Janar 25, 2020 14:54 CET
  • Femrat iraniane (1)

Seria e Programit “Femrat Iraniane”, duke analizuar dhe vëzhguar zhvillimet në sukseset dhe arritjet e grave iraniane, do të prezantojë këto arritje për të paraqitur më së miri situatën e femrave iraniane sot. Qëndroni me ne në pjesën e parë të këtij programi.

Të dashur miq, ne jemi me ju këtë javë me programin e ri "Femrat iraniane ". Në çdo seri do të trajtojmë, ngjarje të përshtatshme dhe të rëndësishme për sukseset e grave iraniane. Ju e dini që të drejtat e grave dhe situata e tyre, janë një nga çështjet më të rëndësishme sot në botë. Ndjeshmëria ndaj statusit të grave dhe të drejtave të tyre në botë u ka dhënë mundësinë disa shteteve që për interesa politike të stimulojnë opinionin publik në përputhje me kërkesat e tyre, me anë të trukeve të mediave në të gjithë botën. Irani mund të përmendet në këtë drejtim. Pas fitores së Revolucionit Islamik në vitin1978, çështja e grave iraniane dhe e të drejtave të tyre ishte në fokus të vazhdueshëm të propagandës së mediave perëndimore kundër Iranit. Por në fakt ajo që thuhet nga mediat perëndimore para audiencës së tyre, portretizojnë realisht situatën e grave iraniane? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe për të kuptuar realitetin, duhet të njihemi me gratë iraniane dhe aktivitetet e tyre.

Programin e parë po e fillojmë duke analizuar ngjarjet sportive ndërkombëtare dhe sukseset nderuese të grave iraniane në këto sporte. Kjo ngjarje ka të bëjë me sportin Wushu. Në këtë  fushë sportive sot ka gratë iraniane janë kampione, përfshirë motrat Mansurian. Elahe, Shahbonu dhe Sohejla Mansurian janë sportiste të njohura dhe me famë në Iran dhe në botë të cilat duke respektuar veshjen islamike, janë futur në garat e sportit më të vështirë në botë dhe kanë marrë titullin kampion bote. Në historikun e sportit iranian, pjesëmarrja e suksesshme e tre motrave, është e pashoq.

Motrat Mansurian, nga e djathta në të majtë, Sohejla, Shahbanu dhe Elahe Mansurian.

Në lajmet e 23 tetorit është thënë: Në kampionatin e 15-të të sportit Wushu që u mbajt në Shangai të Kinës, në fazën finale për peshat 65 kg për femrat, u përballën Elahe Mansurian nga Irani dhe Ezhe Shaker nga Turqia, ku sportistja iraniane arriti të marrë medaljen e artë. Një ditë përpara saj Shahbanu Mansurian së bashku me sportisten tjetër iraniane Marjam Hashemi arriti të marrë medalje ari në kampionatin botëror dhe në këtë mënyrë femrat iraniane në sporti Wushu arritën të fitojnë 3 medalje të arta pasi mundën të gjithë rivalet e tyre.

Sporti Vushu është një përmbledhje e sportit të boksit dhe tekuandosë dhe është një prej sporteve më të vëshitra për kategorinë e femrave. Historiku i këtij sporti në Kinë është shumë i lashtë. Në kohët e lashta në Kinë për të ruajtur njerëzit nga aspekti i shëndetit, për kurimin e sëmundjeve, për forcimin e fizikut trupor dhe për të shtuar jetëgjatësinë, njerëzve u mësoheshin artet marciale që më vonë me kalimin e kohës u kthyen në sportin Wushu. Dashuria për sportin Wushu në mesin e femrave u kthye në një ëndërr gjë që mundësoi trajnimin e tyre në shumë salla sportive në Teheran. Një prej motrave Mansurian shumë herë në intervistat e saj ka përmendur jetën tepër të vësthirë të saj dhe të mitrave në qytetin Esfahan. Ajo së bashku me dy motrat e veta në fëmijëri kanë ushtruar këtë sport në kushte minimale, mirëpo me kalimin e kohës nisën progresin dhe në moshën 12 vjeçare u futën në sportin profesional.

