Oct 11, 2019 17:03 Europe/Tirane
  • Operacioni

Jahja Sari'a, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të shtunën e kaluar bëri të ditur kryerjen e operacionit më të madh të forcave të armatosura të Jemenit kundër Arabisë Saudite me emrin Operacioni "Nasr min Allah" dhe ditën e diele gjithashtu shpjegoi detajet dhe dimensionet e ndryshme të këtij operacioni. Në këtë program, do të shqyrtojmë shkaqet e rëndësisë, mesazhet dhe pasojat e këtij operacioni.

Operacioni “Nasr min Allah” është kryer në muajin e 55-të të agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Ky operacion ka rëndësi për shkaqe të ndryshme.

Një prej arsyeve të kësaj rëndësie është kjo se ky operacion është kryer nga forcat tokësore të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit  dhe me mbështetjen e forcave kundërajrore të Jemenit. Prandaj, nga njëra anë, ky operacion ishte një operacion tokësor, ndërkohë që koalicioni agresor i Arabisë Saudite gjithnjë i shmanget luftës tokësore, për arsye se nuk ka forca njerëzore vendore dhe efikase për zhvillimin e një lufte të tillë. Nga ana tjetër, ky operacion ka bashkëpunimin mes forcave ushtarake jemenase për regjimin Al Saud. Ky operacion tregoi se jemenaset kanë gatishmëri të plotë për luftë tokësore dhe përleshje të drejtpërdrejtë me forcat e regjimit Al Saud, mirëpo një gatishmëri të tillë nuk e ka koalicioni agresor i Arabisë Saudite për shkak se forcat e tij janë forca mercenare.

Një tjetër arsye e rëndësisë së këtij operacioni është përmasat e gjëra të humbjeve të mëdha që janë shkaktuar për regjimin Al Saud. Në këtë operacion janë shkatërruar tre brigada të forcave saudite, pajisjet e tyre janë konfiskuara dhe me mijëra forca mercenare të regjimit Al Saud janë zënë robër lufte nga forcat e lëvizjes Ansarullah. Arabia Saudite në operacionin që është kryer kundër objekteve naftore të kompanisë Aramco duke akuzuar Republikën Islamike të Iranit se ishte përfshirë në këtë sulm, është munduar t’i poshtërojë forcat ushtarake të Jemenit, mirëpo operacioni “Nasr min Allah” ishte përgjigje e fuqishme e forcave të rezistencës popullore të Jemenit për regjimin Al Saud që rezultoi me kulmin e poshtërimit politik për Arabinë Saudite.

Një tjetër arsye e rëndësisë së këtij operacioni, janë ndikimet e mëdha psikologjike mbi koalicionin agresor të Arabisë Saudite. Forcat e armatosura të Jemenit për kryerjen e këtij operacioni, për gjashtë muaj kanë zhvilluar veprime inteligjente dhe vëzhguese, ndërkohë që sauditët nuk kanë kuptuar asgjë nga këto veprime. Forcat jemenase me këtë operacion, kanë dërguar këtë mesazh për regjimin Al Saud se të gjitha operacionet kundër Arabisë Saudite janë projektuar dhe realizuar nga vet jemenasit. Forcat e regjimit Al Saud për shkak se këto operacione ishin tokësore, nuk mund të akuzojnë ndonjë vend tjetër për implikim në këtë operacion dhe pikërisht për këtë arsye autoritetet saudite kanë heshtur dhe nuk kanë zbuluar këto operacion për 72 orë pas kryerjes.

Operacioni “Nasr min Allah” ka dërguar një mesazh të rëndësishëm.

Mesazhi i parë i këtij operacioni është ky që ai vërteton se Arabia Saudite po mundohet t’i administrojë të gjitha çështjet me para duke përfshirë edhe luftën, ndërkohë që me para nuk mund të detyrohen forcat mercenare që të luftojnë deri në vdekje. Në bazë të kësaj, në operacioni “Nasr min Allah” një numër i madh i forcave mercenare saudite janë arratisur dhe të paktën 2000 persona prej tyre janë dorëzuar para forcave jemenase.

Mesazhi i dytë i këtij operacioni është ky që jemenasit në mënyrë të hapur nga faza e mbrojtjes kanë kaluar në fazën e sulmit. Ky kalim i fazave nga mbrojtja në sulm, do të thotë se koalicioni agresor i Arabisë Saudite më nuk është përcaktues i rrugës për vazhdimin e luftës, të ardhmes së saj dhe gjithashtu pasojave të saj, por është i detyruar që të lëvizë drejt përfundimit të luftës, për arsye se në rast se do të ndjekë rrugën e kundërt, atëherë duhet të presë sulme edhe më të rënda nga ana e forcave jemenase. Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Operacioni “Nasr min Allah” dërgon këtë paralajmërim për forcat agresore dhe okupatore të territorit të Jemenit se tani e tutje do të përballen me disfata edhe më të mëdha”.

Mesazhi i tretë i këtij operacioni, është zbatimi në veprim i paralajmërimeve të mëparshme të rezistencës popullore jemenase. Arabia Saudite pas sulmit të forcave jemenase ndaj objekteve naftore të kompanisë Aramco, disa herë ka bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit. Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka paralajmëruar regjimin Al Saud se në rast të vazhdimit të sulmeve të sauditëve, ata do të përballen me përgjigje të prera. Zbulimi i dimensioneve të ndryshme të operacionit “Nasr min Allah” tregon qartë përgjigjen e prerë e forcave jemenase ndaj sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe gjithashtu u dërgon këtë mesazh autoriteteve saudite se paralajmërimet e forcave jemenase nuk janë vetëm fjalë, por ata zbatohen edhe në veprim.

