave kombëtare dhe dhënia prioritet të interesave të grupeve të ndryshme ndaj interesave të medhëhebeve fetare dhe partive politike.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm.

Tags