Dhjetor 14, 2019 14:52 CET
  • Universiteti i Mjekësisë në Mashhad të Iranit zë vendin e tretë në botë në ametropinë e syrin

Jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ku do të prezantojmë sukseset më të reja në fushën e shkencës, teknologjisë dhe mjekësisë së Iranit dhe botës.

Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore

Jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ku do të prezantojmë sukseset më të reja në fushën e shkencës, teknologjisë dhe mjekësisë së Iranit dhe botës.

Në fund të muajit nëntor të vitit 2016, hulumtuesit e Universitetit të Mashhadit në Iran kanë prodhuar aparatin elektroni për matjen e nivelit të shikimit të ngjyrës dhe shikimit të thellësisë dhe devijimit të syve. Njohja e problemeve të sëmundjeve të ametropisë së syrit dhe njohja e problemeve të syrit te personat që kanë Disleksi ose Talasemi dhe kanë nevojë për shikim, gjithashtu bëhet në këtë qendër të hulumtuese. Kjo qendër në kryerjen e studimeve në fushën epidemiologjisë, në lidhje me të metat e ametropisë së syrit, ka arritur të zë vendin e parë deri të tretin gjatë tre viteve të kaluara në botë dhe solli vendin e tretë në botë për Universitetin e Shkencave Mjekësore të Mashhadit, pas Amerikës dhe Australisë.

Hulumtuesit iranian prodhojnë aparatin elektronik për matjen e nivelit të shikimit dhe devijimit të syrit

Të metat e ametropisë së syrit është një gjendje kur një pamje e qartë nuk formohet në rrjetin e syrit dhe personi për të shikuar në mënyrë të qartë, ka nevojë për një mjetë ndihmës siç janë syzet. Në disa raste në vend të syzeve dhe lentave, mund të përdoret edhe ndërhyrja kirurgjike. Gjithashtu përtacia e syrit dhe problemet e shikimit të ngjyrave (që është një problem shumë i hapur), gjithashtu është e njohur edhe në studimet epidemiologjike në këtë qendër hulumtuese në nivel të vendit të Iranit dhe janë bërë përpjekje të konsiderueshme për mënjanimin e këtij problemi.   

Njëkohësisht me këto përpjekje brenda Iranit, studiuesit italianë kanë gjetur një mënyrë për të ruajtur shikimin për pacientët me çrregullim progresiv të degradimit të retinës. Ky çrregullim gradualisht shkakton verbim. Përdorimi i kësaj metode të protezës të re vizuale, i ndihmon njerëzit të ruajnë sinjalet vizuale në tru dhe në këtë mënyrë njeriu të mund të identifikojë modelet e dritës dhe gradualisht të shikojë.

Prodhimi i protezës për kthimin e shikimit të personave të verbër

Në një përpjekje tjetër në Universitetin Industrial “Amir Kabir”, një tjetër universitet me kredibilitet në Iran, hulumtuesit iranianë kanë arritur që duke përdorur programet për përpunimin e figurës, të paraqesin një video të lëvizjeve të pandërprera të Valvules së zemrës. Pajisjet e tilla si ekokardiografia dhe ekografia kanë disa probleme. Një prej problemeve të këtyre aparateve është pamjet që marrin këto pajisje nuk janë të bashkangjitura. Për shkak se pajisjet me ultrazëri kanë shpejtësi të valës stabile, ato nuk mund të fotografojnë me ritme më të larta të imazhit, prandaj për këtë arsye nuk ka asnjë mënyrë për të zbuluar më mirë sëmundjen në vende të caktuara siç janë lëvizjet e shpejta të valvuleve të zemrës dhe fotografime të tilla të këtyre pajisjeve nuk kanë bashkëngjitjen e nevojshme për të zbuluar më mirë sëmundjen. Kështu që këta hulumtues kanë paraqitur një rrugëzgjidhje për këtë problem. Ata për këtë qëllim duke përdorur pajisjet për reduktimin e dimensionit “Manifold”, është përcaktuar numri i kornizave dhe pastaj duke shfrytëzuar metodat e përpunimit të fotografisë, siç është regjistrimi, prodhohen këto korniza dhe vendosen mes kornizave të mëparshme.

Hulumtuesit iranian arrijnë të incizojnë filmin nga lëvizjet e bashkëngjitura të zemrës

Studiuesit iranianë kanë arritur gjithashtu të prodhojnë fije nanoteknologjike që përdoren gjerësisht në industrinë e tekstilit, polimerit, petrokimisë, plastikës dhe industrisë së prodhimit të makinave. Këto produkte nga Irani eksportohen në vende të tilla si Uzbekistani, Taxhikistani, Azerbajxhani, Kirgistani, Turqia, Italia dhe vendet e Gjirit Persik. Ekzistojnë modele të ngjashëm evropianë të këtij produkti, por ato nuk prodhohen në këtë nivel teknologjisë.

