Prill 30, 2019 07:16 Europe/Tirane
  • Pesë vite luftë, dështimi i koalicionit saudit nën hijen e rezistencës së popullit të Jemenit

Agresioni ushtarak i regjimit saudit kundër vendit më të varfër arab, Jemenit aktualisht ka hyrë në vitin e pestë. Kjo luftë me gjithë zhvillimin e disa raundeve të negociatave duke përfshirë edhe marrëveshjen e Stokholmit të Suedisë, po vazhdon akoma dhe populli i Jemenit për çdo ditë po vritet dhe nga agresorët sauditë me armë të ndaluara.

Koalicioni agresor i Arabisë Saudite më 26 mars të vitit 2015, me mbështetjen dhe dritën e gjelbër të Amerikës, filloi luftën kundër Jemenit për t’i rikthyer në pushtet mbështetësit e vet, mirëpo ka dështuar në këtë rrugë. Si rezultat i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka ndodhur katastrofa më e madhe njerëzore dhe janë kryer shumë krime kundër njerëzimit në këtë vend.

Agresioni ushtarak kundër Jemenit mbështetet nga Amerika, regjimi i Izraelit dhe Britania e Madhe ndërsa regjimi Al Saud i Arabisë Saudite si një vegël në shërbim të amerikanëve vetëm po ndjek qëllimet e tyre. Pavarësisht mbështetjen e gjithanshme të Amerikës ndaj koalicionit të Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit, mirëpo rezistenca e popullit jemenas e ka përballur me bllokadë regjimin Al Saud dhe mbështetësit e tij.

Në këtë drejtim Abdulmalek Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, më 25 mars të vitit 2019, me rastin e 4 vjetorit të rezistencës së popullit të Jemenit përball agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, duke thënë se Amerika, Britania e Madhe dhe regjimi sionist qëndrojnë në prapaskenën e luftës në Jemenit, deklaroi: “Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vetëm mjete për zbatimin e këtij skenarit”. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi: “Megjithëkëtë se koalicioni i Arabisë Saudite gëzon pushtetin dhe mbulesën politike ndërkombëtare, por për shkak të rezistencës popullore të Jemenit, ka dështuar”.

Gjendja aktuale e Jemenit pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat po përballet ky vend për shkak të agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite, është në favor të rezistencës së popullit të Jemenit. Me kalimin e katër viteve të luftës së pabarabartë të Jemenit, lëvizja Ansarullah, aleatët e saj dhe rezistenca popullore e Jemenit do të jetë fituese kryesore e fushëbetejës së luftës dhe e ardhmja i përket të gjithë jemenasve.

Image Caption

Jemenasit edhe në fushëbeteja dhe në sferën politike kanë treguar se synojnë përfundimin e luftës, mirëpo vazhdojnë të jenë vigjilent përball komploteve. Pjesëmarrja e lëvizjes Ansarullah të Jemenit në procese të ndryshme të paqes tregon seriozitetin e kësaj lëvizje popullore për t’i dhënë fund luftës në Jemen. Zhvillimet në fushëbeteja dhe në fronte luftarake në katër vitet e kaluara, ka vërtetuar se kriza e Jemenit nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake.

Rezultati i vetëm i agresionit ushtarak katër vjeçar të sauditëve kundër Jemenit ka qenë shkatërrimi i infrastrukturës jetike të Jemenit, krijimin e krizës më të keqe njerëzore në botë, përhapjen e sëmundjes së kolerës dhe vrasjen për çdo ditë të popullit të Jemenit sidomos të fëmijëve dhe grave.

Pjesëmarrja serioze e lëvizjes Ansarullah në negociatat për paqe si në bisedimet e Suedisë, ka qëllim vetëm dhënien fund të krizës njerëzore dhe humanitare në Jemen. Lëvizja Ansarullah e Jemenit gjatë procesit të marrëveshjes së Stokholmit ka rënë dakord që ta dorëzojë kontrollin e qytetit strategjik Al-Hudejdah në perëndim të Jemenit forcave lokale të këtij qyteti me mbikëqyrjen e OKB me qëllim që të krijohen rrethanat për zgjidhjen politike të krizës në Jemen.

Në këtë kuadër, armëpushimi për të cilin është rënë dakord në Suedi mes delegacionit të dërguar nga Sana dhe delegacionit të Riadit, ka filluar të zbatohet në qytetin Al-Hudejdah që nga 18 dhjetorit të vitit 2018, mirëpo me sabotimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite, ky armëpushim akoma nuk është zbatuar në veprim. Njëkohësisht me fillimin e armëpushimit në Al-Hudejda, koalicioni agresor saudit me vazhdimin e sulmeve në vendbanimet civile të Jemenit ka treguar se nuk synon t’i japë fund luftës, por ndjek qëllime të tjera.

Në këtë kuadër, Mahdi Al-Meshat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, në 4 vjetorin e luftës së Jemenit, ka theksuar: “Në rast se koalicioni agresor i Arabisë Saudite vendos që të mbyllë të gjitha rrugët e paqes, atëherë në pritje të tyre do të jenë opsionet më të vështira”. Mahdi Al-Meshat ka thënë: “Deri më tani, Jemeni nuk ka përdorur opsione të vështira kundër koalicionit agresor të Arabisë Saudite në mënyrë që të mbeten raste për paqe”.

