Dhjetor 14, 2019 15:00 CET
  • Prodhimi i aparatit për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve të diellit

Një prej sukseseve të rëndësishme të hulumtuesve iranianë, ka qenë një aparat për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve të diellit në vend. Studiuesit iranianë duke përdorur teknologjinë e tubave me vakum, kanë prodhuar dhe ofruar një sistem për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve të diellit, i cili përveçse pastron ujin e njelmët, mund të pastrojë edhe ujërat me ndotës pasivë pa krijuar rrjedhje dhe uji që del nga kjo pajisje do të jetë ujë i pijshëm.

Uji i ëmbël është një nga burimet më të rëndësishme që mund të rinovohet i cili është jetik për mbijetesën e shumë organizmave, si dhe për njeriun, prandaj ka rëndësi shumë të madhe për sa i përket furnizimit me ujë dhe bujqësisë. Uji i ëmbël është ujë i cili përmban sasi shumë të ulët të kripërave të patretshme, dhe është i pastër.

Uji i ëmbël është depozituar natyrshëm në sipërfaqen e tokës dhe kryesisht në akullnajat e bjeshkëve dhe në Polin Verior dhe Jugor në formë të shtresave të akullit. Liqenet e ujërave të ëmbla, lumenjtë dhe përrenjtë dhe rrjedha e ujërave nëntokësorë, janë burime të tjera të ujërave të ëmbla. Burimet e ujërave të ëmbla përbëjnë vetëm 3% të burimeve totale të ujit në planetin e tokë, që është afërsisht 1.8% e saj. Sidoqoftë, shumë njerëz në mbarë botën keqpërdorin shumë lehtë ujin e ëmbël. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, rreth 1.2 miliardë njerëz (rreth 18% e popullsisë së botës) vuajnë nga mungesa e ujit ose pamundësia e qasjes në ujë të ëmbël dhe të pijshëm. Sot, shumë rajone të botës duke marrë parasysh ritmin e rritjes së popullsisë dhe sasinë në rritje e sipër të ujit që përdor një person, po përballen me vështirësi të mëdha në këtë drejtim. Pasojat e mungesës së ujit në të ardhmen do të ndikojnë në shëndetin publik dhe ciklet e prodhimit bujqësor.

Një nga sukseset kryesore të studiuesve iranianë ka qenë prodhimi i një aparati për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve diellore në vend. Studiuesit iranianë duke përdorur teknologjinë e tubave me vakum, kanë prodhuar dhe ofruar një sistem për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve të diellit, i cili përveçse pastron ujin e njelmët, mund të pastrojë edhe ujërat me ndotës pasivë pa krijuar rrjedhje dhe uji që del nga kjo pajisje do të jetë ujë i pijshëm.

Një model i aparati dialifikimi të ujit me anë të rrezeve diellore

Kurosh Khosravi, drejtori ekzekutiv i projektit, e konsideron mungesën e ujit të pijshëm dhe të ëmbël, një nga sfidat kryesore të Iranit ndërsa thotë: “Në rrafshnaltën e brendshme të Iranit, ka një bollëk ujërash të njelmëta, prandaj është e nevojshme që duke paraqitur metodat e përshtatshme, të bëhet dialifikimi i ujit. Dialifikimi i ujit me anë të rrezeve diellore është një nga zgjidhjet e ofruara për filtrimin e ujit. Në këtë sistem përdore teknologjia e tubave me vakum dhe ato janë instaluar në këtë sistem në atë mënyrë që të jenë në gjendje të filtrojnë ujin dhe ta shndërrojnë në ujë të ëmbël për pije”. Sipas drejtorit ekzekutiv të këtij projekti, specifikat më të mira të këtij sistemi janë mosprodhimi i ujërave të zeza, funksionimi i lehtë dhe pavarësia nga sasia e kripës së ujit. Ky aparat është e aftë të bëjë dialifikimin e ujit me sasi të ndryshme të kripës, në mënyrë që funksionimi e këtij aparati në ujin me sasi të kripës prej 4,000 mikroSimmen është e njëjtë me funksionimin e tij në ujin me sasi të kripës 18 mijë dhe 45 mijë mikroSimmen.

Tube vakumit të këtij aparati përbëhet nga një sipërfaqe të zezë e cila vendoset me distancë 5 mm nga një sipërfaqe transparente dhe mes këtyre dy pllakave të zeza dhe transparente, ekziston zbrazëtirë apo vakum. Në kohën kur drita e diellit të arrijë në sipërfaqen transparente, kalon nëpërmjet saj dhe arrin në sipërfaqen e zezë dhe vazhdimësia e rrezatimit shkakton ngrohjen e sipërfaqes së zezë dhe duke marrë parasysh se mes këtyre dy sipërfaqeve ekziston vakum, nxehtësia nuk mund të kthehen në atmosferë dhe kështu nxehtësia ngel në këtë hapësirë. Në rrethana të tilla, uji i njelmët futet në sistem dhe nxehtësia e zënë në këtë hapësirë, do të bëhet shkak që uji të vlojë dhe nëpërmjet kondensatorit të këtij sistemi, uji i njelmët shndërrohet në ujin e pijshëm.

Sipas këtij studiuesi iranian, zbatimi i këtij projekti është programuar duke u përqendruar në reduktimin sa më të madh të ndotjes së ambientit dhe ky qëllim është realizuar në këtë projekt. Ky aparat nuk përdoret vetëm për shndërrimin e ujit të njelmët në ujin e ëmbël, por me anë të këtij aparati mund të filtrohen edhe ujërat e ndotura me kusht që ndotja e tyre të mos jetë e paqëndrueshme.

Në kuadër të këtij suksesi të rëndësishëm, aparati për dialifikimin e ujit me rreze diellore duke sjell novacione të tjera në projektimin e sipërfaqes thithëse, është prodhuar edhe në Qendrën Teknologjike dhe Profesionale të qytetit Lanxhan.

Mustafa Dari, trajnues në Qendrën Teknologjike dhe Profesionale të qytetit Lanxhan në provincën Esfahan dhe drejtor ekzekutiv i projektit të ri, në lidhje me këtë çështje, tha: “Ky aparat për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve diellore, është ndërtuar me novacion në projektimin e sipërfaqes thithëse të pajisjes në krahasim me pajisjet e ngjashme. Në projektimin e këtij aparati për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve diellore, është përdor një kombinim i aparateve për dialifikimin e ujit të pjerrët ose në formë ujëvare dhe për të rritur efikasitetin e aparatit, në sipërfaqen thithëse është krijuar një mbulesë speciale dhe uji i saj i distiluar i prodhuar nga uji i njelmët artificial, është raportuar afërsisht katër litra për metër katror në ditë që duke marrë parasysh gjendjen e rrezeve të diellit në këtë stinë, sasitë e prodhimit do të jenë më të larta në pranverë dhe verë.

Aparatet për dialifikimin e ujit me anë të rrezeve diellore funksionojnë në bazë të ciklit natyror të ujit dhe karakteristika kryesore e këtyre aparateve është përdorimi i energjisë diellore e cila sigurohet gjatë gjithë vitit pa kurrfarë shpenzimesh. Kjo çështje ofron mundësinë që ky aparat të përdoret edhe në vendet më të largëta nga zonat urbane. Karakteristikë tjetër e këtij aparati, mund të përmendet distilimi diellor, teknologji e thjeshtë për prodhimin e tij dhe mos pasja e nevojës për rregullim dhe përkujdesje të veçantë.

Tags

Komente