Hulumtuesit iranianë prodhojnë fije me nanoteknologji

Ashtu siç e dini, përparimet moderne shkencore kanë bërë të mundur që çifte jopjellore të përfitojnë nga trajtime efektive të infertilitetit. Numri i shtatzënive të realizuara nëpërmjet metodave kuruese siç është “In vitro fertilisation” ose duke shfrytëzuar vezorët e dhuruara, është gjithnjë në rritje e sipër dhe shumë foshnje po lindin duke përdorur këto metoda të kurimit. Pikërisht për këtë arsye hulumtuesit e Qendrës Hulumtuese “Rojan” kanë vendosur që të bëjnë një studim duke vendosur nën kurim nënat të cilat përdorin këto metoda kuruese dhe të analizojnë ndikimin e këtij procesi në nivelin e dashurisë së nënës ndaj foshnjës. Rezultatet e këtij studimi që janë publikuar në revistën shkencore “IJFS”, tregojnë se niveli i dashurisë së nënave iraniane ndaj fëmijët të lindur si rezultat i metodave kuruese në përputhje me shkallën Muller dhe ndodhet në një nivel të lartë.

Matja e nivelit të lartë të dashurisë së nënave iraniane ndaj fëmijëve të lindur me anë të metodave kuruese nga hulumtuesit iranianë

Sot, përdorimi i anijeve inteligjente në zona të ndryshme të botës është në rritje, një prej të cilave është monitorimi dhe vëzhgimi i ujërave të qetë dhe shtretërve të tyre. Në këtë drejtim, studiuesit iranianë kanë arritur me sukses t’i ndërtojnë këto anijeve. Në përgjithësi, monitorimi i cilësisë së ujit është një aktivitet i centralizuar për të studiuar vetitë fizike, kimike dhe biologjike të ujit në lidhje me shëndetin njerzor, kushtet ekologjike dhe përdorimin e ujit, prandaj përdorimi i këtyre pajisjeve zvogëlon kostot, rrit sigurinë dhe saktësinë në operacione. Kjo anije është e aftë të kontrollohet nga distanca ose të operojë në mënyrë inteligjente dhe mund të përdorë censorët e saj për të matur parametrat e ujit në zona të ndryshme dhe në thellësi të ndryshme dhe të dërgojë të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë në bazën e vetë në bregdet. Prej aftësive të tjera të kësaj anije, është aftësia e hidrografisë. Anija mund të pastrojë me inteligjencë sipërfaqen e liqenit dhe të matë thellësinë e ujit në pika të ndryshme. Kjo veçori është shumë e rëndësishme për të identifikuar statusin e sedimenteve në rezervuare të digave dhe në porte dhe mund të përcaktojë statusin e shtratit për përdoruesit.

Monitorimi inteligjent i ujit të liqeneve dhe porteve nga studiuesit iranianë

Një tjetër sukses në shkencat e mjekësisë është shënuar nga studiuesit e universiteteve iraniane këtë javë dhe ai është projektimi dhe prodhimi i një pajisje për kurimin e tumoreve të vegjël në pjesë të ndryshme të trupit nga studiuesit e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Mashhadit. Kjo pajisje përdoret për kurimin e tumore të vogla në pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht në tru, në të cilat nuk mund të përdoret radioterapia apo ndërhyrja kirurgjike siç bëhet në pjesët e tjera të trupit. Duke pasur parasysh faktin që tumori i trurit mund të jetë në një vend të ndjeshëm dhe prekja e një zone të tumorit mund të ketë pasoja të rënda për pacientin, atëherë ka nevojë pajisje të posaçme nëpërmjet të të cilave mund të kufizohet rrezatimi dhe të rrezatohet vetëm në doza të larta dhe në vendin e tumorit në mënyrë që tumori të shkatërrohet në një seancë.

Projektimi dhe prodhimi i një pajisjeje për trajtimin e tumoreve të vogla në tru nga studiuesit iranianë

Disa shpjegime në lidhje me terminologjinë: 

Disleksia (Ddyslexia), ose çrregullimi i leximit, i quajtur gjithashtu një çrregullim i zhvillimiz në lexim, është një gjendje në të cilën truri nuk mund të përpunojë imazhe të caktuara, siç janë numrat dhe shkronjat.

Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike që si pasojë e saj, hemoglobina e humb strukturën e saj natyrore dhe kështu krijohet fenomeni i prodhimit hemoglobinës joefektive në trup. Si rezultat i kësaj, një hemoglobinë e dëmtuar është e paaftë për të dërguar në mënyrë të duhur oksigjenin në organe të trupit . Pra, në fakt nuk ka mungesë të përgjithshme të hemoglobinës, por është rritur hemoglobina anormale.

Aparati ekokardiografik është një sistem skanimi me ultrazëri dhe për përpunimin e imazhit, i cili përdoret për të fotografuar strukturat e zemrës.

Ekziston një shkallë universale për matjen e dashurisë së nënës ndaj foshnjës, e quajtur shkalla Muller.

Tags

Komente