Dhjetor 14, 2019 15:13 CET
  • Kronometri inteligjent, citifoni inteligjent, programi për udhëzimin e zogjve, startimi i makinës me gjurmën e gishtit, kontrollimit të pasaportës dhe barrës me makinë inteligjente

Jemi me një edicion tjetër për ju nga programi “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ku do t’iu njohim me disa të reja nga fusha shkencore, teknologjike dhe mjekësore e Iranit dhe botës.

Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore

Në fund të nëntorit të vitit 2016, hulumtuesit iranian me qëllim të kryerjes së testeve të shpejtësisë së vrapuesve, kanë prezantuar aparatin e kronometrit inteligjent i cili duke hequr forcën njerëzore, ka eliminuar gabimet e mundshme njerëzore në regjistrimin e rekordit të vrapuesve. Lejla Hamze, një prej hulumtuesve të këtij projekti, qëllim të kryerjes së këtyre hulumtimeve e ka konsideruar projektimin dhe prodhimin e aparatit për regjistrim elektronik dhe për eliminimin e gabimeve njerëzore në regjistrimin e rekordeve në testet e shpejtësisë së vrapuesve. Ajo ka thënë: “Në këtë projekt hulumtues kemi bërë përpjekje që të ofrojmë një aparat digjital për matjen e shpejtësisë së vrapuesve në vrapimin shkuarje-ardhje dhe në testet e përzgjedhjes dhe gjithashtu të vrapimeve të shpejtësisë pa pasur nevojë për forcën njerëzore”. Ajo duke thënë se gjatë këtij projekti hulumtues kemi arritur të projektojmë dhe prodhojmë një aparat digjital për matjen e shpejtësisë gjatë testeve profesionale në fushat sportive, shtoi: “Ky aparat i cili është prodhuar me emrin “Kronometri Inteligjent”, ka kapacitetin e duhur që nëpërmjet LCD të instaluar mbi aparat, në formë digjitale të tregojë kohën dhe shpejtësinë e vrapuesit që ka fituar në secilën rrugë dhe të paraqes mesataren e shpejtësisë dhe numrin e testimeve të kryera nga vrapuesi”.

Gjithashtu në kuadër të një përpjekje tjetër, Farhad Fuladi Nija, studentë i magjistraturës në degën e elektro-inxhinierisë në Universitetin Industrial në Kermanshah të Iranit, duke shfrytëzuar përdorimin e teknologjisë GSM në citofonin e shtëpive, të paraqesë një shpikje të re. Sipas z. Farhad Fuladi Nija, studentë i magjistraturës në degën e elektro-inxhinierisë në Universitetin Industrial në Kermanshah të Iranit, ky sistem i ri i jep mundësi përdoruesve që gjithnjë të kenë qasje në citofonin e shtëpisë së tyre. Në sistemet e ngjashëm, përdoruesi duke dërguar një SMS në kartelën e instaluar, mund të hap derën, mirëpo në sistemin e shpikur nga Farhad Fuladi Nija përdoruesve u jepet kjo mundësi që në çastin kur bie zilja e shtëpisë, të identifikojnë individin në fjalë nëpërmjet bisedës dhe në rast se dëshirojnë, duke dërguar SMS me një kod, të hapin derën. Përveç raste të lartpërmendura, një karakteristikë e dalluar e këtij sistemi, është siguria e lartë e tij në këtë mënyrë që dera e shtëpisë hapet vetëm atëherë kur kartela e instaluar në citofonin e shtëpisë të pranojë SMS me kodin e dhënë vetëm nga numri që është regjistruar më parë në sistem. Vendosja e komunikimin e me anë të çipit SIM900 që është përdorur në këtë sistem, bëhet e mundur nëpërmjet urdhrave të supozuar me emër AT Command dhe nëpërmjet portit serik.

