Dhjetor 14, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Përvjetori i dytë i fitores së Rezistencës kundër ISIS në Siri

Ishte 21 nëntori i vitit 2017, kur gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcave “Kods” të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, në një letër drejtuar liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi fitoren e Frontit të Rezistencës kundër grupit terrorist ISIS në Siri. Tani më 21 nëntor 2019, shënohet përvjetori i dytë i deklarimit të fitores së Frontit të Rezistencës kundër grupit terrorist ISIS.

Siria në vitin 2011, u përfshi nga protestat antiqeveritare, protestat të cilat me ndërhyrjen e boshtit arab-sionist-perëndimor, u shndërruan në luftë terroriste. Si pasojë e ndërhyrjes së këto boshti trekëndësh në krizën e Sirisë, grupet terroriste të cilat më parë ishin të pranishme në vendet e tjera sidomos në Afganistan dhe Irak, depërtuan në Siri dhe gjithashtu u krijuan edhe shumë grupe të reja terroriste dhe nën hijen e mbështetjes së boshtit të lartpërmendur dhe mbledhjes së shtetasve të mbi 80 vendeve të botës, filluan luftën e gjerë kundër sistemit shtetëror të Sirisë. Grupi terrorist ISIS është një prej grupeve të rëndësishme terroriste që ka marrë pjesë aktive në luftën kundër sistemit shtetëror të Sirisë.

Grupi terrorist ISIS ka ekzistuar që nga viti 2003 me sulmin ushtarak të Amerikës në Irak dhe rrëzimin e ish-diktatorit irakian Sadam Husej, por për më shumë se 15 vite ishte i pranishëm në skenë me emra të ndryshme, ndërsa në vitin 2014 me emrin “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit” nën udhëheqjen e Abu Bakr Al-Baghdadij, deklaroi ekzistencën e vetë dhe pretendoi krijimin e Khalifatit Islamik dhe me këtë qëllim pushtoi një pjesë të gjerë të territorit të Irakut dhe Sirisë.

Grupi terrorist ISIS pas pushtimit të rajoneve të gjera në Irak dhe Siri, qytetin Raka në Siri dhe Mosul në Irak i shpalli kryeqytet të khalifatit të vetëshpallur të tij. ISIS me taktikën e publikimit të videove duke prerë kokat e pengjeve dhe ushtarëve si dhe duke publikuar skena të ekzekutimit me vrasje në mënyrë masive, krijoi frikë dhe tmerr të madh.

Gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcave “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit, në një letër që i kishte shkruar liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, këtë grup terrorist e quajti “Intriga e Zezë” dhe pasqyroi një pjesë të krimeve të tij. Ai në këtë letër numëroi disa prej krimeve të grupit terrorist ISIS që kishte kryer në Siri dhe Irak si për shembull: prerja e kokës së fëmijëve, rrjepja e lëkurës së burrave për së gjalli para familjeve të tyre, robërimi i vajzave dhe i grave të pafajshme dhe përdhunimi i tyre, djegia e individëve për së gjalli, therja në mënyrë kolektive e qindra të rinjve, shkatërrimi i mijëra xhamive dhe qendrave e vendeve të shenjta të myslimanëve, si dhe shpërthimi me eksploziv i xhamive që në disa raste ishte kryer në kohën kur imami i xhamisë dhe besimtarët ishin duke falur namazin brenda, etj..

Komandanti i forcave “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit në këtë letër kishte shkruar: “Popujt myslimanë të këtyre vendeve (Sirisë dhe Irakut) ishin të çuditur nga kjo stuhi helmuese, një pjesë u bënë viktimë e thikave të prehta të kriminelëve takfiristë dhe me miliona njerëz të tjerë janë detyruar të largohen nga vendbanimet dhe shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen në qytete e shtete të tjera. Mbi 6000 të rinj të mashtruar në emër të mbrojtjes së Islamit, me makina të mbushura me lëndë eksplozive kanë shpërthyer veten në formë të sulmeve kamikazë në sheshe të qytetit, xhami, shkolla, por edhe në spitale dhe qendra publike të myslimanëve ku si pasojë e këtyre veprimeve kriminele janë martirizuar me dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Të gjitha këto krime në bazë të pohimeve të autoritetit më të lartë zyrtar të Amerikës i cili aktualisht mban postin e presidentit të shtetit të këtij vendi, janë projektuar dhe zbatuar nga drejtuesit dhe organizatat e lidhura me Amerikën, ashtu sikur që kjo metodë akoma po vazhdon të projektohet dhe zbatohet nga liderët aktualë të Amerikës”.

Krimet e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri ishin aq të tmerrshme dhe të ashpra sa që Organizata Amnisty International i ka përkufizuar veprimet e këtij grupi terrorist si shembuj të pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Me përfundimin e operacioneve për çlirimin e rajonit Bu Kamal që ndodhet në kufirin e Sirisë dhe Irakut dhe rrëzimi i flamurit të grupit terrorist-takfirist ISIS dhe ngritjen e flamurit të Sirisë, më datë 21 nëntor të vitit 2017, u deklaruar fundi i grupit terrorist ISIS në Siri.

Llogaritë dhe statistikat tregojnë se grupi terrorist ISIS ka shkaktuar dëme mbi 500 miliardë dollarë në Irak dhe Siri.