Image Caption

Mesazhi i katërt i rëndësishëm i këtij operacioni është ky që në këtë mënyrë forcat jemenase treguan fuqinë e frontit të rezistencës dhe dështimin e politikave të Amerikës dhe regjimeve servile të saj në rajon. Kulmi i kësaj fuqie është kapja rob e një numri të madh të forcave agresore saudite në këtë operacion. Ky operacion gjithashtu është edhe një paralajmërim serioz edhe për Emiratet e Bashkuara Arabe për të hequr dorë nga çfarëdo lloj shtimi të tensioneve në Jemen, për arsye se ata nuk kanë forcën e duhur për të përballur goditjet e rënda të frontit të rezistencës popullore të Jemenit brenda në territorin e EBA-ve dhe objektet dhe qendrat e tyre të rëndësishme gjithnjë janë në shënjestër të sulmeve shkatërruese të forcave jemenase. Në realitet ky operacion ka treguar në mënyrë të qartë fuqinë në rritje për çdo ditë e më tepër të forcave jemenase përball rënies dhe tretjes së kapaciteteve të forcave mercenare saudite. Në këto rrethana, çmimi i lartë i vazhdimit të luftës do të vendosë një barrë shumë të rëndë mbi supet e Arabisë Saudite

Operacioni “Nasr min Allah” do të ketë pasoja të rëndësishme mbi luftën e Jemenit.

Pasoja e parë e këtij operacioni është ky që Arabinë Saudite e ka futur në një fazë të trazuar ushtarake. Faqja internetive “Al-Nashre” në një analizë të saj në lidhje me këtë operacion ka shkruar: “Nëse sulmet e kryera kundër objekteve naftore dhe rafinerive të kompanisë Aramco kanë ndërprerë 50% të prodhimit të naftës së Arabisë Saudite duke i dhënë një goditje të madhe në punën e qendrës më të rëndësishme ekonomike që mbush arkën e Arabisë Saudite dhe siguron burimet për garantimin e shpenzimeve të vazhdimit të luftës dhe blerjes së armatimeve amerikane, operacioni ushtarak në Nexhran konsiderohet një tërmet ushtarak që ka tronditur ushtrinë e Arabisë Saudite dhe mercenarëve të tyre dhe i ka dhënë një tronditje të madhe Muhamed bin Selmanit, princit të kurorës së Arabisë Saudite. Sidomos kur merret parasysh fakti se filmat e publikuara nga operacioni i rrethimit të brigadave ushtarake dhe konfiskimi i automjeteve të blinduara dhe tankeve të Arabisë Saudite dhe kapja rob e 2500 ushtarëve duke përfshirë edhe dhjetëra ushtarë sauditë, ishte shumë tronditëse për autoritetet politike dhe ushtarake të Arabisë Saudite, si dhe ka shkaktuar një tronditje të madhe në kryeqytetet e shteteve aleate të Arabisë Saudite, sidomos në Uashington i cili po vazhdon të mbështesë luftën kundër Jemenit”.

Pasoja e dytë e këtij operacioni është kjo që ky operacion shton ndarjet brenda anëtarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe forcon bindjen për disfatën në këtë luftë në mesin e aleatëve të Arabisë Saudite. Para kësaj, Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve të përsëritshme raketore dhe me dronë të forcave jemenase në Arabinë Saudite, kanë ardhur në këtë përfundim se kjo luftë nuk do të përfundojë me fitoren e koalicionit agresor të Arabisë Saudite. Operacioni “Nasr min Allah” e forcën edhe më shumë këtë bindje në mesin e aleatëve të Arabisë Saudite dhe shton mundësinë për shkatërrimin e koalicionit saudit dhe mbetjen vetëm të Riadit në këtë luftë.

Image Caption

Pasoja e tretë e këtij operacioni është besimi dhe pohimi i kapaciteteve të Ansarullah dhe forcave jemenase në strukturën aktuale të pushtetit në Jemen. Ky operacion ka manifestuar forcën e lartë të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në taktikën ushtarake dhe në administrimin e një lufte të madhe në një sipërfaqe mbi 400 kilometër, kontrollimin e fushëbetejës si dhe dëbimin e avionëve luftarakë duke qëlluar aeroportet ushtarake në Naxhran dhe Xhizan dhe qendrën komanduese ushtarak të Arabisë Saudite në Riad me anë të dronëve. Në realitet me ndryshimet strategjike që kanë ndodhur në fushën e luftës së Jemenit dhe me fitoret e rëndësishme të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit, më nuk ekziston mundësia për anashkalimin e lëvizjes Ansarullah dhe aleatëve të saj në strukturën e pushtetit të Jemenit dhe në një farë mënyre këto fitore janë bërë shkak për anulimin e rezolutës 2216 të Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me luftën e Jemenit.

Pasoja e katërt e këtij operacioni mund të jetë lëvizja e regjimit Al Saud drejt përfundimit të luftës. Në këtë kuadër, Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka deklaruar se shpallja e armëpushimit nga myslimanët Huthi është një hap pozitiv për të çuar përpara negociatat politike. Në realitet, në kohën kur Arabia Saudite e konsideronte lëvizjen Ansarullah si një faktor të paligjshëm në Jemen dhe me agresionin ushtarak pretendonte se po mundohet ta rikthejë “legjitimitetin” në Jemen, tani me deklarimin e gatishmërinë për negociata me Ansarullah, në mënyrë indirekte ka pranuar se lëvizja Ansarullah është një faktor i fuqishëm në Jemen.

Tags

Komente