May 12, 2020 09:44 CET
  • Femra iraniane (7)

Dr. Hakir al-Sadat, studente shembullore dhe doktoreshë e diplomuar në vitet 2013-2014 në degën e nano-bioteknologjisë në universitetin e Amsterdamit. Ajo doktoratën e saj e ka përfunduar në sektorin e gjeno-terapisë, temë e cila është zgjedhur si më e mira në Evropë.

Në temën e femrave iraniane po flasim për femra të suksesshme që nuk kanë ardhur nga një botë tjerë por ashtu si ne janë njerëz të thjeshtë. I vetmi ndryshim i tyre me njerëzit e dobët dhe të dështuar është se ata janë përpjekur shumë dhe shkallët e suksesit i kanë ngjitur duke pasur besim tek vetvetja, me përpjekje dhe duke u mbështetur tek Zoti.

Prof. Hakir al-Sadat është një prej femrave gjeni të Iranit Islamik që përkundër bindjes së shumë njerëzve të qenit e martuar jo vetëm që nuk e ka ndaluar nga arritja e qëllimit por mbështetja e bashkëshortit dhe më pas e fëmijëve, asaj i dha më shumë forcë që përkrah punëve dhe përgjegjësive në shtëpi të vazhdojë studimet dhe të kthehet në një prej gjenive në degën e nano-teknologjisë. Ajo ka prezantuar dy produkte novatore në fushën e nano-teknologjisë në festivalin e 4-ët botërore Guhardasht dhe është zgjedhur si novatorja më e mirë e këtij festivali.

Ajo kishte shkuar tek një grup studentësh. Ajo fliste me zërin e saj të ëmbël dhe të sinqertë, pa marrë parasysh nivelin e lartë shkecnor dhe arsimor, pa u mburrur apspak vetëm në rastin e veshjes së saj islame për të cilën krenohej në masë të madhe dhe thoshte se ishte shumë e gëzuar që kudo që ndodhej vishej me hixhabin islam. Ajo hixhabin e konsideron mjet respekti dhe qetësie.

Ajo është bashkëshortja e një invalidi liridashës. Për vite me radhë jetën studentore e ka përjetuar në një mënyrë të veçantë dhe ka arritur të fitojë shumë tituj dhe suksese shkencore mes të cilave doktoratë në profesionin e nano-mjekësisë në universitetin e Amsterdamit, doktoratë në degën e nano-mjekësisë në universitetin poli-shkencor të Teheranit, titullin studente shembullore në Iran, titullin profesore shembullore, etj. Gjithashtu ajo ka shkruar disa artikujt në nivel vendas dhe ndërkombëtar që janë rezultat i përpjekjeve të pandalura. Hakir al-Sadat thotë: Njëkohësisht kur përfundova shkollën e lartë mbeta shtatzënë dhe për këtë arsye e lash shkollën për disa vjet, derisa fëmija të rritej. Pas disa vitesh shkova përsëri në universitet dhe kësaj here ndoqa njëkohësisht dy degë universitare atë të fiziologjisë dhe bio-kimisë. Duke qenë se këto degë i përfundova me notën mesatare 18 nga 20, u zgjodha ndër mesin e studentëve me talent të jashtëzakonshëm dhe vazhdova doktoratën.