Program apo aplikacioni i parë për udhëzimin shkretinor të zogjve në Iran u prezantua me emrin “Homa” për sistemin veprues Android nga studentët e Fakultetit të Ambientalizmit në Universitetin Ferdosi në Mashhad të Iranit. Muhamed Ali Rezvani, drejtuesi i ekipit të aplikacionit për udhëzimin shkretinor të zogjve në Iran “Homa”, në lidhje me këtë ka thënë: “Aplikacioni e zogjve për herë të parë është projektuar në Iran nga një grup i studentëve të Fakultetit të Ambientalizmit dhe Burimeve Natyrore në Universitetin Ferdosi dhe të dhënat bazë të këtij programi janë në bazë të hartës së shpërndarjes, zërit të shpezëve, formës së strofullit, shumimit dhe lëshimit të vezëve”. Ai shtoi: “Pjesa e dytë e këtij programi që e ka bërë këtë aplikacion të veçantë dhe të pashembullt, është posedimi i dy pjesëve. Njërën për njerëzit e zakonshëm në përgjithësi dhe pjesën tjetër për specialistët e kësaj fushe”. Ky student i shkallës së magjistraturës në degën e ambientalizmit në Universitetin Ferdosi në lidhje me mënyrë e funksionimit të këtij aplikacioni, ka thënë: “Kërkimi shkretinor ose në fushë në këtë aplikacion bëhet hap pas hapi dhe është i kapshëm për të gjithë individët dhe në bazë një varg formash, filtron të dhënat dhe identifikon zogun”. Rezvani gjithashtu tha: “Për shembull, personi që kërkon, duke shikuar zogun në një ambient të veçantë jetësor, i fut të dhënat në program dhe në fazën tjetër të futë të dhënat rreth masës së zogut në bazë të krahasimit të tij me llojet e tjera që janë hartuar në program dhe pastaj identifikohet zogu.  

Programi udhëzues shkretinor i zogjve

Hulumtuesit e Universitetit Warwick kanë prodhuar një pajisje elektronike e cila mund të kontrollohet nëpërmjet valëve të trurit. Censorët në kufjet elektrike zbulojnë dridhjet elektrike nga truri. Pastaj kompjuteri përpunon këto valë dhe i dërgon ato në një orbitë e cila është instaluar në një lodër elektrike. Në këtë mënyrë personi mund të kontrollojë lodrën.

Ky hulumtim është kryer nën drejtimin e Profesor Kristofer Xhejms dhe tregon se disa lodra të preferuara të fëmijëve siç janë makina dhe helikopteri të pajisur me kontrollim nga distanca dhe robotët e vegjël, tani mund të kontrollohen nëpërmjet një kufje dhe me forcën e trurit.

Kontrolli i lodrave me anë të trurit

Kompania Kontinentale synon që duke përdorur disa mjete biometrike, përveçse t’a bëjë makinën më të zgjuar, t’a shtojë më shumë edhe sigurinë e saj. Kjo kompani ka projektuar një sustë startuese për makinën e cila me anë të gjurmëve të gishtit, e starton makinën. Në këtë mënyrë individi pa përdorur çelësin, mund ta startojë makinën vetëm duke trusur sustën startuese me anë të gishtit të tij dhe makina starton. Në këtë mënyrë jo vetëm që bëhet më e vështirë vjedhja e makinës, por edhe fëmijët dhe adoleshentët nuk mund të shfrytëzojnë makinën pa lejen e prindërve.

Gjithashtu brenda në kabinën e makinës janë instaluar disa kamera me kapacitet identifikimin e fytyrës. Duke shfrytëzuar këtë kapacitet, individi sa po të ulët në makinë duke marrë parasysh preferencat e tij, rregullohet temperatura brenda në kabinë, sistemohen pasqyrat dhe gjendja e uljes, si dhe kanali i preferuar i radios.  

Gjithashtu dy inxhinierë amerikanë kanë paraqitur një projekt elementar për një makine automatike për udhëtarët e aeroportit që mat peshën e valixheve të pasagjerëve dhe skanon pasaportat e tyre. Kjo makinë automatike e cila quhet “Nkesus”, mund të matë valixhet e pasagjerëve dhe t’i kontrollojë ato. Pastaj, ajo mund të sigurojë edhe testimet e rreze X dhe të bëjë analizimin kimik të valixheve të pasagjerëve para se ata të arrijnë në aeroport. Mini-makina Neksus ka potencialin për transportimin e katër pasagjerëve. Pasagjerët para se të hipin në këtë makinë, kalojnë nëpër një aparat për zbulimin e metaleve, ndërsa një aparat tjetër që është instaluar skaj çdo karrige, bënë skanimin e pasaportës.

Mini-makina inteligjente

Kjo makinë bënë fotografimin e secilit pasagjerë dhe gjithashtu bënë edhe skanimin e gjithë trupit të tyre. Pastaj ata i zbret në një zonë të caktuar më parë si zona e sigurt. Në këtë mënyrë pasagjerët pa u vonuar fare mund të futen në sektorët e kontrollit të fluturimeve.

Tags

Komente