May 12, 2020 09:41 CET
  • Femra iraniane (6)

Në javën që lamë pas folëm për atë grup femrash të cilat nga pamja e jashtme kanë ndryshime me njerëzit e tjerë mirëpo për nga dhuntia, talenti dhe përpjekja nuk ndryshojnë me të tjerët dhe kanë arritur suksese të konsiderueshme.

Në javën që lamë pas folëm për atë grup femrash të cilat nga pamja e jashtme kanë ndryshime me njerëzit e tjerë mirëpo për nga dhuntia, talenti dhe përpjekja nuk ndryshojnë me të tjerët dhe kanë arritur suksese të konsiderueshme. Dr. Bahare Honar’parvar është ndër ato femra të suksesshme invalide. Ajo ka marrë doktoratën në degën e kimisë kuantume në fushën e klonimit dhe përllogaritjeve kuantumike të biosistemeve dhe projektimin e medikamenteve në universitetin e shkencës dhe hulumtimeve. Ajo gjithashtu ka marrë medalje dhe vlerësime pas shtypjes së shumë artikujve shkencorë ISI dhe është cilësuar gjeni dhe një prej figurave më të larta shkencore. Dr. Honar’parvar aktualisht konsiderohet si një hulumtues ndërkombëtar në fushën e projektimit të medikamenteve për sëmundjen e sidës në vendet e Afrikës së jugut. Ajo mbi aktivitetin e saj shkencor thotë: Fatmirësisht fusha e punës time profesionale është mendore që ka nevojë vetëm për një shpirt të fortë dhe të durueshëm, si dhe për mendje dhe zemër të shëndoshë. Unë profesionin tim e kam zgjedhur në atë formë që të mund të përdor kapacitetin mendor dhe intelektin tim në formë maksimale dhe mangësia ime fizike nuk më pengon të ecë përpara. Në kohën kur kam zgjedhur degën e profesionit vetes time i kam thënë që karroca me rrota nuk duhet të bëhet pengesë për rrotat e jetës sime, ose do të zgjedh një rrugë ose do të ndërtoj një rrugë. Në këto kushte fizike që jam me ndihmën e Zotit kam arrit të përfitoj nga mëshira e Tij. Dr. Honar’parvar me një energji dhe entuziazëm të veçantë, thotë: Këtë energji e kam fituar nga lidhja me Krijuesin, i cili gjithmonë më ka dhënë energji dhe dashuri për të shërbyer dhe punuar.

Iniciativa dhe vullneti janë fjalë që për një invalid kanë botëkuptim tjetër, njerëz që për nga këndvështrimet dhe problemet konsiderohen heronj të botës. Në këtë mes ekzistojnë shumë invalidë të cilët në fusha dhe sektorë të ndryshëm sociale dhe shkencorë kanë arritur suksese të jashtëzakonshme.

Dr. Azam Muradi është një tjetër shembull i femrave të suksesshme të Iranit. Në ditën botërore të invalidëve janë publikuar shumë vepra dhe libra mësimorë. Invalidët e suksesshëm bashkëkohor, është libër i shkruar nga dr. Azam Muradi. Kjo shkrimtare mban titullin e doktoratës në sociologji dhe është anëtare e kuadrit shkencor të universitetit dhe një prej femrave invalide shumë aktive të shoqërisë. Ajo për shkak të temperaturës së lartë vetëm disa ditë pas lindjes u përball me probleme fizike dhe u kthye në invalid. Mjekët dhe drejtuesit e shkollave, me idenë se ajo ka prapambetje mendore nuk pranuan që ajo të vazhdojë shkollën fillore. Prindërit e saj i krijuan kushtet që mësimet t’i merrte në shtëpi. Ajo filloren dhe të mesmen i përfundoi në shtëpi me mësues privat dhe diplomat i ka marrë vetëm duke dhënë provime. Pasi u pranua në konkursin për universitet ndoqi degën e sociologjisë në universitetin e Esfahanit. Një gazetë për atë shkruan: “ Vajza që nuk ka shkuar kurrë në shkollë, është pranuar në universitet”.

Muradi megjithë kushtet e veçanta që kishte, arriti suksese të konsiderueshme dhe i tregoi shoqërisë së të qenie invalid edhe pse krijon disa kufizime mirëpo kurrë nuk bëhet pengesë. Ajo sot ka shkruar disa libra dhe me dhjetëra artikuj shkencorë. Shumë prej këtyre artikujve shkencorë janë prezantuar në kongreset vendase dhe të huaja dhe ajo është cilësuar si një prej hulumtuesve shembullorë dhe gjeni provincial. Është për tu theksuar se nëna e kësaj femre të suksesshme, përveçse ka mbajtur familjen dhe fëmijën e saj ka vazhduar studimet dhe aktualisht ka marrë diplomë universitare. Znj. Muradi thotë: Në kohën kur ajo shkonte në shkollë, ajo nuk mund të kujdesej për mua si më parë dhe pasi përfundova studimet unë qëndrova në shtëpia dhe nëna shkoi për të vazhduar studimet. Kjo më bëri të isha më e pavarur.

Znj. Muradi është shembull i femrës iraniane ku situata e tyre në shoqëri ndahet në spektrin e familjes dhe shoqërisë. Nga këndvështrimi i çështjeve të gruas nga pikëpamja e fesë islame, ajo është bërë shkak për ngritjen e kapacitetit të femrës dhe progresit të shoqërisë. Islami për femrën ka caktuar një pozitë të lartë njerëzore. Femra ka dinjitet dhe është themeli i familjes dhe shoqërisë. Prania e femrës në aktivitete të ndryshme sociale nuk bëhet pengesë për formimin e familjes dhe forcimin e themeleve të saj. Pas fitores së Revolucionit Islamik, në Iran programet janë hartuar në atë mënyrë që të ngrihen lart dhuntitë dhe talentet dhe të ulet distanca mes potencialeve dhe kapaciteteve shkencore të femrave dhe meshkujve. Shumë nga problemet kulturore, sociale dhe ekonomike u zgjidhën duke u dhënë mundësi shfrytëzimi të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe shoqërisë.

Në realitet revolucioni i cili lindi dhe fitoi 40 vjet më parë si një revolucion islamik krijoi mundësi të reja progresi dhe suksesi për femrën dhe mashkullin. Fjala e këtij revolucioni ishte që çdo njeri si burrë apo grua të përcaktojë vetë fatin e tij. Si rezultat sot femra iraniane mes tyre edhe ato invalide është aktive dhe mjaft e suksesshme në sport, art, kulturë, shkencë, etj. Zahra Etezadul’sultanie është një piktore iraniane e cila është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Piktorëve në Gjermani. Ajo me artin dhe kapacitetin e saj ka habitur çdo vizitor.

Është fakt se këta njerëz për nga kapacitetit, talenti, dhuntia, puna dhe përpjekja nuk ndryshojnë me të tjerët dhe ashtu si njerëzit e tjerë duke përdorur dhuntinë dhe vullnetin e tyre kanë arritur suksese të konsiderueshme. Ata duke aktivizuar dhuntitë e veçanta të tyre, kanë arritur tu bëjnë ballë mangësive fizike dhe me vullnet dhe durim të jashtëzakonshëm, kanë përballuar problemet dhe kanë arritur suksesin e duhur.

Tags

Komente