Image Caption

Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit në lidhje me arsyet e moszbatimit të marrëveshjes së Stokholmit, vuri në dukje kokëfortësinë e palës tjetër dhe paraqitjen e çështjeve jashtë kësaj marrëveshje dhe shtoi: “Një prej elementëve të programit të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe në mënyrë të veçantë të Arabisë Saudite për ndarjen rajonit është ky që lufta e Jemenit aktualisht të mos ndërpritet dhe shkelja e gjerë e armëpushimit në Jemen vërteton këtë pretendim”.

Vazhdimi i sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit nën hijen e heshtjes së qarqeve ndërkombëtare, ka rezultuar vetëm në dëm të popullit dhe shkeljen e të drejtave elementare jetike të jetës së qytetarëve të Jemenit. Statistikat e deklaruar me hyrjen e luftës së Jemenit në vitin e pestë, tregojnë më së miri katastrofën e thellë njerëzore në këtë vend të varfër arab.

Jahja Al-Huthi, ministri i arsimit të Jemenit, më 25 mars të vitit 2019, deklaroi: “Si pasojë e sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit në katër vitet e kaluar, janë dëmtuar 3526 qendra arsimore në 22 provinca të Jemenit dhe 660 qendra arsimore janë mbyllur dhe 1465 qendra të tjera kanë pësuar shkatërrime të konsiderueshme”.

Përveç shkatërrimit të qendrave arsimore, edhe gjendja shëndetësore në Jemen është kritike dhe katastrofale. Në këtë drejtim, zyra koordinuese e OKB për çështje humanitare në Jemen, ditën e hënë më 25 mars të vitit 2019, ka deklaruar: “Që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin mars, janë regjistruar 100 raste të dyshimta të infektuar me sëmundjen e kolerës në të gjithë Jemenin dhe 109  persona kanë vdekur për shkak të kësaj sëmundje. Jemeni në vitet e fundit dy herë është përballur me valën e gjerë të përhapjes së sëmundjes së kolerës. Si pasojë e përhapjes së kësaj sëmundjes, deri më tani një milion persona janë përcaktuar të infektuar me sëmundjen e kolerës dhe rreth 3000 persona kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundje.

Jusef Al Hadri, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit, në fund të vitit të katërt të agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka deklaruar: “Gjatë katër viteve të luftës, janë vrarë 12 mijë njerëz dhe janë plagosur 26 mijë persona të tjerë”. Përveç kësaj, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit, kanë vdekur edhe 32 mijë pacient të sëmurë për shkak se nuk kanë mundur të shkojnë jashtë shtetit për t’u kuruar. Në përgjithësi deri më tani 44 mijë jemenas janë vrarë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë si pasojë e agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite. Nga këto statistika, në mesin e këtyre viktimave janë regjistruar edhe 6361 gra dhe fëmijë.

Gjithashtu po kalojnë katër vite të një lufte të pasuksesshme kundër popullit të Jemenit dhe kjo luftë po hyjnë në vitin e pestë të vet në kohën kur sipas pohimeve të organizatave ndërkombëtare, mbi 24 milionë jemenas kanë nevojë për ndihma, mbi 15 milionë qytetarë të tjerë jemenas vuajnë nga kequshqyerja dhe me miliona fëmijë po përballën me mungesë të madhe ushqimi dhe me uri.

Image Caption

Insistimi për vazhdimin e luftës së Jemenit pavarësisht të gjitha problemeve humanitare dhe njerëzore të saj, më tepër kthehet në pozitën strategjik të këtij vendi arab që pavarësisht marrëveshjeve të ndryshme politike, koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe mbështetësve të saj akoma nuk kanë vullnet serioz për t’i dhënë fund kësaj lufte shkatërruese. Pozita strategjike e Jemenit nga aspekti i zotërimit të Bririt të Afrikës dhe brigjeve lindore të Afrikës nëpërmjet kufijve detarë në jug dhe në perëndim të Jemenit, i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij vendi. Përveç kësaj, zotërimi i Jemenit mbi ngushticën Bab Mandab, i ka dhënë rëndësi edhe më të madhe Jemenit nga aspekti i garantimit të sigurisë së energjisë dhe për transportin e mallrave në botë.

Për shkak të kësaj pozite strategjike të Jemenit, përpjekjet për të vazhduar pasigurinë në këtë vend, po vazhdojnë në përmasa të gjera nga ana e armiqve dhe mercenarëve të tyre në Jemen. Në këtë drejtim, Dejfullah Al-Shami, zëdhënësi i qeverisë për pajtimin kombëtar të Jemenit. Ka thënë: “Krijimi i pasigurisë dhe destabilitetit në Jemen është strategji e armiqve të Jemenit, mirëpo vigjilenca dhe rezistenca e popullit, ushtrisë, të forcave të sigurisë, qeverisë dhe strukturave përkatëse ka krijuar një mure të fortë përball armiqve dhe planeve pushtuese dhe djallëzore të tyre”.

Dejfullah Al-Shami duke vë në dukje rolin boshte të popullit të Jemenit në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Jemen, ka thënë: “Çdo qytetar është si një forcë e sigurisë. Aktualisht me informimin dhe vetëdijesimin e vazhdueshëm në mesin e qytetarëve, janë krijuar rrethana të tilla në shoqërinë e Jemenit dhe elementët kriminel tani kanë mbetur vetëm në shoqërinë e Jemenit dhe nuk kanë kurrfarë pozite në mesin e popullit jemenas”.

Tags

Komente