Elahe Mansurian ka lindur në vitin 1991 në rajonin Semiran të provincës Esfahan. Motrat atë njohin më të talentuar dhe më me teknikë se vetja e tyre dhe kanë deklaruar se shkaku i futjes së tyre në sportin Wushu ishte mbështetja ndaj motrës së tyre. Ajo thotë: Unë në Shiraz, sportin e kam nisur me karatenë ndërsa më vonë në Semiran shkova në kursin e sportit Kong Fu. Kur u njoha me sportin Wushu kuptova se ky sport ishte një përmbledhje e arteve marciale. Më pas vazhdon këtë sport me trajneren Samera Khalili në sallën sporti Takhti të qytetit Esfahan që më ka mundësuar fitoren e 30 titujve kampion vendi dhe kampione bote. Elahe famën e konsideron si të mirë ashtu edhe të keqe. Ajo thotë: Në kohën kur arrin sukses botëror, atëherë ne nuk i përkasim vetvetes, pasi populli nga ne pret akoma më shumë dhe për këtë ne duhet të bëjmë kujdes për sjelljen dhe veprimin tonë.

Elahe Mansurian është gruaja e parë aktive në sportin Wushu e cila arriti të mundë profesionistët e këtij sporti nga Kina dhe të marrë medaljen e artë si kampione e Azisë. Kampionati i Shangait në Kinë, ishte kampionati i pestë për Elahe Mansurian në nivel botëror dhe ndërkombëtar ku ajo fitoi medaljen e saj të tretë të artë. Motra e saj Shahbonu arriti të marrë medaljen e 5-të të artë, ndërsa Marjam Hashemi një tjetër sportiste e Wushu, në këtë kampionat së bashku me motrat Mansurian arrit të fitojë medaljen e 5-të të saj botërore. Marjam Hashemi e cila është nga qyteti Kermanshah pasi fitoi medaljen e pestë të saj, këtë medalje ia ka dedikuar liderit suprem të revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei.

Marjam Hashemi

Shumë analistë pohojnë e një prej sukseseve më të mëdha të revolucionit islamik të Iranit, ishte kthimi i identitetit të femrës myslimane në Iran. Nën përkujdesjen e shtetit të Republikës Islamike të Iranit, femrat u ngritën për nga niveli i studimit dhe arsimimit, aktivizimit në shoqëri, aktivizimit mendor dhe aktivizimit në punë në shoqëri dhe në këtë mënyrë për femrën iraniane u hap një histori e re perspektive. Aktualisht kur kanë kaluar 40 vjet nga fitorja e revolucionit femrat në Iran kanë arritur të kuptojnë se mund të jenë të fuqishme, besimtare dhe të devotshme, të ndershme dhe të veshura me hixhab dhe në të njëjtën të angazhuara në mesin e shoqërisë. Ata kanë kuptuar se mund të ruhen themelet e pastra të familjes por njëkohësisht duke u angazhuar në sferën politike dhe sociale të vendit. Është e rëndësishme të thuhet se shumë fusha përfitojnë rëndësi të madhe vetëm me angazhimin e femrave. Femrat të cilat në çdo shoqëri konsiderohen si shtyllë kryesore e saj, perspektiva dhe zhvillimi i femrës ndikon shumë në rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë.

Sot femra myslimane në Iran, ka një personalitet të lartë dhe dinjitoz. Femrat e arsimuara dhe femrat e reja të shoqërisë iraniane, janë aktive në laboratorët dhe qendra më të ndërlikuara dhe komplikuara shkencore dhe kryejnë aktivitetin e tyre. femrat aktive iraniane kryejnë shërbimin e tyre në sferën politike, shkencore, administrimin e shoqërisë, kulturës dhe sportit dhe janë shembuj të femrave besimtare dhe revolucionare të shoqërisë iraniane. E gjithë kjo është për arsye se pas revolucionit islamik, femrës në Iran i janë krijuar kushtet e nevojshme për rritje dhe zhvillim. Pas fitores së revolucionit, femra myslimane iraniane duke respektuar veshjen islame në fushën e sportit është aktivizuar fuqishëm dhe në nivel botëror ka arritur të fitojë më shumë se 160 medalje në sporte të ndryshme. Ndërkohë përpara revolucionit, femra iraniane ka arritur të fitojë vetëm 5 medalje në nivel botëror. Femra në regjimin mbretëror u detyra të heqë me forcë veshjen e  saj islame për të marrë pjesë në garat sportive.

Kimia Ali’zade është femra e parë iraniane që ka fituar medalje në lojërat olimpike të vitit 2016.

Nga pikëpamja e Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik, në kohën kur një femër myslimane iraniane me hixhabin e saj ngrihet në podiumin e kampiones dhe i detyron të gjithë ta respektojnë,  ky është një moment shumë i lavdishëm. Prania e sportisteve iraniane në garat ndërkombëtare duke respektuar dinjitetin dhe parimet morale, është një reklamim i vlerave të kombit për botën dhe për këtë të gjithë me zemër falënderojnë dhe vlerësojnë femrat sportiste të cilat duke respektuar dhe ruajtur hixhabin e tyre shkojnë për të marrë pjesë në garat sportive ndërkombëtare.

Tags

Komente