Dhjetor 13, 2020 18:33 CET
  • Islamofobia në perëndim (9)

Në këtë edicion do të flasim rreth veprimeve terroriste në Barcelonë dhe atmosferën islamofobiste që u krijua pas këtyre ngjarjeve në Spanjë.

Po afrohet koha e namazit, por RaxhaMijah, imami i xhamisë së vogël në zemër të Barcelonës, nuk pret që në xhami të vjen një numër i madh i njerëzve. RaxhaMijah në kohën kur ndodhej në një dhomë të vogël të xhamisë ndërsa në dhomën tjetër pranë saj ndodhet një grup i vogël i fëmijëve që mësojnë Kur’anin e shenjtë, deklaroi: “Njerëzit myslimanë janë frikësuar shumë. Ata janë frikësuar aq shumë sa që tani nuk kanë guxim të dalin as nga shtëpitë e tyre. Një numër i vogël i tyre vijnë në xhami për ta falur namazin”. Kjo është atmosfera që sundon në Barcelonën e pas sulmeve terroriste të së enjtes së përgjakshme në këtë qytet. Ashtu si me rastin e çdo lloj veprimi dhe sulmi terrorist në Evropë, myslimanët janë prezantuar si të akuzuarit e shkallës së parë për këto sulme. Grupet e ekstremit të djathtë gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë atmosferë anti-islame dhe anti-myslimane dhe kanë sulmuar myslimanët, vendet dhe objektet islame. Një xhami në qytetin Sevilla, më 19 gusht ishte sulmuar nga grupet raciste dhe persona të panjohur mbi muret e kësaj qendre islame kishin shkruar moto anti-islame duke iu drejtuar myslimanëve dhe shtetasve të vendeve të Afrikës Veriore. Një prej këtyre parullave përmbante kërcënim për t’i prerë kokën e myslimanëve. Xhamia e qytetit Granada gjithashtu është sulmuar nga një grup racist i ekstremit të djathtë duke tentuar që t’i vënë zjarrin asaj. Këto sulme raciste ishin bërë shkak që gratë dhe fëmijët myslimanë të arratiseshin nga xhamia. Racistët kanë sulmuar xhaminë duke mbajtur në dorë një paner mbi të cilin ishte shkruar “Çdo kush që mbështet financiarisht këtë xhami, mbështet terrorizmin”. KhaledNito, zëdhënësi i xhamisë në Granada, ka thënë se këtë veprim e kanë raportuar në polici si krim i kryer në bazë të urrejtjes. Ai shtoi: “Racistët duke keqshfrytëzuar ngjarjen terroriste të Barcelonës e cila ka shkaktuar shqetësimin edhe të të gjithë myslimanëve, po bëjnë përpjekje të çojnë përpara idetë e tyre raciste. Njerëzit duhet ta dinë se myslimanët ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë në mënyrë të padrejtë, mund të bëhen viktimë e veprimeve të grupeve terroriste.Faqja informative e kanalit televiziv amerikan NBC News ka shkruar se shumica e analistëve kanë shprehur shqetësim për përkeqësimin e situatës së myslimanëve të cilët jetojnë në këtë qytet.

Xhavid Moghal, gazetar nga Barcelona, duke shprehur shqetësime rreth gjurmëve të këqija të sulmeve terroriste të ISIS në Spanjë mbi jetën e myslimanëve të këtij vendi, ka theksuar: “Me pretekst të kësaj që një individ në rajonin e Katalonisë ka qenë kriminel, nuk duhet të konsiderohen kriminelë të gjithë qytetarët e këtij rajoni dhe të gjithë myslimanët”. Mirëpo shumë njerëz në perëndim kërkojnë vetëm raste për përhapjen e islamofobisë dhe mbjelljen e urrejtjes mes myslimanëve me qëndrim në Evropë dhe qytetarëve të shteteve evropiane. Një prej personave të tillë është rabini i lartë i hebrenjve të Barcelonës. Mair Bar-Hin ka deklaruar se hebrenjtë e Barcelonës janë të dënuar të shkatërrohen, sepse autoritetet e Spanjës nuk duan të luftojnë kundër Islamit ekstremist. Ky rabin duke inkurajuar hebrenjtë për t’u shpërngulur drejt territoreve të pushtuara të Palestinës dhe duke i lidhur veprimet terroriste me myslimanët, po mundohet të induktojë se veprime të tilla kanë të bëjnë me hebrenjtë të cilët duhet të shpërngulen në territoret e pushtuara të Palestinës sepse atje ekziston siguri më e madhe për hebrenjtë. Ai në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Unë besoj se nuk do të qëndrojmë këtu përgjithmonë, prandaj po inkurajoj hebrenjtë që të shpërngulen në Izrael dhe të blejnë toka dhe prona atje. Të mos e përsërisin gabimin e hebrenjve të Algjerisë dhe të Venezuelës. Shpërngulja e parakohshme është më e mirë se sa shpërngulja e vonuar. Mair Bar Hin pretendoi: “Problemet nga të cilat janë inspiruar këto sulme, është ekzistenca e minoritetit të madh të myslimanëve me prirje ekstremiste. Shpëtimi nga ky minoritet problematik është i vështirë. Myslimanët do të bëhen më të fuqishëm. Ky problem është i pranishëm në të gjithë Evropën. Tani Evropa ka humbur”. Në realitet ky rabin ekstremist synon që t’i pozicionojë myslimanët përball qytetarëve të tjerë evropianë. Në fjalitë e këtij rubini ekstremist ajo që duket më së shumti është lidhja që i bënë ai ekstremizmit dhe veprimeve të dhunshme me mësimet e Islamit. Kjo është në kohën kur regjimi sionist është një prej burimeve për përhapjen e ekstremizmit dhe dhunës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën. Parimisht pushtimi i territoreve të Palestinës dhe krijimi i një regjimi fals me emrin Izrael është bërë nga grupet ekstremiste dhe raciste të hebrenjve. Izraeli edhe tani është një regjim racist. Strukturat e këtij regjimi janë krijuar në bazë të aparteidit dhe diskriminimit racor.