Sipas deklaratave të Donald Trump, presidentit të Amerikës, grupi terrorist ISIS ishte i krijuar dhe prodhuar nga Uashingtonit në rajonin e Azisë Perëndimore. Në realitet, ISIS ishte krijuar me qëllime afatgjate me mbështetjen ideologjike, financiare, politike dhe ushtarake të Arabisë Saudite, Amerikës dhe Britanisë si organizata më e madhe terroriste në botë në rajonin e Azisë Perëndimore. Pushtimi i një pjese të gjerë të territorit të Sirisë dhe Irakut dhe formimi i një shteti të ashtuquajtur “Shteti i Shamit dhe Irakut”, ishte bërë vetëm me qëllim të ndarjes territoriale të rajonit dhe shkatërrimit të Frontit të Rezistencës përball regjimit agresor dhe pushtues sionist.

Megjithëkëtë, pas shumë krimeve të tmerrshme dhe çnjerëzore që kreu ky grup terrorist, Amerika në vitin 2014 e formoi një koalicion të ashtuquajtur ndërkombëtar për të luftuar me grupin terrorist ISIS, koalicion ky që sipas pohimeve të analistëve dhe dëshmive nuk kishte për synim shkatërrimin e grupit terrorist ISIS, por ndiqte politikën vetëm për dobësimin e këtij grupi terrorist.

Në anën e kundërt të kësaj qasje politike të qeverisë së Amerikës në lidhje me ISIS, Fronti i Rezistencës që përbëhej nga Republika Islamike e Iranit, Hezbullahu i Libanit, ushtria e Sirisë dhe grupet e tjera të rezistencës së bashku me Rusinë, filluan një luftë serioze për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS dhe për spastrimin e Sirisë dhe Irakut nga pushtimi i këtij grupi terrorist. Rezultat i rëndësishëm i luftës së këtij fronti kundër grupit terrorist ISIS, ishte moslejimi i pushtimit të Bagdadit dhe Damaskut nga terroristët e grupit ISIS. Kjo është në kohën kur strategët amerikanë pas pushtimit të qytetit Mosul nga e grupit terrorist ISIS, patën deklaruar se do të zgjasë më tepër se 30 vite derisa do të mund të çlirohet qyteti Mosul nga pushtimi i ISIS.

Në kohën kur Fronti i Rezistencës me të gjitha forcat e tij ishte përqendruar në shkatërrimin e grupit terrorist ISIS, ekzistojnë shumë raporte që vërtetojnë se koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS me në krye Amerikës e ndihmonte vazhdimisht grupin terrorist ISIS për ta thyer Frontin e Rezistencës në luftën kundër ISIS. Në këtë kuadër, vetëm disa para deklarimit të fundit të ISIS në Siri, burimet informative raportuan se Uashingtoni ka fotografuar nga ajri zonat kufitare të Sirisë dhe Irakut dhe ua ka dhënë këto të dhëna terroristëve të ISIS. Mediat informative gjithashtu raportuan se avionët spiunazh të regjimit sionist kanë bërë fotografime nga qielli mbi rajonin Al-Bu Kamal dhe këto pamje e të dhëna regjimi sionist i ka vendosur në dispozicion të grupit terrorist ISIS në mënyrë që forcat e grupit terrorist ISIS të organizojnë një kundërsulm.

Me të gjitha sabotimet dhe shkeljet e Amerikës dhe aleatëve të saj, fundi i grupit terrorist ISIS në Siri u deklarua nga ana e Frontit të Rezistencës në nëntor të vitit 2017. Fronti i Rezistencës i drejtuar nga Republika Islamike e Iranit ka dhënë shumë dëshmorë në luftën kundër grupit terrorist ISIS, mirëpo ka vërtetuar se thyerja e këtij grupi terrorist nuk ka nevojë për 30 vjet kohë dhe luftë. Njëkohësisht me këtë, Fronti i Rezistencës ka treguar se posedon kapacitetin dhe aftësinë e duhur për të prishur llogaritë e lojës së projektuar nga ana e Amerikës dhe aleatëve të saj për rendin e sigurisë dhe rendin politik në rajonin e Azisë Perëndimore dhe përkundër sigurisë së “importuar” e të mbështetur në Amerikën dhe Perëndimin e cila para se gjithash rezulton me plaçkitjen e dollarëve të arabëve, ky Front ka dëshmuar se siguria vendore me bosht rezistencën nuk ka lejuar ndarjen territoriale të vendeve dhe zgjerimin e pasigurisë dhe dhunës në nivel të të gjithë rajonit.

Me padyshim boshti arab-sionist-perëndimor ishte humbësi kryesor i suksesit strategjik të Frontit të Rezistencës në thyerjen e grupit terrorist ISIS në Siri, për arsye se me këtë fitore Fronti i Rezistencës shkatërroi tërësisht dhe zyrtarisht ëndrrën për ndarjen territoriale të Sirisë ose për rrëzimin e sistemit shtetëror politik të këtij vendi. Shkatërrimi i grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak, ka vërtetuar se akuzat e tilla si mbështetja ndaj terrorizmit me të cilën boshti perëndimor-sionist-arab e akuzonte Frontin e Rezistencës, jo vetëm që ishte esencialisht e pabazë dhe gënjeshtër e qartë, por vërtetoi gjithashtu se shumica e grupeve terroriste ose janë të prodhuar drejtpërdrejt nga perëndimor sidomos nga Amerika dhe ose janë të krijuara si rezultat të politikave të tyre në rajonin e Azisë Perëndimore.

Tags

Komente