Kur e pyetën se në rrugën e saj, diskriminimet e kanë munduar shumë, Prof. Fatime Hakir al-Sadat tha; Diskriminimet kurrë nuk më kanë mundur dhe nuk më kanë penguar në rrugën time. Për mendimin tim kur në mes flitet për shkencë, mes mashkullit dhe femrës nuk ka asnjë ndryshim. Ashtu si femra e ka treguar veten e saj përgjatë historisë edhe gjatë periudhës së fitores së revolucionit islamik dhe pas saj, femra i ka treguar botës forcën dhe dhuntinë e saj. Ajo mbi eksperiencën e punës së saj thotë: Unë jam anëtare e kuadrit shkencor të universitetit Saduki të Jazadit, drejtoreshë e grupit nano, hulumtimeve dhe teknologjisë dhe themeluese e një kompanie novatore. Unë jam zgjedhur si novatorja më e mirë për vitin 2017 dhe novatorja më e suksesshme e universitetit të Teheranit për vitin 2015-2016. Përveç kësaj kam marr titullin gruaja shembullore e forcës vullnetare në vend për vitin 2011-2012. Sa i përket shpikjeve të mia, me ndihmën e Zotit kam arritur të shpik dy produkte novatore-komerciale, kam 10 patenta shpikjeje në vend, 1 patentë shpikjeje në Amerikë dhe 18 produkte novatore. Në arsim kam titull doktor për vitin 2012-2013, doktor në nano bio-teknologji në universitetin e Amsterdamit ku temën e kam mbrojtur në fushën e gjeno-terapisë, tema më e mirë e vitit në Evropë.

Njerëzit e suksesshëm gjithmonë janë në kërkim të dhuntive të reja. Dhunti që ndoshta nuk ndikojnë në pozitën aktuale të tyre të profesionit dhe ndoshta nuk do tu duhej që t’i zbulonin. Mirëpo këto dhunti i ndihmojnë këta njerëz që të avancojnë dhe përparojnë në aktivitete të tjera. Dr. Hakir al-Sadat për shkak të zgjatjes së kohës së saj të studimit, ka shkruar 34 artikuj në rang vendi, 5 artikuj të nivelit ISI, më shumë se 70 projekte vendase dhe ndërkombëtare dhe ka shkruar 2 libra. Kompania e teknologjisë novatore e njohur me inicialet NBTF, është një kompani që punon në fushën e bio-teknologjisë, nano bio-teknologjisë dhe prodhon nano-grimca dhe transportues nano të medikamenteve. Kjo kompani e ka nisur punën në vitin 2016 në fushën e komercionalizmit të nano bio-teknologjisë. Aktualisht kompania në fjalë është përqendruar në esencat e bimëve, hulumtimin e efekteve të tyre kurative dhe në medikamentet kundër kancerit. Znj. Hakir al-Sadat është drejtoresha ekzekutive e kësaj kompanie.

Këshilla e kësaj gjenie shkencore është që çdo njeri në jetën e tij shkencore dhe personale të ketë program të caktuar dhe të njohë përgjegjësinë që ka në shoqëri duke vepruar siç duhet. Ajo thotë: Në kushtet ku unë ndodhesha, duhej të bëja program për të gjithë jetën time. Edhe orari i lëvizjes sime ishte i caktuar dhe për këtë kisha kohë të lirë në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ishte në dispozicion të plotë për bashkëshortin dhe fëmijën tim. Hulumtimet i përfundoja në qendrën e kërkimeve dhe kur ndodhesha në shtëpi nuk flisja për studimet apo punën dhe të gjithë kohën ia përkushtoja fëmijëve dhe jetës në familje. Kur ata nuk ndodheshin në shtëpi apo ishin në gjumë vazhdoja punët e mija. Sigurisht nuk duhet harruar se kur nëna ime ishte gjatë ishte fuqia e zemrës dhe gjithmonë me mbështetjen e saj më ka dhënë fuqi. Sot edhe pse nuk është gjallë sa herë që e shikoj apo shkoj ta vizitoj, kthehem plot fuqi dhe energji. Dr. Hakir al-Sadat në ambientin e Revolucionit Islamik me një vullnet të hekurt ka vazhduar rrugën e saj me krenari, përpjekje dhe dinjitet, gjë e cila i ka dhënë asaj qetësi dhe sukses. Lideri suprem duke vlerësuar këto përpjekje dhe kapacitete ka thënë: Edukimi i gjithë këtyre njerëzve të mëdhenj, të lartë dhe intelektualë, është një prej fryteve më krenare të Shtetit Islam. Kur ne sot shohim se emrat e femrave tona janë shkruar mbi librat shkencorë, hulumtues, historik, letrarë, politikë, artistik etj, libra që janë shkruar nga dora e vetë atyre, atëherë ndihemi shumë krenarë.

Tags

Komente