Aktualisht ekzistojnë lidhje të ngushta mes grupeve takfiriste dhe terroriste sidomos ISIS dhe regjimit fals të Izraelit. Për myslimanët, Izraeli është armiku kryesor dhe një regjim pushtues i cili ka pushtuar Kiblen e parë të myslimanëve. Mirëpo për grupet takfiriste dhe terroriste si ISIS, Izraeli jo vetëm që nuk ka qenë një armik, por në bazë të dokumenteve dhe dëshmive, ekziston lidhje e afërt mes ISIS dhe regjimit fals të Izraelit. Dy vite më parë në një sulm kibernetik të kryer ndaj kompjuterit të shefit të zyrës së kryeministrit të regjimit sionist, janë zbuluar shumë informacione sekrete si përpjekja e këtij regjimi për të pajisur me armë terroristët në Siri dhe mbështetje financiare e gjerë e Arabisë Saudite dhe Katarit në këtë drejtim. Hakerat kanë arritur të depërtojnë edhe në kompjuterët personal të disa funksionarëve të sigurisë dhe inteligjencës së regjimit sionist që njëri prej tyre është MundharAl-Safdi i njohur me nofkën MondiAl-Safdi, një prej zyrtarëve të zyrës së Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, i cili është shumë aktiv në dosjen e Sirisë. Në bazë të dokumenteve të zbuluar gjatë sulmeve kibernetike ndaj kompjuterit të MundharAl-Safdi, është zbuluar se ai kishte lidhje me një rrjet të gjerë të mercenarëve në Siri, Liban, Arabi Saudite, Katar, Jordani dhe në territoret e pushtuara të Palestinës që ofronin ndihmë ushtarake, financiare dhe inteligjente për grupet takfiriste dhe terroriste sidomos ISIS dhe Fronti Nusra. Janë publikuar shumë fotografi dhe filma që tregojnë se pjesëtarët e plagosur të grupeve takfiriste dhe terroriste në Siri janë shtruar për kurim në spitalet e regjimit sionist në territoret e pushtuara të Palestinës. Në një prej këtyre filmave vërehet Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, duke vizituar pjesëtarët e plagosur të grupeve terroriste në Siri. Askush në botë nuk dyshon në armiqësinë e përbetuar të regjimit sionist ndaj myslimanëve, atëherë si është e mundur që për grupet takfiriste dhe terroriste të cilat në emër të Islamit kryejnë krimet më të këqija kundër njerëzimit, Izraeli të mos konsiderohet armik?!

Veprimet e terroriste të cilët kryhen në Evropë në emër të Islamit nga të rinjtë e pa informuar në mënyrë të drejtë rreth mësimeve të Islamit paqedashës dhe zbatues të drejtësisë, ndjekin vetëm një qëllim dhe ai është prishja e imazhit të Islamit drejtësidashës dhe paqedashës. Një prej faktorëve që mundohet ta shfrytëzojë këtë çështje për qëllime politike dhe propagandistike dhe për t’i mbuluar krimet e veta që po kryen në territoret e pushtuara të Palestinës, është regjimi sionist. Regjimi sionist gjithashtu ka përfituar më së shumti nga vrasjet e myslimanëve dhe shkatërrimi i shteteve myslimane të Sirisë dhe Irakutnga grupet takfiriste dhe terroriste. Qëllimi kryesor i këtyre grupeve ishte dobësimi i boshtit të rezistencës përball agresioneve dhe politikave pushtuese të regjimit sionist. Deri më tani nuk është qëlluar asnjë plumb nga grupet takfiriste dhe sidomos nga ISIS i cili pretendon se është mysliman, në drejtim të territoreve të pushtuara të Palestinës. Asnjë hebre dhe asnjë sionist nuk është sulmuar nga grupi takfirist terrorist ISIS. Të gjitha këto dëshmi tregojnë më së miri lidhjen dhe varësinë e grupeve takfiriste terroriste me sionistët. Myslimanët e Spanjës pas sulmeve terroriste në Barcelonë, kanë organizuar disa tubime dhe duke shprehur solidaritetin e tyre me viktimat e këtij sulmi, janë distancuar nga autorët e sulmit terrorist në Barcelonë dhe kanë theksuar në këtë çështje se vet myslimanët janë viktimë kryesore e krimeve të grupeve takfiriste dhe mos i shikoni ata si persona të akuzuar.

 

 

Tags